Inter-Milan, notat e lojtarëve: De Vrij perfekt, Ibrahimovic një “bishë”

10 Shkurt 2020, 09:47Sport TEMA

Një Inter që mbshtetet te De Vrij dhe Barella, por mbi të gjitha, Lukaku është një lider. Te Milani, Ibrahimovic nuk ishte i mjaftueshëm për të mbyllur me sukses derbin, ndërsa Romagnoli me shokët e tjerë kuqezinj ishin në hije. Ja vlerësimet e medias italiane për pikat referuese në derbin Inter-Milan 4-2:

DE VRIJ 7.5 – Loja e tij ishte praktikisht e përsosur. Në një mbrëmje të vetme bëri gjithçka. Pa shkëlqimin e dy shokëve të repartit, holandezi në pjesën e parë është i vetmi që vendosi pak rregull në prapavijën zikaltër, sidomos në disa situata delikate. Në pjesën e dytë, pastaj, rritet bashkë me skuadrën, duke “hequr zinxhirët” dhe shënuar golin për 3-2, me një goditje kampioni.

IBRAHIMOVIC 7 – Është vlera e shtuar e një ekipi, që nuk do të kishte identitet pa të. Ai “fluturon në qiell” për të asituar Rebic në golin e parë, pastaj shënon vetë nën “Curva Nord”. I paarritshëm, edhe pse 38 vjeç.

BARELLA 7.5 – Në pjesën e parë, si shokët e tij të skuadrës, ai lufton, pavarësisht se është një nga të paktët që nuk duhet të kritikohet. Në pjesën e dytë ishte kudo, kurrë nuk ndalej. Ai është një skuter, gjithmonë në veprim. Edhe në minutat e fundit është vendimtar, me një seri inkursionesh nga e majta.

ROMAGNOLI 5 – Qartësisht nuk ishte mbrëmja e tij. Lukaku e “shkel”, mbetet pas tij disa metra, në përpjekje për ta ndjekur. Dalëngadalë ai duket se ngrihet, por më pas shkon në “ferr” me gjithë ekipin (në pjesën e dytë), duke humbur edhe mbulimin e De Vrij në rastin e golit për 3-2.

LUKAKU 7 – Ai është drejtuesi i ekipit zikaltër. Edhe kur gjërat shkojnë keq, belgu kërkon topin, e përkëdhel atë, e mbron, e ruan. Romelu nuk e shuan urinë e tij për gola, edhe gjatë kohës shtesë.

CALHANOGLU 6 – Në pjesën e parë eleminoi furnizimn me topa të zikaltërve, duke ia dalë të jetë i rrezikshëm edhe në zonën e golit. Turku tronditi shtyllën e portës kundërshtare pas disa minutash lojë. Në pjesën e dytë, Milani ra bashkë me të.

Ja dhe vlerësimi me nota i krejt lojtarëve të derbit:

INTER (3-5-2): Padelli 4.5; Godin 5, De Vrij 7.5, Skriniar 5; Candreva 6 (80′ Moses 6.5), Barella 7.5, Brozovic 7, Vecino 7, Young 6 (95′ Biraghi); Lukaku 7, Sanchez 6 (71′ Eriksen 6.5)
MILAN (4-2-3-1): Donnarumma 6; Conti 5, Kjaer 4.5, Romagnoli 5, Hernandez 6; Kessié 5.5 (81′ Paqueta), Bennacer 6; Castillejo 5.5 (80′ Leao), Calhanoglu 6, Rebic 6 (84′ Bonaventura); Ibrahimovic 7

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje