Thiago Silva dhe Zlatan Ibrahimovic ishin padyshim dy ndër lojtarët kryesorë të triumfit të fundit të Milanit në Serie A.
Dyshja u largua tetë vite më parë drejt PSG-së dhe historia e Milanit të viteve të fundit dihet tashmë.
Zlatan Ibrahimovic është rikthyer në “San Siro”, ndërsa së fundmi po qarkullon në media edhe lajmi i bujshëm që së bashku me suedezin të bashkohet edhe Thiago Silva.
35-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me PSG-në dhe nuk do të rinovojë.
Lidhur me zërat për rikthimin te Milan reagoi edhe agjenti i mbrojtësit, i cili u duk i qartë në fjalët e tij:
“Thiago ka një dashuri të madhe për Milanin.
Akoma nuk kemi vendosur për të ardhmen, por gjithçka është e mundur”, përfundoi Paulo Tonietto.