Disa nga bashkitë e vendit janë pa kryetarë pas shkarkimit për sa i takon shkeljeve të zbuluara prej tyre në ligjin e dekriminalizimit.
Por se kur do plotësohen këto vakanca, mazhoranca thotë se e ka në dorë kreu i shtetit dhe kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla i bëri thirrje sot presidentit Ilir Meta të zgjohet nga gjumi.
Balla: Presidenti ka qenë dhe mbetet në moszbatim të detyrave kushtetuese që ka.
Zoti president është vënë në dijeni nga institucionet përkatës për vakancën e krijuar, është presidenti që duhet të zgjohet dhe të respektojë kushtetutën.
Po për kryetarin e PS në Shkodër?
Kemi marrë një sërë kandidaturash, shumë reputative dhe intelektuale që të përfaqësojnë popullun e Shkodrës.
Jemi duke diskutuar, shumë shpejt do kemi një drejtues të PS që të përmbushë pritshmëritë e strukturës.