Nga Enver Robelli
Pritja që kryeministri i Shqipërisë i bëri kryeministrit të Kosovës ishte e acartë. Një atmosferë siberiane në qendër të Tiranës. Kjo vërehej në çdo gjest, në pothuaj çdo fjalë, në çdo veprim të Edi Ramës.
“Ti je i ri në këto punë”, “ti nuk e di se pa Mini-Schengen nuk ka Makro-Schengen shqiptar”, “më shumë kanë kinezët të drejta në Kosovë se shqiptarët e Shqipërisë”.
Këto ishin, pak a shumë, fjalët e kryeministrit shqiptar drejtuar kolegut të tij nga Kosova. Ajo fjalia e Ramës me kinezët ishte së paku argëtuese, por larg të së vërtetës. Së fundi një shtetas kinez ka kërkuar azil në Kosovë, ndërsa nga Shqipëria, aq sa dihet, askush nuk ka kërkuar azil në Kosovë. Pra, muhabeti mund të mbahet edhe në nivel humori ngacmues.
Pritja e akullt e Albin Kurtit në Tiranë tregon hendekun që ekziston mes tij dhe Edi Ramës. Kryeministri shqiptar viteve të fundit me mendjelehtësi ia ka mbajtur anën një krahu politik në Kosovë. E ka përkrahur këtë krah edhe në aventurat e viteve të fundit për “zgjidhjen e çështjes së Kosovës”. Nuk është Edi Rama nismëtari i prishjes së kufijve të Kosovës, por ka pasur momente kur ai ka lënë përshtypjen se ka hipur në atë tren dhe kur e ka parë se në ç’drejtim po shkon, ka kërcyer nga treni. Ka të tillë që thonë se ende nuk ka kërcyer nga ky tren. Në Kosovë turmat e botës digjitale Ramës ia kanë vënë etiketën e “tradhtarit”. Kjo është mënyra më e lehtë për të mos u ballafaquar me pyetje të vështira lokale. Njëra ndër to është kjo: kush e zgjodhi në Kosovë këtë klasë politike që sundoi deri në fillim të shkurtit?
Nga ana tjetër, Albin Kurti duke e mbiçmuar rolin e tij, është sjellë sikur me ardhjen e tij në pushtet do ta nxjerrë në selamet jo vetëm Kosovën, por edhe Shqipërinë. Pas zgjedhjeve në Kosovë Kurti mrizin e tij të zanave e gjeti në studiot televizive të Tiranës. I rrethuar me analistë që janë kritikë të ashpër të Ramës, Kurti lejoi të përdoret si një “anti-Ramë” i ri, i cili vjen nga Prishtina dhe e nisë revolucionin për ndryshime të mëdha politike edhe në Tiranë. Kurtit i pëlqente ky rol i një Azem Bejte me kravatë dhe pa Shote Galicën, por realiteti i studiove televizive shpesh nuk përputhet me realitetin në terren. Kjo vlen edhe për Shqipërinë. Ndryshimet politike në Shqipëri mund të ndodhin kur njerëzit nga Kukësi në Sarandë të kenë vullnet për ndryshim.
Natyrisht që kushdo që ka besuar se Kurti do t’ia rrezikojë pushtetin edhe Edi Ramës, duhet të jetë injorant dhe iluzionist i madh. Shqipëria nuk mund ta huazojë opozitën apo ndonjë lider inspirues në Kosovë – dhe anasjelltas. Megjithatë, ka pasur momente kur Edi Rama (dëshironte të) besonte se rreziku i kanoset nga Kosova, më konkretisht nga Vetëvendosja. Për shembull kur në fund të vitit 2018 në Shqipëri nisën protestat e mëdha studentore. Rama gabimisht (e ndoshta edhe qëllimisht) besonte se pas protestave qëndronte Vetëvendosje. Mund të ketë pasur në mesin e studentëve ndonjë simpatizant nga Kosova, por arsyet e demonstratave studentore gjendeshin brenda kufijve të Shqipërisë. Nuk kishte dorë “armiku i jashtëm” në këto protesta.
Rama dhe Kurti janë politikanë tepër të dashuruar në opinionet e tyre. Në shumë shkrime që në fillim të viteve 90-të Rama ka treguar se është gjuhëbrisk. Kurti ka një retorikë që në veshët e masave popullore tingëllon joshëse. Mesazhi i tij në Tiranë ishte ky: “Unë erdha të bëjë Makro-Schengenin shqiptar, por Rama po më thotë se ky s’bëhet dot pa Mini-Schengenin me vendet e rajonit”. Rama reagoi me nervozizëm, duke e reduktuar Kurtin në një kalama që ende duhet të mësojë se si ecin punët e mëdha të shtetit. Edi Rama ndihet i keqkuptuar në Kosovë dhe sedërfyer. Por shkathtësi do të ishte ta tejkalonte sedrën dhe të ishte më i hapur ndaj kritikave. Në ambientin e dalldisur shqiptar, ku ose të shpallin tradhtar ose patriot, kjo shpesh është e vështirë, por një politikan e tregon zotësinë e tij kur nuk merret me grindjet e lagjes.
Sa i përket Mini-Schengenit: Kosova nuk ka pasur qasje serioze ndaj kësaj nisme. Para një dekade presidenti i atëhershëm fliste për një Schengen ballkanik dhe kishte organizuar edhe një samit nën hijen e pishave të Brezovicës për të diskutuar këtë temë me kryetarët e shteteve fqinje (me përjashtim të Serbisë). Mandej Kosova hyri në qorrsokakun e “marrëveshjeve historike” me Serbinë. Rezultati i këtyre marrëveshjeve është ky: çdo kosovar që niset me veturë për të shkuar në Serbi, me vete duhet të ketë një kaçavidë për të çmontuar targat në kufi (nën ndikimin e gjermanishtes në Kosovë kaçavidës i thonë: sh(t)rafciger, nga Schraubenzieher).
Kur nisma e fundit për Mini-Schengen mori formë më konkrete me takimin e Novi Sadit, Shqipëria nuk do të duhej të merrte pjesë pa Kosovën. Serbia nuk do të pranonte që kryeministri i atëhershëm i Kosovës apo presidenti të shkonin në Novi Sad – kundër të dyve Serbia ka shpallur fletarrest për shkak të rolit të tyre në luftën e viteve 1998/99. Përse nuk insistoi Tirana që takimi i parë të mbahet në Ohër? Ose, fundja, në një shtet të Bashkimit Europian si Bullgaria? Acarimi i raporteve mes Prishtinës dhe Tiranës do të mund të evitohej po të mos i frynin zjarrit të dy palët.
Nga Tirana ka zëra që thonë se nga Prishtina ka pasur sinjale se së paku ministri i atëhershëm i Jashtëm do të merrte pjesë në takimin e Ohrit. Kur kjo nuk ndodhi, Edi Rama kaloi në modusin e idhnakut, që me gjuhë të papërmbajtshme nisi të kacafytej verbalisht me pothuaj të gjithë në Kosovë, e më së shumti me Ramush Haradinajn pas akuzave të këtij të fundit se Edi Rama për disa miliardë euro a dollarë deshi t’ia shesë Serbisë gjysmën e Kosovës. Situata është pak më e ndërlikuar dhe nuk mund të reduktohet në shitblerje, siç pretendon Haradinaj. Hapja e debatit për prekjen e kufijve të Kosovës është pasojë e paaftësisë kolosale të klasës politike të Kosovës. Cila ka qenë strategjia e Prishtinës pasi Gjykata Ndërkombëtare i dha legjitimitet shtesë pavarësisë së Kosovës? Është biseduar me Serbinë për rregullimin e brendshëm të Kosovës! Këto negociata e pollën asociacionin e komunave serbe brenda Kosovës, një lloj “republike serbe”.
Gati një dekadë Kosova i lëshon pe Serbisë në shumë çështje dhe shpreson se një ditë do të vijë shpërblimi i madh nga Brukseli. E Brukseli, përmes një diplomateje të paaftë italiane me simpati për Rusinë, një ditë thotë: “Hashim dhe Aleksandër, zgjidheni ju vetë problemin, mund të takoheni edhe nëpër përfaqësi të BE-së në Europë dhe të diskutoni të lirë edhe për punën e kufijve”.
Në debatin për Mini-Schengen, të cilin Edi Rama bëhet sikur e ka shumë për zemër, ka një përhapje të miteve. Kur Edi Rama tha se qytetarët e Kosovës tani në Shqipëri mund të kërkojnë punë pa procedura burokratike, ndërsa shqiptarët e Shqipërisë në Kosovë janë të barabartë me kinezët – kjo deklaratë e tij ka nevojë për një shpjegim. Nuk është se Shqipëria po bën ndonjë ligj të veçantë për shqiptarët e Kosovës që ata të gjejnë më lehtë punë në Durrës apo në Tiranë. Ligji po bëhet për të gjithë, përfshirë serbët, malazezët, maqedonasit. Pastaj vetë nocioni Mini-Schengen është mashtrim. Schengeni si koncept përfshinë lëvizjen e lirë, jo hapjen e tregut të punës.
Ideja e Mini-Schengenit ballkanik përmban brenda vetes “katër liri”, siç ekzistojnë në BE: lirinë e qarkullimit të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe personave. Më korrekte do të ishte të flitej për një përpjekje për krijimin e një “Mini-BE-je ballkanike”. Thuhet se kjo parashihet edhe nga Procesi i Berlinit. Por, çka është Procesi i Berlinit? Një sheqerkë që u hidhet ballkanasve për të mos folur për hyrjen në BE. Në ministrinë e Jashtme të Gjermanisë vokabulari është përshtatur: nuk flitet për “anëtarësim në BE” të vendeve të Ballkanit, por për një “proces afrimi”. Dallimi është i madh.
Në Schengen është edhe Zvicra, por Zvicra për hapjen e tregut të punës nuk negocionin me ndonjë instancë të Schengenit, por me Bashkimin Europian. Kush hyn në BE, e dorëzon një pjesë të sovranitetit në Bruksel. Ku do të dorëzohet ky sovranitet në rastin e një “Mini-BE-je ballkanike”? Debati për të ashtuquajturin Mini-Schengen është një shtirje e udhëheqësve politikë në Beograd, Tiranë e Shkup për të dukur bashkëpunues para BE-së. Nëse nxjerr si përfitim hapjen e negociatave për hyrje në BE, kjo shtirje mund t’i falet edhe Edi Ramës, por ai nuk ka nevojë ta mitizojë dhe fetishizojë “Mini-BE-në ballkanike”.
Në një gjë Edi Rama, megjithatë, ka të drejtë: gjithnjë varet se kush i thotë gjërat. Kur ambasadori amerikan në Berlin pa asnjë paralajmërim shfaqet në opinion dhe u thotë serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës: “Urime linja ajrore mes Beogradit dhe Prishtinës”, në kryeqytetin e Kosovës edhe Ramush Haradinajt i skuqen duart duke duartrokitur, pëfshirë këtu edhe segmente të shoqërisë civile që nguten për t’u dukur sa më “proamerikanë”. Mund të merret me mend se Edi Rama do shpallej kryetradhtar e poliagjent po të thoshte para një viti apo gjashtë muajsh këtë që tha ambasadori amerikan në Berlin.
Për t’u kthyer te kinezët e Edi Ramës që gjoja në Kosovë paskëshin më shumë të drejta se dikush nga Saranda apo Durrësi që vjen në Drenas apo Gjilan: ekonomistë në Kosovë thonë se Shqipëria është ndër vendet me më së shumti pengesa për prodhimet nga Kosova. Hapja e tregut të punës nuk duhet të mitizohet – këtu shqiptarët janë një: si në Kosovë si në Shqipëri nuk ka shumë vende të lira të punës. Kjo është arsyeja që njerëzit po ikin në Gjermani e gjetiu. Por më lehtë është të flitet për hapje të tregut të punës se sa për ikjen e njerzëve që nuk gjejnë vende të punës.
Pas takimit të sotëm mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit u tha se në fund të marsit do të mbahet një mbledhje e dy qeverive në Shkodër. U tha po ashtu se do të krijohet një komision ndërshtetëror për zbatimin e 77 marrëveshjeve mes dy vendeve. Këtu qëndron krejt problemi mes Kosovës dhe Shqipërisë: ju mund të miratoni edhe marrëveshjet më fantastike, por duhet të keni administratë që e zbaton dhe që heq pengesat. Për këtë duhet edhe vullnet politik. Nganjëherë gjërat mund të tejkalohen mbase veç me humor. Është dëgjuar shpesh Albin Kurti duke thënë se Shqipëria do të duhej të ishte e Kastriotit dhe jo e Kastratit (duke aluduar në një biznesmen të Tiranës). Rastësi apo jo: më 13 shkurt në hotelin e këtij biznesmeni në Tiranë Kosova do të organizojë pritjen me rastin e 12-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Një rast i mirë që bijtë e shqipes nga Mitrovica në Sarandë të diskutojnë mbi privilegjet e kinezëve në Kosovë.
Rama Berisha Meta jane bastarde te greko-sllaveve.Albin Kurtin e duam kryeminister ne Shqiperi.
Shko ne kosove dhe votoje shoku je i lire
Lexo kete artikull ose mos e lexo fare se njerezit e ditur e dine te verteten! Acari eshte ne mentalitetin e Albinit ne ate kosovar! Popull me mentalitet dhe i nenshtruar per qindra vjet! Ne Kosove te gjithe i urrejne serbet por ju sherbejne me zell dhe frike! Kane frike nga shqau qe eshte europian si Rama edhe ky i krishtere!
Edi rama por jo vetem: fatosi, saliu, basha jan produkt i votes se tipit si ty. Qe shesin cdo gje kombetare per bythen e vet. Dmth nga votuesit Esat toptanian. Shqipereia ja pa hajrin austrohungaris qe e beri shtet se kjo e fundit nuk donte qe serbia te ket dalje ne det.
Se sot do ishte gjithandej greqie e serbie mbase dhe vlora port italian. Edhe pse vlora do ishte me fat se te pakten italiani do kujdesej qe gjuha shqipe te mos zhdukej.
Ky eshte realitieti vellezer e motra te shqiperise!
Nga dobesia e shtetit shqiptar dhe pushtetaret e shkerdhyer, te pa cipe, injorant vuajm dhe ne ne kosove
O Lani merre po deshe te te drejtoje shtepine tende se mund te jesh i pazoti ose i pa afte. Sa per ne mos u bej merak se e kemi kryeministrin dhe e zgjedhim vete
Ka kerkuar azil Babalja.
Ta kemi falur Albinin. Jepi çfare te duash. Por vetem ne Kosove se ktej jemi vete ne. Ta shohim nje here sa i zoti do jete ta beje punen e Kryeministrit ne Kosove, se mesa po duket shpejt do pendoheni me te.
Shko more bastad pirdhu megjithe ate mut Kurtin tend.Na e dashke kryeminister te shqiperise, kur ai nuk eshte i afte as te ruaj as dhit e tija ne Kosove.
@Lani ti kelysh kurve i berishes apo kosovokar cfar je….Albin kurti nuk ka shanc te jete kryeminister i shqiperise se i shkerdhehet nena me kallam. Turku islamik i kosoves albin kurti eshte nje cope mut i qelbur e nuk di as shkrim e as kendim.
AMA
EDI RAMA GJENERALI I SHQIPERISE PERJETE:
Problemet në Kosovë i zgjidh për një minutë Donald Tramp. Ai mund të caktonte një datë, e cila të shërbente për dy gjëra: e para, kjo datë të ishte për heqjen e plotë dhe pa asnjë kusht të taksës të vënë Sërbisë, dhe e dyta: nëse Kosova bënë lojra zbavitëse dhe nuk e zbaton kushtin e vënë, atëhere kjo datë të shërbente po ashtu, si dita kur Nato tërheq trupat e saj nga Kosova.
Mendoj se kjo është e vetmja mënyrë që do ti sillte klasës politike Kosovare mëndjen në vënd. Vetëm përballë një siuate të tilla ata mund të kuptojnë se në çfarë gremine po e çojnë vëndin e tyre. Kosovarët duhet ta kuptonë, se kërcënimet i kanë hije një vëndi si Amerika dhe janë vërtetë qesharake dhe turpëruesë kur vijnë nga një vënd si Kosova.
Rama ik. Mbaroj dhe “zgjuarsia” jote.
Je vegel e keqe e te gjithve, pervec shqiptarve.
Nuk ka ku te ike se populli ate do. Te pelqen ty apo komandove te Babales, ne Ramen do votojme prape deri sa te dale nje me i mire se Rama. Deri atehere ti shko ruaj lopet…
RAMA KONSIDEROHET NE KOSOVE SI ( TRADHETAR ) PO KU DI KOSOVARI CFARE ESHTE FJALA TRADHETAR KOSOVARET E KANE TRADHETIN NE GJAK NE VENA LINDIN TRADHETAR .
KE KA TRADHETUAR RAMA ?
RAMA DO NDANTE KOSOVEN THONE MESJETARET E KOSOVES KUSH ESHTE RAMA QE NDAKA TERRITORE O POPULL IDIOT I PA ZHVILLUAR
POPULL KAQ I PA ZHVILLUAR SA I GENJENE RAMBUSHI SA TURPE
RAMA NUK E KA NDRYSHUAR FLAMURIN KUQ E ZI ME ATE LARA LARA RAMA NUK KA GENJYERE ELEKTORATIN PER BASHKIM .
RAMA NUK KA FJETUR TE MILLOSHEVICI SI RUGOVA
RAMA S KA NIVELIN E RAMBUSH GOMARIT .
RAMA ESHTE NJERI ME VIZION DHE KY BIBINI KOSOVES DO TA MESOJE KUSH ESHTE RAMA DHE PATRIOTIZMIT I RAMES KY ISHTE FILLIMI .
NE KOSIVE PIHET CAJ DHE BEHESH PATRIOT PO NE SHQIPERI DUHET TE DERDHESH GJAK PER TE QENE PATRIOT .
SHQIPERIN NUK E KA CLIRUAR NATO
SHQIPERIA KA DERDHUR GJAK SHQIPERIA NUK ESHTE KOSOVE MULTI ETNIKE NDAJE KUJDES ME SHQIPTARET SE NUK TE FALIN PO E KALOVE KUFIRIN .
Po sa urejtje qe paske ndytesire ndaj gjysmes se popullates,flete per Rames si te ishte shpetimtar i kombit,per nje njeri qe e katandisi si eshte me keq nje shtet nga i cili do te iknin te gjithe.Ti moj ndytesire me nje urejtje patologjike qe mund te jesh klysh serbi qe merr guximin pa fije turpi te ofendosh nje popull.Rama qenka njeri me vizion apo i ngatron me halucinacionet nga ndikimi i droges,njeri qe genjen popullin me te arriturat qe nuk shihen askund,njeriu qe rinise ja humbi shpresat per nje te ardhme.
Shoku serbet jane ne kosove po ngateron vendin ku jetojne serbet boshnjaket goranet ashkalinjte turqit romet malazezet cfare ka komentuar zoteria qe nuk te pelqen ty jane te verteta nese zoteria genjen kundershtoje me fakte .
Nuk fjete veremliu te milloshi
Nuk keni nderuar flamur
Nuk keni pasur kryeminister gomar
Nuk ju ka genjyer albini .
Si ka mundesi ky albini vjen takon ramen i pa fytyre ky qe u bashkua me berrishen per te larguar ramen .
Kush lider nga shqiperia ka ardhur ne kosove per te rrezuar nga pushteti te zgjedhurin .
ky palaco albine i harroje cfare tha per genti cakaj
Dhe mos u shqehetso shume per largimin e shqiptarve se shqiptaret jane larguar historikisht ne emigrim per drogen ku e di ti apo punone me ramen ne nje zyre palaco kosove femije i bubuzhel beratit .rama eshte visioner eshte europiene rama eshte krenaria e 1 milione votuesve
Shoku Enver: -Nuk u tha se kinezët kanë më shumë të drejta në Kosovë, por shqiptarët marrin leje pune njëlloj si kinezët. Kurse shqiptarët nga Kosova apo Presheva, Maqedonia apo Mali i Zi nuk kanë nevojë për leje pune. Kjo është vendosur kohët e fundit.
-Azil politik në Kosovë ka kërkuar “Babalja”. Pastaj, me përkrahjen e Ramushit për llogari të Metës apo Berishës, “Babalja” u transportua në një vend europian, ku sërish kërkoi azil politik. U ndihmua një i dyshuar dhe pastaj i dënuar nga drejtësia në Shqipëri.
-Shqipëria e ndihmon Kosovën në aspektin politik dhe më tej, pavarësisht se kush është kryeministër. Pse ti si gazetar, për hir të analizave politike, nuk merresh me bashkimin e shqiptarëve, por i fryn përçarjes politike, që buron nga përplasjet në Shqipëri apo Kosovë???!!!
Ke plotesisht te drejte.
Edhe pse kam simpati per Albinin ky u paraqit tamam gomar qe i vjen n vizite Rames duke e ditur opinionin e tij proserb.
Rama edhe me heret na tregoi vendin,e pate si e priti Vucicin dhe si e priti sot Albinin.
Perfundimisht ne i kemi rruget tona,jemi dy shtete dhe si rrjedhin gjerat do jemi si Maqedonia me Bullgarine.
Kemi skarikfikuar shume per 100 vjet,prandaj ne si kosovare te trasojme rrugen tone te pavarur si nje shtet me raporte te aferta me Shqiperine si dhe me shtetet tjera fqinje.
Ty zoteri ste kuptova kur ju derdhet gjak per Shqiperi? Me sa e di nga historia ne vitin 1913 e keni kete shtet te falur se u fut serbi per 5 dite ne Durres dhe prap me 1914 i bet konak me esat pashen,e shpetuat,per tu kther prap qe te na maskaroje ne Kosove.
Hajt shnet !
Robell; leri thashethemet e miletit dhe meru me punet e rendesishme te shtetit. Albini neser eshte ne Prishtine dhe duhet te mare vendimin per taksen. Do ta mbaje taksen qe ju ta quani patriot apo do ta heqi per tu bere tradhetar?
Perle!!!
Bravo, Robelli…… Ke harruar vetem ti tregoje Shqiptareve se ne kete bote dhe ate tjetren nuk ka burre Shqipje me ba pa dijenine dhe aprovimin Amerikan.
I dashur Robell,ne pergjithesi I lexoj dhe I pelqej shkrimet tuaja,por Albini ka gabuar rende ne lidhje me Edi Ramen dhe qeverine e Shqiperise.Albini para nje viti vajti ne Tirane per te nxitur dhune kunder qeverise,per kete u takua dhe me Sali Berishen,ne ju kujtohet permendi dhe pranveren shqiptare(anallogji me pranveren arabe).Shkurt dhe thjesht donte permbysjen e pushtetit ne Tirane,keshtu mos u cudit me atmosferen ne Tirane.
Si gjithmone I neveritshem Rrobell!
Albini puna e pare qe duhet te bente para se te takohej me Ramen ishte te kerkonte falje publike per poshtersine qe beri para nje viti,ku ne bashkepunim me Saliun(kujtoni takimin e tij me kriminelin e Vicidolit) kerkoj rrezimin e qeverise.Mbas kesaj ti Robell kerkon atmosfere ndryshe.
Nuk ka pasur,nuk ka dhe nuk do te kete ndonjehere acar nga Tirana zyrtare ne raport me Kosoven.Me kete bujari shqiptarizmi eshte abuzuar ne menyre te pafalshme nga pala kosovare.
Por ka kohe qe Robelli e deshmon veten ,ne shkrimet e tij,
si nje koqevar ekzemplar.Aferim Robell,qe e ben kete hajgare,pa t’a kerkuar.
Analize e sakte……….. Per here te pare nga Robelli, bile nuk e kuptoj, teper realist per mendimin tim…
Edhe per mua eshte i sakte kesaj rradhe.. Bravo.
Pirdh ore robell se shfryhesh.
Robell e ke bere lesh me genjeshtra. Qe nga fillimi .Takimi ishte tek pallati i brigadave dhe jo ne qender te Tiranes. Pritja s’ishte e akullt. U zbatua protokoll shteteror me ndere si per nje kryetar shteti. Nuk e di si e imagjinon Robelli nje pritje te ngrohte po me siguri ka probleme me identifikimin e temperatures. Gjithcka mund ti thuhet Rames pervcse qe eshte mendjelehte …pas dy tre frazash ndalova leximin. Nuk di kush je Enver Robelli po me siguri nuk je gazetar dhe as idhtar i te vertetes.
Patriotet primitiv kosovar dhe delirantet me hu ne by… si Albini po I bejne deme te madh Kosoves,do ju vijne ment po nuk do I hane as qent.Vazhdoni frymezohuni nga Sali Krimineli dhe Ilir hajduti,po dijeni se po gaboni rende.
KUSH I PJERDH SHQIPERINE DHE KOSOVEN TER JETEN ME BREKE NEPER KEMBE DO RRIN KETA HAN MUT KOT KURR SKAN PER TE BER HAJER
Robelli,ne disa pika le te drejte.Por Kurti, ne dukje politikan majtist,erdhi ne Tirane disa here ne takime dhe bisedime me anarkofashistet dhe djathtistet primitive.A e di Kurti cfare perfaqeson krimineli Berisha qe ka lyer duart me gjakun e mijra shqiptareve,me shkaterruesin e ekonomise dhe shtetit shqiptar…????A e di Kurti se cperfaqesojne A.Bushati,Lubonja,Fevziu,Shkullaku,Bejtja,Zheji ,Meco etj llumi i helmuar i medias ku vetem flitet shqip por cdo gje eshte antishqiptare..???E pra Robelli,nje njeri si Kurti qe pretendon nje fryme te re moderne te majte te paster nuk duhej te zhytej ne boten e qelbur te nje pjese te politikes dhe medias se Tiranes…Prandaj ka aq akull ne Tirane …
JO, une vazhdimisht i kam kritikuar shkrimet e ketij gazetari te quajtur Enver Robelli sepse brenda nuk kane sinqeritet dhe ndjenje gazetari, por hije te renda te mshefjes se mendimit hapur. Psh. Zoti Robelli thote plot gojen se Rama paska thene se nje shtetas kinez kerkon azil ne Kosove, ndersa nje shqiptar nuk kerkon dot! Dhe pastaj spjegon se nje kinez vetem ka kerkuar azil ne Kosove, ndersa nga Shqiperi s’ka kerkuar asnje shqiptar: vetem harron Robelli qe ne Kosove nuk kerkon azil nje shqiptar normal, por ata anormalet si Albert Veliu apo Babalja i famshem dhe qeveria e Kosoves me zotin Ram-ush dhe drejtesia kosovare jo vetem nuk e ekstradojne ne Shqiperi sipas kerkeses zyrtare shqiptare, por e mundesojne te ikij ne Belgjike qe Lulezim Basha dhe Sali Berisha u kishte dhene porosine. Albin Kurti eshte bashkehartues i Saliut, Lulezimit dhe Ilir Metes dhe ka shkel ligjet nderkombtare per nderhyrje ne punet e brendeshme te Shqiperise dhe sipas deklarimit te Ilir Metes qe nenkuptohej, nje grup kosovaresh do digjnin parlamentin shqiptar. Si mund ti buzeqeshe ketij njeriu Edi Rama?! Ai respekton vullnetin e popullit te Kosoves qe e ka mandatuar, por kurre nuk do pranoje si shqiptar e bashkepuntor te sinqerte kur ky ka bere kulisat. Prandaj zoti Robelli genjen kur thote se asnje shqiptar s’ka kerkuar azil ne Kosove. Pyetja tjeter e zotit Robelli eshte qe pse u be takimi pare ne Novi Sad dhe jo ne Oher apo edhe ne Bullgari?! Me erdhi dhe per te qeshur qe njeri, gazetar me pervoje ben pyetje te tilla qe te ja sjegoj une ketej nga jam nuk del koha se duhet te ishim balle per balle dhe ne prezence publiku qe te na vleresonte. Me kete Robelli me kujton takimet qe bente Idajet Beqiri dhe Teki Tartari ne Stamboll per bashkimin e trojeve shqiptare me komisionin e posaçeme se ne Shqiperi nuk i lejonte Sali Berisha. Si do shkonin ne Bullgari keta kur Bullgaria nuk ishte pjese e ketij procesi? Jo po te shkonin ne Japoni , do benin me mire se ajo eshte asnjanese! E kam thene dhe ne ndonje koment me pare/ Mendimi im eshte standart; ky i mbiquajtur mini apo mbishengen, pike se pari i sherben popujve dhe ekonomise se ketyre vendeve, por ka dhe nje rendesi te madhe se Kosova shtet , duke u firmosur gjithe ato dakortesi midis shteteve, eshte e njohur zyrtarisht nga Serbia dhe jo e thene me goje. Ky realitet do te zbuste kubdershtaret e mosenjohjes dhe do pranonte realitetin. Te tjerat jane interpretime keqdashes kudo qe behen. Mos u trembni ka pushtimi, vetem po te hyje bota e tere ne lufte. Leni trillet. Dhe ne perfundim theme se shkrimi kishte edhe nuanca realiteti te prekshem kesaj radhe nga Enver Robelli, si duket ka filluar te korigjohet.
Robell kur jane 2 njerit itakon te jete komandant,ne kete rast shefi eshte Rama post qe e ka fituar me pune sakrifica,guxim, qendrushmeri e zgjuarsi diplomatike,i cili arriti te thyeje akujt me Serbine,Kurtit nuk i lejohet megallomania,ckupton ai me makroshengenin shqiptar ? a e di Kurti qe nuk llogarit kush po nuk diti te luaje sipas valles se te medhenjve,ndersa sa per makroshengen e k ketu eshte po qe i zoti le ta realizoje,por ai nuk varet as nga Rama e aq me pak nga Kurti.
Të ndodhur në njē realitet të ri,pas viteve 90-të dhe sidomos pas ndërhyrjes amerikane mē 1999,shqiptarët vazhdojnē me kryeneçësi marrëzinë shumëshekullore të të qenit bajraktar nē bajrakun e vet.Ndonse koha punon për shqiptarët,ndonse situata politike nē botē dhe nē rajon janē nē favor tē shqiptarëve,pēr çudi,shqiptarët ngrenë grykat e hutave kudndër njeri-tjetrit.Ështē një plagē e vjetër kjo,që edhe para dy shekujve,kur rreth nesh,fqinjët,gjetën gjuhën e pērbashkēt dhe formuan shtetet e tyre.Serbia,Kroaci,Bullgaria,Bosnja dhe Greqia,kanē popullsi nga 5 deri në 10-11 milion banorē,aq sa janē shqiptarët tē ndarē në 5-6 shtetet fqinjë.Edhe territoret e tyre,me përjashtim të Greqisë shkojnë rreth 50-70 mijë km,afërsisht sa trojet qē banohen nga shqiptarët nē Ballkan.Kētu nuk bēhet fjalē për nacionalizēm të sēmurē,apo pēr ide të marra shoviniste,por pēr afrim,bashkēpunim,lidhje dhe bashkim tē njē populli tē ndarë për shkak tē marrēzive të tij ndër shekuj.Ky lloj bashkëpunimi,pavarësisht tē dëshirave të marra,tē ndonjë entuziasti,ështē bashkim brenda konventave,marrëveshjeve dhe ligjeve ndërkombētare,brenda statusit të kufizuar që gëzon shteti i Kosovēs.Jemi nē kushte ekstreme,ku ish Jugosllavisë,me ndërhyrje ushtarake,me bomba,me forcë,i janē marrē rreth 12 mijē km2 territore dhe është krijuar njē shtet i dytë shqiptar.As në imagjinatën më të çmendur nuk imagjēnohet ky shans për shqiptarët për të qenë bashkë.Kanë kaluar 20 vite që qeveritë shqiptare,rreken të afroheh,të gjejnē gjuhēn e bashkëpunimit mes vëllezërve,por,ja,dështojnë.Ka njē frymē mosbesimi të ndërsjelltë,një logjikē shqiptarësh,se po is fusim njëri-tjetrit,po na dikton mē i madhi,na e ka me hile i vogli,po na ngr kurthe,nuk na e ka me zemër,ne po humbim dhe ata po fitojnë,ata na venē kushte,ne kemi hapur dyert,e njēmijë e një arsye pēr t’u prishur dhe larguar dhe asnjē lēshim të dysnshēm pēr t’u afrar.Ne jemi dy shtete vēllezër,të vegjël,pa peshë në Ballkan duke qënë të ndarë,por po tē jemi bashkë,padyshimqë jemi potencialisht njē hapēsirë shqiptare e fortë që mund tē konkurrojmē ekonomikisht,politikisht dhe ndërkombtarisht.Pēr fat tē keq,jo vetēm politika xheloze dhe inatçore,por dhe biznesi,shoqëria civile,organizatat,sportidhe fusha të tjera të jetës sonē si njē komb janë larg mundësive qê ekzistojnē pēr bashkēpunim.Dhe çka është m absurde,mediat dhe disa gazetarë,në t dy anët e kufirit,poshtërsisht,të paguar,me njē dashakeqësi kriminale,me njē gjuhë acide,shajnë,shpallin armiq,nxijnë,krijojnē dhe shpifin teori konspiracioni,madje janē të gatshëm të shpallin dhe luftë mes shqiptarëve.Kjo marrēzi shumēshekullore,nxitet dhe frymëzohet nga politika,sherbëtorët e tyre në media,dhe shpērndahet te publiku,nē tē gjitha anët e kufirit si helm i pērditshëm.Dhe njerëzit shijojnē marrëzinë dhe gafat e politikēs,nē të gjitha anët e kufirit,luftēn mes vëllezërve.Deri kur shqiptarut do vuajnē nga sindromi i luftës mes njëri-tjetrit?Le tē presim dhe të shohim.Politika dhe politikanēt aktual kanē dhansin tē ngrihen mbi kēto marrëzi shekullore,të gjejnë gjuhën e zotit dhe të hyjnē nē histori si politikanēt që bënë realitet êndërrën e gjat të shqiptarëve,Bashkimin Kombētar.
As cerekun e respektit qe i bani Edi Rama nuk e meritonte ” 14 vjec dhandri” i Kosoves qe fatkeqsisht eshte edhe kryeminister.Sa për Robellin apo hellin vetem shqiptar nuk ashte.
Kinezet dhe Babalja.
Shko more bastad pirdhu megjithe ate mut Kurtin tend.Na e dashke kryeminister te shqiperise, kur ai nuk eshte i afte as te ruaj as dhit e tija ne Kosove.
undefined
Mallkim i madh per Shqiperine qenka ky njeri arrogant, qe vetem kryetar shteti i Shqiperise nuk duhej te ishte…
Me mire preferon te beje MiniSchengen me Serbine,sesa MakroSchengen ndershqiptar me Kosoven!!! ?
Ah moj Shqypni,
E mjera Shqypni,
Ti ke pas qen’ nje Zonje e rande…
Burrat e Dheut te thirrshin Nane!
Kjo vizit tegoi qartazi fytyren e vertet te Ram3es qe eshte tradhtar eshte kunder kosoves dhe shqiptareve kudo dhe eshte pjell e dhe trashegues i perpikt i Esat pashes.Faktet jane te sakta Fizionomia etij ,levizjet dhe sjelljet dhe vula e tyre per shengenin me vellain e tij Vuqiq kunder Kurtit.Pra ne fund mjer Shqiperia e shqiptaret kend kan kryeminister.