Në 12 Shtator, në Tiranë do të mbërrinte Fatmir Haklaj. Ai shoqërohej nga Shefi i Rendit Jaho Mulosmani, shefi i qarkullimit Ismet Haxhia dhe Naim Çangu.
Nga Tropoja, pjesë e eskortës së Fatmirit ishte edhe furgoni i Grupit të Gatshëm. Në Tiranë atë ditë kanë qenë edhe Halil Haklaj, dhe xhaxhai Elez Haklaj. Mendohet se ata kanë ardhur pikërisht me mjetet e eskortës së Fatmirit.
Gjatë ditës, Fatmiri u takua edhe me Izet Haxhinë, truprojën e kreut të opozitës Sali Berisha. Pikërisht, ky detaj do ti kushtonte shtrenjtë Haxhisë që do të akuzohej si bashkëpunëtor në atë që njihet si vrasja e shekullit.
Azem Hajdari ndodhej në Fier atë ditë ku zhvilloi një miting. Më pas, ai u ndal në Lushnje për disa takime dhe diku nga pasditja ka mbërritur në Tiranë. Gjatë kohës që ishte në Fier dhe Lushnje, ai ka marrë disa telefonata që i kërkonin të kthehej në Tiranë. Në mbrëmje, Hajdari shkon në zyrën e tij në selinë e Partisë Demokratike, në katin e dytë.
Rreth orës 21:00 aty afrohet një mjet tip Mercedez me targa të Vlorës. Pasagjerë ndodheshin Fatmir Haklaj, Naim Çangu dhe Jaho Mulosmani. Vetura kishte një fenelinë policie.
“Sië më ka treguar Fatmiri ata kanë pritur një mik për ta takuar, ne kemi plot miq në PD edhe sot e kësaj dite, në këtë kohë del Azem Hajdari”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve ne “Top Story”.
Në orën 21:13 minuta nga selia e PD-së del Azem Hajdari i cili merr drejtimin për tek mjeti ku ndodheshin Fatmir Haklaj, Jaho Mulosmani dhe Naim Çangu. Burime të ndryshme dhe dëshmitarë rrëfejnë se para se të dilte, ai kishte folur në telefon me dikë që i kishte kërkuar të dilte.
“Sali Berisha mund ta ketë nxjerrë në pritë Azemin, duke pasur parasysh takimin e Azemit me babain, mund ta ketë kërcënuar i ka thënë ke bërë marrëveshje me Haklajt, e mund ta ketë detyruar të dalë”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.
Ajo që është thënë nga dëshmitarë të ndryshëm është se dikush ka telefonuar në zyrën e Azemit për të njoftuar lidhur me një mjet të dyshimtë që qëndronte pranë selisë së Partisë Demokratike. Atë mbrëmje në selinë e demokratëve ndodhej edhe kryetari Sali Berisha, por nuk dihet nëse ai ka pasur informacion për mjetin e dyshimtë që lëvizte pranë selisë.
Nuk dihet as fakti se pse për të sqaruar këtë situatë, doli pikërisht Azem Hajdari. Në momentet kur po dilte nga selia, atij i bashkohen truprojat Zenel Neza dhe Besim Çerja që ndodheshin te një kafene aty pranë.
Një dëshmitar, do të deklaronte gjatë procesit se Azemi mbante në dorë një celular dhe dukej sikur sapo kishte mbyllur një telefonatë. Një tjetër person prezent, kishte pohuar se Azemi mbante në dorë një pistoletë me silenciator.
Në fakt, në vendngjarje, referuar dosjes zyrtare hetimore ishte gjetur edhe një pistoletë pranë viktimave. Prokuroria nuk e sqaroi kurrë nëse pistoleta i përkiste Azem Hajdarit, duke lënë të pazbardhur një moment që mund të tregonte shumë për dinamikën e ngjarjes.
“Fatmiri tregoi që Azemi doli me pistoletë, erdhi në drejtimin tonë dhe shoqëruesit e tij ishin me armë automatike dhe s’kishte rrugë tjetër, dhe Fatmiri është kacafyt me Jahon e Naimin, nuk donin ta linin të dilte nga makina”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.
Kur Hajdari i është afruar automjetit, ai ka shkëmbyer disa fjalë me Fatmirin i cili më pas e ka qëlluar me breshëri kallashnikovi. Plumbat i marrin jetën në vend truprojës Besim Çerës ndërkohë Hajdari ndërron jetë pas disa orësh në spital. I plagosur lehtë mbeti edhe Zenel Neza.
Plumbat që dolën nga kallashnikovi i Fatmir Haklajt, gabimisht i morën jetën edhe mikut të tij Naim Çangu. Sipas motrës së Haklajve, Aishe Haklaj, e cila jep gjithashtu një intervistë ekskluzive për Top Story-n, rrëfeu se vrasja e Naimit ndodhi pasi ky i fundit shkoi për ti bllokuar armën, në mënyrë që të ndalte plumbat mbi Hajdarin.
Por Fatmir Haklaj është trembur për një moment dhe ka kujtuar se pas tij po vinte truproja e Azem Hajdarit. Për këtë arsye, është kthyer pa vëmendje dhe ka qëlluar me breshëri mbi Naim Çangun.
Më pas, Fatmiri e ka tërhequr deri te makina Çangun e plagosur dhe e ka transportuar drejt spitalit, ku ndërroi jetë disa orë më vonë. Vdekja e Çangut ishte një barrë e rëndë për Fatmirin. Arma e tij i kishte marrë jetën një prej miqve më të afërt.
“Kur e kam pyetur për vrasjen e Azem Hajdarit, kur i thashë që more më qafë tjerët që kishte me vete, ai më është drejtuar, kur një njeri të sulmon për ta marrë jetën ëfarë do të bësh ti, do ti ngresh duart lart apo do ti thuash, këtu jam, vetëm bjeri këmbëzës, dhe koka e tij është varur, dhe ndoshta gjysëm ore se ka ngritur”, tregon Aishe Haklaj, motra e Haklaj-ve.
SHUME ZHURME E SHUME LODHJE PER TE GJETUR RRENJET E VRASESIT TE SEMUNDJES SHEKULLIT DHE SHUME HESHTJE DHE ASPAK PERPJEKJE PER TE GJETUR VRASESIT E MIJERA TE TJEREVE TE SHENDETSHEM NE VECANTI PER TERRORISTIN E VERTET TE TRAGJEDIS OTRANTOS, KUSH LIDER I
SHTETIT SHQIPETAR REKUMANDOI AUTORITETET ITALIANE TE GODITEJ E MBYTEJ ANIEJA ME KLANDESTINE. MOS ISHTE BACA SALI?
undefined
ndyrsire, i papare..ai me siper ka te drejte po ti do jesh kalama qe nuk kupton per cfare dejklaron komentuesi me siper.. o pleneturke
Perse… Perse njerezit e mire te ketij vendi duhet te meren gjithe jeten me… Keta personazhe?! Perse keta… Te gjithe, sali azem Naim Hasan hysen, nuk I zgjidhen me keto menyrat e Tyre, atje lart ku ishin te gjithe keta?! Ishin te gjithe nga andej lart, vendi I kreshnikeve, me mentalitet kreshnikesh, le te qendronin atje ku ishin, keshtu do te kishte qene edhe Tirana, edhe Shqiperia rehat. Hej mer ramiz mos gjetsh rehat atje ku je, na e bere Shqiperine… Ta braktisim prej ketyre… Bishave. Keta u pasuruan por nuk u qyteteruan… Bijte e ketyre me keq akoma…. Schifo
hjerzit e krimit line hasape me njeri tjetrin Nuk kuptoje pse i thone vrasja e shekullit Kush ishte Azemi ,,,,,,,,,te gjithe e dine Eshte e turpshe ta quash vrasja e shekullit njeriun qe donte te vriste pensionistat dhe trgtonte arme
Perralla me mbret. Haklajt u nisen per te vrare Azemin. E motra thote se ata vajten per te takuar nje mik ne PD. Hahah… gallate malokesh. Ka ne kaluar mbi 20 vjete deri tani dhe nuk ka dale akoma se kush eshte miku qe do takonin. Dicka e tille nuk ben sekret fare fare. U perdoren nga Berisha apo u mashtruan nga ndonje pale e trete per llogari te Berishes, apo thjesht ishte nje larje hesapesh hajde gjeja anen tani. Nje gje eshte e sigurt. Te duja palet gjeten fundin e botes ashtu sic edhe meritonin. Azemi nje kriminel dhe Haklajt kriminela me uniforme policie. Ky vend nuk behet!!!
Fiks fare!!
Kafshë….
Tani u sqarua plotesisht
– Haklajt paska dashur te vrasin sali berishen
– Babai i Haklajve me azemin paskan rene dakort qe azemi ti “ndihemonte” me berishen
-Per arsye qe nuk i kemi mesuar akoma,azemi nuk mbajti fjalen dhe doli ” te sqarohej por edhe te bente gangesterin”
-Perfundimi…..zoti nuk na deshi edhe kesaj radhe!
-Sala ne spital,ne baze te cfare i tha truproja i azemit paska mesuar se cfare i kanosej
-Vetem keshtu merr kuptim cdo gje qe na dukej ne disa caste sikur nuk lidheshin sakte gjerat
-Ujdia e haklajve me hajdarin? Ne vrasim salen…ti merr partine…ti na ndihemon…ne te ndihmojme
-Perse nuk u tha e verteta? Sepse sala fshihej pas atentateve te organizuara nga Hoxha…dhe si bir kurve qe eshte…e shfrytezoi edhe kete rast per te “miren” e tij
-Edhe nje here…Zoti nuk na deshi si popull…na la peshqesh salen
Te ndjekesh vijen logjike te rrefimeve te shotes Zylfie eshte nje sforcim shume i madhe. 1. deklaron se Fatmiri nuk kishte ardhur me paramendim per te vrare Azemin. 2. deklaron se Berisha e nxorri ne prite Azemin. Tani si mund te nxjerresh dike ne prite tek nje njerez qe nuk duan ta vrasin???!! etj etj
Do ma tregosh se ku e thote Zylfia qe berisha e nxorri azemin ne prite?
-Atentati ballor ne tropoje por “pa rezultat” … (kishin perballe hajdarin e keta me tre kallasha,te stervitur e me pervoje te jashtezakonshme ….nuk e “kapen” plumbat)
-Pohimi se Haklajt ne pd-e kishin informacione nga strukturat me te larta
-Takimi me hajdarin 15 dite me perpara
– Dalja e hajdarit ne tv ku deklaroi se kishte nje kasete bombe…( te njeten qe kishte dhe fatmiri)
-Thuaj cte duash e beni emisione si ti doni…une e nxorra konkluzionin tim
– DHE……..
DALJA E SHOKUT TE NGUSHTE TE FATMIRIT PER TI PENGUAR KALLASHIN….tregojne dhe e lidhin ceshtjen me se miri
PERSE SHOKU I NGUSHTE I FATMIRIT,TE ARDHUR KASTILE QE NGA TROPOJA,QE PRITEN ME SHUME SE 8 AZEMIN,DOLI ME VRAP QE TI KAPTE KALLASHIN FATMIRIT?????!!!!!!!???????
-Ai doli sepse pa qe situata doli jashte kontrollit dhe se azemi nuk qe prita…se po te ishte azemi perse do kerkonte ti bllokonte kallashin?!
E kujt i shërbejnë këto filma me kafshë ?
Krimet dhe kriminelet ,kan penguar stematikisht zhvillimin e popullit shqipetar . Tashm shqipetaret jan te bindur ,- me shum se kurr- , se ndaria nje here e pergjithmon me krimin , eshte i domosdoshem dhe i pa kthyshem . E keqia nuk eshte vetem politika ,por edhe gjithe ajo pjese e popullit qe e perkrah krimIn ,pa e dit pse , ose per pefitime te castit .Vihet re se te implikuarit me krimin , hiqen si me te ndershem nga te ndershmit ,dhe nese su shkon marrezia , me e pakta , te kercenojne se do te eleminojne fizikisht ;-nese skan mund te te eleminojne -. Eshte e domosdoshme, sensibilizimi i masave te gjera te popullit ,-nga inteligjenca dhe intelktualiteti shqipetar -,se perkrahia apo indiferenca ndaj krimit ,eshte vetvrasie .Zoti na ndihmofte .Faleminderit .