Erdogan: Turqia do të godasë regjimin sirian kudo nëse trupat turke dëmtohen përsëri

12 Shkurt 2020, 12:30Politika TEMA

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se nëse ushtarët turq në Siri përsëri shënjestrohen, Turqia do të sulmojë forcat e regjimit të Bashar al-Asadit pavarësisht marrëveshjes së vitit 2018 në Soçi me Rusinë, raporton Anadolu Agency.

“Nëse u bëhet ndonjë dëm ushtarëve tanë në postet e vëzhgimit (në Idlib) ose kudoqoftë (në Siri), unë deklaroj se prej atje do të godasim forcat e regjimit kudo, pavarësisht nga marrëveshja e Soçit”, tha presidenti Erdoğan në një fjalim para grupit parlamentar të partisë së tij në Ankara.

Erdoğan tha se vendi i tij është i vendosur që deri në fund të shkurtit të largojë forcat e regjimit sirian nga postet e vëzhgimit të Turqisë në Idlib. Ai shtoi se për të larguar forcat e regjimit, Turqia “do ta bëjë pa hezimit atë që është e nevojshme përmes tokës dhe ajrit”.

Komentet e presidentit turk vijnë pasi pesë ushtarë turq u martirizuan dhe pesë të tjerë u plagosën në një sulm nga forcat e regjimit sirian në Idlib, pas një sulmi të ngjashëm të javës së kaluar i cili po ashtu la të martirizuar shtatë ushtarë dhe një kontraktues civil që punonte me ushtrinë turke.

Trupat turke ndodhen në Idlibin, formalisht një zonë armëpushimi nën një marrëveshje të arritur midis Turqisë dhe Rusisë, si pjesë e një misioni kundërterrorist dhe të paqes.

Turqia u kundërpërgjigj për dy sulmet, duke goditur një sërë objektivash dhe duke vrarë rreth 200 trupa të regjimit sirian.

Idlibi ka qenë një bastion i opozitës dhe grupeve të armatosura kundërqeveritare që nga shpërthimi i luftës civile siriane në vitin 2011.

Në shtator të vitit 2018, Turqia dhe Rusia u pajtuan ta kthejnë Idlibin në një zonë deeskalimi në të cilën aktet e agresionit janë të ndaluara.

Por që nga ajo kohë, mbi 1.800 civilë janë vrarë në sulmet nga regjimi dhe forcat ruse, duke shkelur të dy marrëveshjet për armëpushim, atë të vitit 2018 dhe atë të 12 janarit të këtij viti.

2 komente në “Erdogan: Turqia do të godasë regjimin sirian kudo nëse trupat turke dëmtohen përsëri”

  1. abc says:

    Adadi …
    – Ushtria Siriane do te cliroj tokat e pushtuara nga ushtria Turke.
    Erdokari …
    – Turqia do te cliroj qendrat e vezhgimit qe jane ne token Siriane.
    Mashtrimi dhe Hipokrizia Islamike ne te gjithe madheshtin e saj.

  2. Yyyyp Xhixhi says:

    Nga i merrni keto lajme more aman, nga zyra e shtypit te Erdogan. Dmth ushtaret turq jane martirizuar, dmth kane vajtur tek 40 virgjereshat. Po ashtu thote edhe Asadi per te tijet, VK ketij muhabeti.Keta heqin qafe njeri-tjetrin qe te vene ne harem. Ato shifrat me 12 ushtare turq te vrare e pastaj ata qe hakmerren e vrasin 200 ushtare te Asadit, me duken si filmat me partizane ku vetem gjermane e balliste vriteshin ne tufe e ne mase , ndersa partizanet ndonje tek-tuk. VK, muhabet arrixhinjsh kjo mes turqve e sirianeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje