Meta bën të "fortin": Jo në "Venecia", por në NATO të shkojnë s'kanë ç'më bëjnë. Kjo punë ka marrë fund, do jem në detyrë deri në 24 korrik 2022

12 Shkurt 2020, 21:24Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka konfirmuar dhe njëherë faktin se do të vijojë të jetë në detyrën e kryetarit të shtetit deri kur të përfundojë mandati më datë 24 korrik 2022.

Në një intervistë për Euroneës Albania Meta teksa ka komentuar anulimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit, çështje e cila shkoi në Komisionin e Venecias, theksoi se mazhoranca mund të kërkojë opinion dhe tek NATO.

Po ashtu ai ka komentuar ligjin e sapo miratuar në Parlament nga mazhoranca për mënyrën e kryerjes së betimit për anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, Presidenti Meta u shpreh se, do të shprehet në momentin kur ligji t’i mbërrijë në zyrë për dekretim.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur në Parlament, por prej kohësh në Parlamentin tonë është lajm kur miratohet ndonjë ligj në respekt të Kushtetutës. Shkelja e Kushtetutës është kthyer në një sport të preferuar të mazhorancës. Nuk dëshiroj të komentoj diçka që nuk e kam lexuar, por është në vijim të marrëzimit që ka ndodhur me zbatimin antikushtetues të reformës në drejtësi. Nuk habitem që të ketë ndodhur ndonjë marrëzi e tillë. Kur ligji të mbërrijë në Presidencë do të shprehem në mënyrë zyrtare. Nuk ekziston asnjë mekanizëm ligjor që rrëzon Kushtetutën, këto janë përpjekje për të dënuar me vdekje çdo minimum kredibiliteti që mund t’i ketë mbetur reformës në drejtësi”, tha Meta.

Presidenti i Republikës duke folur më tej për përplasjen me kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, tha se z. Dvorani ka kryer shpërdorim të detyrës dhe ka përvetësuar kompetenca e Presidentit. I gjithë ky debat, Meta tha se është bërë me urdhër politik të Kryeministrit Edi Rama për t’i marrë presidentit të drejtën e emërimit të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese. Përgjegjës për këtë situatë, Presidenti bëri dhe delegacionin e Bashkimit Evropian në Tiranë dhe Euralius.

“Kjo është një drejtësi e vdekur. Unë nuk luftojë për një Gjykatë kushtetuese të Ilir Metës. Unë po mbroj një Gjykatë Kushtetuese me integritet. Çdo zgjedhje që bëja unë, ndryshonte zgjedhja për Kuvendin dhe çdo zgjedhje që bënte kuvendi ndikonte në zgjedhjen time. Ata bënë një lojë të trashë që nuk ka diplomat të korruptuar në Bruksel, Uashington për të relativiziuar përgjegjësinë e z. Dvorani. Ka shpërdoruar detyrën dhe ka përvetësuar kompetencën e tjetër kujt. KHD e ka miratuar listën në një ditë, Kurse Dvorani e ka ribotuar listën pa mbledhjen e KED. E ka bërë për të krijuar një ide mashtruese dhe këtë Kuvendi ta merrte të mirëqenë dhe ne po ia rruajmë Presidentit anëtarin e Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Meta.

“Patjetër që gjithë këtë e ka bërë Rama, se Ruçi nuk do ta bënte, ka një respekt dhe do të më kthente një përgjigje. Fakti që nuk ka kthyer përgjigje, do të thotë se është bërë me urdhër të Ramës”, shtoi Presidenti.

Duke folur më tej për sabotim të reformës në drejtësi, z. Meta etiketoi me ironi si “heroinë të reformës” ish-ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin. Gjithashtu, Presidenti përfshiu në këtë mesele dhe Euralius, pasi refuzoi të merrte pjesë në një mbledhje informale të thirrur për sqarimin e mosmarrëveshjeve mes institucioneve për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. I pyetur nëse ka ndryshuar qasja e delegacionit të Bashkimit Evropian, z. Meta u përgjigj se, zyra e BE në Tiranë ka përgjegjësi për kapjen e reformës në drejtësi nga mazhoranca qeverisëse.

“Kjo është një çështje mjaft evidente, ata kanë humbur mundësitë për të luajtur rolin e tyre që reforma të bëhej siç është në Kushtetutë. Përgjegjësia e tyre është shumë e madhe. Por nuk dua t’i hyj kësaj çështjeje, unë kam qenë mjaft bashkëpunues me të gjithë”, deklaroi Presidenti.

Po ashtu ai foli dhe për ambasadoren e re te SHBA ne Tirane, Yuri Kim. “Kjo nuk është kaq gjithëpërfshirëse. Padyshim që ka dhe ka patur njerëz që nuk e kanë merituar kurrë respektin tim, qoftë si President dhe si Kryetar Parlamenti. Bashkëpunimi dhe respekti im nuk i ka munguar asnjë ambasadori.

Nuk mendoj se janë të gjithë ashtu. Çdo ambasador i SHBA në Shqipëri përgjatë këtyre 30 viteve në funksionet që unë kam patur, ka pasur nga ana ime bashkëpunimin më korrekt dhe të ndershëm. Pastaj si janë sjellë ata. Kjo është çështje relative dhe varet nga natyra dhe tipi, por Ilir Meta asnjëherë nuk ka cenuar marrëdhëniet strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA-ve, përkundrazi ka qenë garant i mbrojtjes së interesave strategjike dhe kurrë nuk ka kërkuar asgjë në këmbim të asaj që ka bërë për këtë aleancë.”, theksoi ai.

14 komente në “Meta bën të “fortin”: Jo në “Venecia”, por në NATO të shkojnë s’kanë ç’më bëjnë. Kjo punë ka marrë fund, do jem në detyrë deri në 24 korrik 2022”

  1. Kuq e zi says:

    Imagjinoni se ne cfare balte ka ngecur qeveria
    Ka ngritur komision parlamentar per te shkarkuar presidentin, tre muajt kaluan ndersa kuvendi ka harruar te votoje nese e shkarkon apo jo
    Meta e ka palosur krejt qeverine pse?
    Mos valle eshte aq i ndershem apo ngaqe e di se kush po kerkon ta shkarkoje eshte akoma me mut
    Nje gje eshte e sigurte ai di aq shume saqe i ka mbyllur gojen krejt kuvendit dhe qeverise

  2. CFAR MUNDET TE BEJ KIMI 1 ORE
    MBYLL ME MONEN ?
    PERVEC SES SEX -it
    CKAN ME DISKUTU 1 ORE LOL !
    GRUSHTE SHTETI MESIGURI QE JO
    shpresojm te je knoq te dyja

  3. Mashkullori says:

    I ziu ky,e paska ngrene preshin e Tritanit ne viziten qe beri ne Amerike per “Mengjezin e lutjeve”…
    Trim i madh ky,me Cepanistet,por jo kaq shume trim me ambasadoret.E di ai se ambasadoret rruajne etiken dhe nuk sulmojne kurre hapur presidentet e vendeve ku jane akredituar.Ama,ja qendisin ne qeverite prej te cilave jane derguar ne Shqiperi…
    E mban kete qendrim,si Ramushi ne Kosove,per te inkurajuar dhe dhene zemer,mbeshtetesve te tij te LSI-se dhe ndonje deputeti ne parlament,por sic doli jashte loje ai ne Kosove,ashtu do te dale dhe ky ne Shqiperi…
    Ky trimi,me njeren ane nuk e njeh kete parlament,duke e quajtur ilegjitim…
    Por,kur e quan te tille,perse ja njeh apo i kundershton sipas tij keto ligje?.Ai nuk duhet ti zere me dore keto ligje prej ketij parlamenti ilegjitim,le ti injoroje e ti ktheje mbrap Kuvendit.Por e di qe parlamenti eshte I ligjshem,prandaj ne vend te mos njohjes te ligjeve te ketij kuvendi,ja ktyhen duke I bere nje pergjigje sa nje carcaf per krevat doppio ne te cilin fle Monka me ndonje hamshor…
    Yyyy kerme ,hajdut,intrigant qe ke qelbur nje grup njerzish te cilet I ke ushqyer me korrupsion e te vine pas,por prit se po te vjen dita…
    Hoqe dore nga Venecia me duket dhe po “rekomandon” si “kryekomandant” NATO-n.
    Ka lajthitur!

  4. Ladi says:

    Me ke je more Ilir?!
    Je zene si miu ne dhokan…

  5. Vlesh says:

    Ky hajduti mire e ka! Se ne Parlament i ka si vetja te pakten gjysmen! Se po ta hedhin ne votim ne popull, por free ama! Ja kajn nanen aty ku e ka! Nuk ndigjon njeri gjate dites ted thote i fjale te mire per ker kete person! Zoti e rujt Shqiperine! Kujt i plasi se bene si fort! Ne koshiencrn popullore ky njihet si hajdut! Me vidio! Kujton se me gjyqtar te korruptuar ka fitu pafajsine! Vec emrin s kam qejf te me pyesin! Thjeshte e kam fiksuar hajdut dhe maskara!

  6. Atdhetari says:

    Mirë thotë. Pushtetarët Shqiptare Janë kaq të Lidhur më Njëri Tjetrin sa që “Materiali i lidhur mes tyre Flori, Platin, Diamand etj. jo Metalurgjia Jonë që është Një Dyqan i Vogël Kallanxhiu, por dhe Metalurgjinë Botëtërore më të zhvilluar të kishim Nuk do të Ndaheshin Dot”!? Shqiptarë Mos ju Gëzoni as aSPAK dhe as Drejtësise kaq shumë të Përfolur. Ç’do gjë jeta e ka ndarë, pra PE Paguajnë Vetëm Njerëzit e Thjeshtë dhe Populli i Varfër. Kundërshtoni? OK! Ku Vazhdojnë të jenë Fëmijët e Metës e Kryemadhit dhe të tjerëve më Co. Ku janë me Punë fisi i gjithë Pushtetarëve të Djeshem dhe të Sotëm etj., etj. Ç’të Vazhdoj më shumë A thua se Ju nuk i dini!

  7. Xhuliano says:

    Meta paska mare garanci nga ambasadorja, qe mos e rruaj, nuk do meret SPAK me ty, as me Llallen, as me Monen e as e as e as me hajdute e kriminele politikane, por, me hajdute xhepash dhe disa fatkeqe qe nuk nxjerrin dot as buken e perditeshme. Te gjitheve na trishton vajtja e ambasadores te sapoardhur apo te sapoemeruar ne Shqiperi tek selia e LSI, nuk e kupton dot se kush eshte dhe ç’fare eshte LSI, nje parti politike ku mbahet mend si paterice e partise fituese te gjitha zgjedhjeve. Nje parti ku kryetarka s’ka lene fjale bashke me te shoqin, per politiken e ambasades amerikane dhe ambasadirit te saj, duke i cituar si fajtore per ecurine e ngjarjeve te fundit te protestave te opozites. Opozit eshte dhe Dash Shehu, opozite eshte dhe Shpetim Idrizi dhe shum te tjere, ku detyren e opozites e kane bere me mire dhe me demokratike se sa Monika dhe partia e familjes se saj. Per mua dhe shum te tjere, zonja Ambasadore beri nje faj, ku sishte e nevojeshme vizita ne LSI, aq me shume me nje kryetare ku kerkonte destabilizim dhe shkaterrim te parlamentit. Per mua si shqiptar nje minus te madh per ambasadoren.

  8. Koba says:

    Ketij delenxhiu i erdhi Fundi.Cfare pret Mazhoranca Xhanem???? Boll po e lejne te Lehi!!!!

  9. PoDoPirdhesh says:

    Keta te korruptuarit logjikojne ne menyren e te korruptuarit .

  10. H says:

    Kur të vësh fshatarin hajdut në krye të shteti , duhet të durosh edhe pasojat.

  11. ?????? says:

    Ky ta ha kaken pa dale akoma

  12. Idhir Meta says:

    Po pastaj ku ne p te semes

  13. stiliani says:

    Nuk na tha ndonje gje per takimin qe beri me pseudodiplomatin qe takoi pertej Atlantikut,ai qe rrezikoi karieren diplomatike per heapin e vjedhjes nga toto Likja i “hapur “gjithnje qe u kap me bllok ne dore e qe ky palo pseudodiplomat me levizjet e deklaratat e tij beri qe jo vetem kater te vraret ne mes te bulevardit te mbeteshin pa autor. Por se edhe sot qe ky kakaris nga zyra e presidentit eshte po merita e atij qe mashtroi kryeprekuroren per serverin e kryeministrise duke e marre per ekspertize e duke e fshire ate duke shpetuar nje “burre shteti” dhe nje “yll ne ngjitje”!Ndaj te na thote diçka per takimin me ate pseudodiplomat e takoi si rastesisht, apo posaçerisht per ndonje pako nen dore!Ju toto LIKJA jeni bere nje virus qe vazhdoni e merrni jete qytetaresh shqipetare ku per ne kohe ia kaloni edhe koronavirusit e qe shoqeria shqipetare ju ka diagnostikuar me emrin “Berishvirusi”.Kete flame e gjene kudo ne rruge ne studi televizive,ne jeten e perditeshme te çdo shqipetari,ne vilat lluksoze,ne drejtesi ,ndaj edhe ju jini rehat e te bindur qe jeni ju pa eshte Shqiperia !Vaksina Rama vertet eshte e forte por afati i saj eshte me kohezgjatje e per pasoje ju perseri ose çoheni ne kembe perseri ose diku ngordhni e eleminoheni si virus vdekjeprures!Ngordhja juaj po afron nga dita ne dite e per pasoje do te vije nje dite qe ky popull te ndihet i lire nga ky virus qe ka 30 vite qe mbyt jeten e shoqerise shqipetare!

  14. beni says:

    Mos tu qepshin amerikanet,se Brenda 24 oresh ta Ben varrin? Sidomos Kur te marin vesh se je me origjine iraniane?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje