Olimpiada e Tokios, atletët myslimanë do të kenë një kamion-xhami ku të falen

12 Shkurt 2020, 09:09Sport TEMA

Po afrohen Olimpiadat e Tokio-s, dhe japonezët padyshim që nuk lejnë asnjë detaj pa parashikuar. Duke parë shumëllojshmërinë e atletëve dhe të besimeve të tyre, qyteti olimpik do të pajiset edhe për një kënd ku çdo person, së bashku ose në privatësi, mund të lutet dhe të gjej përqendrimin për  një rezultat të mirë sportiv.

Risia më e veçantë në këtë aspekt është një kamion që për pak sekonda shndërrohet në një xhami të vërtetë, me gjithë elementët për t’ u lutur në mënyrë komode.

Kamioni-xhami do të ofrojë një hapësirë rreth 48 metra katrorë, por edhe mund të zgjerohet në pjesën e saj të prapme.

Edhe pse pjesa më e madhe e japonezëve është fesë shintoiste dhe budiste, llogaritet që në vendin aziatik jetojnë rreth 200 mijë myslimanë, dhe ndodhen më shumë se 100 xhami.

1 komente në “Olimpiada e Tokios, atletët myslimanë do të kenë një kamion-xhami ku të falen”

  1. Spartakos Thraks says:

    Futja kote. Japonia është i vetmi shtet në botë që ndalohet me ligj të ketë vendbanim të përhershëm një njeri që ka besim fetar mysliman. Ndalohet rreptësisht futja e kuranit në teritorin e Japonisë. Është i vetmi vend në botë që ka më pake ambasada nga vendet myslimane. Një i huaj që ka besim fetar mysliman është shumë vështirë që të marrë leje qëndrimi, vetëm me kushte dhe kritere të pa arritshme nga njerëzit e thjeshtë mund të marrë dikush, si doktor, shkencëtar, inxhinier etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje