Shqipëria po “thinjet”, trefishohen të moshuarit: Pas 10 vitesh mosha mesatare shkon 42 vjeç

12 Shkurt 2020, 17:49Sociale TEMA

Shqipëria po thinjet me shpejtësi. Të rinjtë po largohen, lindjet kanë rënë ndjeshëm, ndërsa popullsia e moshuar, vitet e fundit është trefishuar.

Specialistet e Shëndetit Publik thonë se as popullata shqiptare nuk po i shpëton plakjes.

Vetëm dy dekadat e fundit, numri i të moshuarve është shtuar ndjeshëm.

Nga 8% që zinte kjo grupmoshë në vitet 2001, në 2018 të moshuarit zënë 14% të popullsisë.

Por plakjen e vërtetë duket se do ta përjetojmë pas 10 vitesh. Sipas projeksioneve të INSTAT në 2031, mosha mesatare e popullsisë do të jetë 42 vjeç, numri i vdekjeve do të rritet ndërsa shtimi i popullatës do të jetë edhe më i ulët, raporton A2.

Italia është ndër vendet me popullsinë më të plakur në Europë, ku 23% të saj e zënë të moshuarit.

Pas një dekade edhe Shqipëria do të ketë më shumë të moshuar, më shumë nevojë për shërbime ndaj tyre, por veçanërisht për politika stimuluese për shtimin e popullsisë.

1 komente në “Shqipëria po “thinjet”, trefishohen të moshuarit: Pas 10 vitesh mosha mesatare shkon 42 vjeç”

  1. Kuq e zi says:

    Ceshte kjo propagande?
    Asnje parashikim nuk behet pa ditur me pare numrin e popullsise
    Dhe numri mbahet sekret per arsye votash te pakten 20 vjet e fundit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje