Si ka mundësi që nuk del një i "fortë" si Gratteri në Shqipëri?

12 Shkurt 2020, 09:16Blog TEMA

Nga Mustafa Nano*

Nicola Gratteri është një prokuror i Republikës italiane, prokuror në Catanzaro. Është një nga njerëzit më të nderuar në Itali. Sepse i ka shpallur luftë Ndranghetas. Dhe jo luftë me fjalë boshe. I ka shpallur luftë me vepra. Në muajin dhjetor ai urdhëroi e udhëhoqi operacionin për arrestimin e mbi 300 vetave të lidhur me Ndranghetan kalabreze.

Një vit më herët ishte një operacion tjetër i tij, që solli arrestimin e dënimin e mbi 100 të tjerëve. Të lidhur me Ndranghetan, gjithashtu. Dhe Ndrangheta nuk është shaka. Ndrangheta është një nga bizneset më kriminale të botës, aktiviteti i së cilës kap 3% të GDP-së së Italisë, dhe ky 3%-ësh i gdp-së së Italisë është baraz me 40-50 miliardë dollarë.

Thënë ndryshe, Ndrangheta është ekonomikisht katër herë më e fuqishme sesa Shqipëria. Dhe është edhe kjo fuqi që e bën të frikshme.

Ndrangheta nuk të lejon t’u përzihesh në punët e veta. Ajo nuk të fal. Në fakt, Ndrangeta nuk e ka falur Gratterin. E ka shpallur atë një kufomë që ecën. Që do të thotë se ia ka bërë benë. E megjithatë, Gratteri po vijon punën e tij. Nuk ka ndërmend të tërhiqet.

Si ka mundësi që nuk del një Gratteri në Shqipëri? Ja, kjo është një pyetje që meriton një përgjigje. Por këtë përgjigje nuk do ta jap sot. Do ta jap një herë tjetër.

Tani, do ta jap!!!??? Dua të them: do të provoj ta jap. Se nuk është e lehtë ta japësh.

Sot dua të them tjetër gjë, për të cilën më ngacmoi Nicola Gratteri. E pashë Gratterin në televizor dy ditë më parë. Po e intervistonte Lucia Anunziata, në kanalin RAI3. Intervista ishte shumë interesante. Dhe Gratteri tha mes të tjerash:

“Është vetëm 6-7% e sistemit të drejtësisë e korruptuar. Dhe kjo është e rëndë, e tmerrshme. Unë dhe kolegët e mi kemi një rrogë të mirë. Marrim 7 200 euro në muaj.

Me këtë rrogë jetohet mirë. Plotësohen të gjitha nevojat. Kështu që kush korruptohet, e bën këtë nga lakmia, e jo nga nevoja. Gjyqtari apo prokurori nuk janë në situatën kur nuk mbajnë dot fëmijët me bukë. Përkundrazi. Prandaj, neve nuk na falet”.

La të kuptohet, se niveli i rrogës është i rëndësishëm. Dhe nuk e ka gabim. Një rrogë e lartë i lë gjyqtarët pa asnjë alibi. Dhe nuk është vetëm rroga që i lë pa alibi, në fakt.

Është edhe fakti që një gjyqtar a prokuror e ka këtë rrogë gjithë jetën, të paprekshme, të garantuar. Të garantuar si vdekjen. Jo vetëm që askush nuk mund t’ia heqë, por askush as nuk mund t’ia ulë.

Kjo do të thotë që ai mund të bëjë llogarira e plane për të ardhshmen mbi bazën e kësaj rroge. Është një pagë që do ta marrë gjithë jetën, derisa të ketë frymë mbi dhé. Sepse, edhe në pleqëri, për shkak të rrogës, së lartë, do të ketë një pension shumë të mirë.

Prandaj, rritja e pagave që iu bë pjesëtarëve të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, në kuadrin e reformës që po kryhet, është një nga gjërat më të mira që është bërë. Madje, pagat e tyre duhet të ishin edhe më të larta. Sepse gjyqtarët e prokurorët nuk janë shumë në numër. Janë disa qindra në gjithë Republikën. Më pak se një mijë.

Veçse tash e tutje nuk duhen toleruar. Duhen kontrolluar, monitoruar, ndjekur. Dhe duhen dënuar në mënyrë ekzemplare nëse nuk i përgjigjen këtij kujdesi apo sakrifice të shoqërisë, nëse e tradhëtojnë besimin e publikut.

Dhe nuk është vetëm sakrifica e besimi i publikut që duhet t’i bëjnë ata të ndihen të përgjegjshëm. Është edhe lloji i përgjegjësisë që ata kanë marrë dhe i profesionit që ushtrojnë. Ata kanë marrë përsipër të japin drejtësi në këtë botë. Dhe nevoja për drejtësi është shumë e rëndësishme.

Njeriu mund ta pranojë varfërinë fare kollaj, madje mund të bëjë me faj veten për varfërinë e vet, por padrejtësinë nuk ta pranon. Për padrejtësinë nuk bën me faj veten. Dhe prej padrejtësisë bëhet edhe i rrezikshëm dhe i dëmshëm për shoqërinë.

Nevoja për drejtësi, përsëris, është bazilare për njeriun, është si nevoja për të mbrojtur kokën, si nevoja për të qenë i lirë. Madje, është më e madhe sesa nevoja për të qenë i lirë.

Nuk ka se ç’i duhet robit liria para drejtësisë, apo liria pa drejtësi. Dhe këtë nevojë janë gjyqtarët që mund t’ia përmbushin njeriut. Sa të rëndësishëm janë gjyqtarët. Ata e meritojnë të shpërblehen. Dhe ne meritojmë që ata të na japin drejtësi.

E kam fjalën, për situatën pas Vettingut, kuptohet.

*Monologu i gazetarit dhe analistit Mustafa Nano në emisionin e tij “Provokacija”

7 komente në “Si ka mundësi që nuk del një i “fortë” si Gratteri në Shqipëri?”

  1. fshatari.pafshat says:

    O Muci, pse nuk bohesh tina si Ai taljoni? A nuk je Ti Democrat? Bohu pra Lugati I krimit end korupsionit. Ju shkoi dem lavdia e 1991?!. Gjynof.

  2. Olimpia says:

    Nano,me mire vone se kurre.Mbas renies se sistemit,duke pare rrjedhen e. rrezikshme qe mori Shqiperia si pasoje direkte e vendosjes ne krye te vendit e kriminelit Berisha,banditit Hajdari,aventurierit Pashko dhe lolos Meksi,ishim jo pak qe ne menyre direkte i kerkuam perendimit nje investim direkt ne drejtesi dhe forcat e rendit..Kjo per te ndaluar shkaterrimin e ekonomise,te rendita dhe bllokimin e anarkise..Por perendimi ne Shqiperi u mor per 25 vite me ,,shkaterrimin e komunizmit,,thua se Marksi kishte lindur ne Skrapar,Lenini ne Kavaje dhe Stalini ne Dukagjin.Pra me shume me pak ndihma perendimi mund ta ndalonte katastrofen.Me se fundi po e ben pas gati 30 vjetesh.Por fuhej ta kidhte bere shume me prepara,sepse ashtu si Hitleriana coi Gjermanine ne shkaterrim,te njejten gje beri edhe hitleruci Berisha,coi Shqiperine drejt luftes civile dhe ne shkaterrim .Nano…shiko me vemendje shkelqimin kriminel te syve te Berishes ne emisionin e fundit te nje,,kokete,,televisive ,ku beri thirrje per ,,revolucion fashist,,.Gjejjej nje foto portret te Hitlerit,ka nje njashmeri te jashtzakoneshme,Jane dy pale ay ne ethe terbimi.
    Per shkrimin jam dakord.Por do te kerkoja nje ndihme financiare nga perendimi edhe per rritjen e ndjeshme te rrogave te forcave te rendit,sherbimeve inteligjente dhe NGA NATO per ushtaraket.Le te pakesojne mdihmat e tjera qe me ahume vidhen.Vetem duke plotesuar me trajtimin financiar te te gjitha sistemi qe mvan shtetin ne kembe,mundet qe Shqiperia te hyje ne epoken moderne.

    1. 12022020 says:

      Olimpia te çfare the per berishen jane te verteta por nano eshte nje prej atyre qe i ka shkuar mbrapa berishes e berishen njerezit me pak mende ne koke por te ndershem e kane njohur 6 muaj mbasi u ba president e e dinin kush i shkonte mbas (si ish spiunet e sigurimit, kriminelet,antishqiptaret e njerezit me aftesi te kufizuar mendore )( BBC)Nano eshte nje prej tyre.

  3. Olimpia says:

    Nano,me mire vone se kurre.Mbas renies se sistemit,duke pare rrjedhen e. rrezikshme qe mori Shqiperia si pasoje direkte e vendosjes ne krye te vendit e kriminelit Berisha,banditit Hajdari,aventurierit Pashko dhe lolos Meksi,ishim jo pak qe ne menyre direkte i kerkuam perendimit nje investim direkt ne drejtesi dhe forcat e rendit..Kjo per te ndaluar shkaterrimin e ekonomise,te rendita dhe bllokimin e anarkise..Por perendimi ne Shqiperi u mor per 25 vite me ,,shkaterrimin e komunizmit,,thua se Marksi kishte lindur ne Skrapar,Lenini ne Kavaje dhe Stalini ne Dukagjin.Pra me shume me pak ndihma perendimi mund ta ndalonte katastrofen.Me se fundi po e ben pas gati 30 vjetesh.Por duhej ta kishte bere shume me perpara,sepse ashtu si Hitleri coi Gjermanine ne shkaterrim,te njejten gje beri edhe hitleruci Berisha,coi Shqiperine drejt luftes civile dhe ne shkaterrim .Nano…shiko me vemendje shkelqimin kriminel te syve te Berishes ne emisionin e fundit te nje,,kokete,,televisive ,ku beri thirrje per ,,revolucion fashist,,.Gjeej nje foto portret te Hitlerit,ka nje njashmeri te jashtzakoneshme,Jane dy pale sy ne ethe terbimi.
    Per shkrimin jam dakord.Por do te kerkoja nje ndihme financiare nga perendimi edhe per rritjen e ndjeshme te rrogave te forcave te rendit,sherbimeve inteligjente dhe NGA NATO per ushtaraket.Le te pakesojne mdihmat e tjera qe me shume vidhen.Vetem duke plotesuar me trajtimin financiar te gjithe sistemin qe mban shtetin ne kembe,mundet qe Shqiperia te hyje ne epoken moderne.

  4. E èma e Zeqos says:

    Mustafa o xhan. Pse nuk e fillove katalogun e pyetjeve tuaja, me atè realitetin qè njeh, do ishte mè mirè. Atè realitetin e korridoreve tè atij qè ju rèndom e quani “televizion” dhe mè rèndom akoma janè ato paçavuret qè prodhoni, filluar me emrin e emisionit tuaj. Seç ndjej njè sekèlldi dhe mè kap njè alergji e brèndshme, kur shoh kanalet televizive shqiptare.
    Ndaj nuk kam tè tillè nè shtèpi, sepse nuk ju duroj dot. Èshtè niveli i fundit tè pusit, ai ku trabsmetoni Ju, Mustafa.
    Tek drejtèsia, nuk èshtè ndryshe. Edhe tek ata, prokurorèt dhe gjyqtarèt, vendos DREJTORI.
    Se kush èshtè drejtori atje, e dinè shqiptarèt.
    Profesionalizmin dhe meritokracinè nè njè sistem tè tillè, etikèn dhe impenjimin personal, i vret sistemi i DREJTORIT tè kudondodhur, ndaj jetojmè nè kushte tè tilla ku DREJTORI vret nè bulevard dhe tè nxjerr gjuhèn nè ekranet e televizioneve, ndèrsa kolegèt tuaj qè e “intervistojnè” bèjnè palaçon e cirkut duke i futur kokèn nè prapanicè.
    Sistemi italian i drejtèsisè, Mustafa, prodhon Falcone apo Borsellino. Ky joni, prodhon Gjin Gjonèr dhe kurva meshkuj.
    Idhujt italianè tè drejtèsisè, pèr brezin qè vjen tè prokurorève, janè heronjtè qè paguan me jetèn e tyre, luftèn kundèr krimit. Nè Shqipèri, “idhuj” janè kostumet e Gjinit dhe DUTY FREE i sè shoqes nè Rinas.
    E kupton Mustafa, pse nuk ka BURRA nè sistemin e drejtèsisè shqiptare?
    Ne notojmè nè gropèn e gjirizit qè kemi hapur vetè. Kur fekalet na vijnè tek goja, bèjmè “tè paditurin” dhe pyesim qesim, pse nuk kemi edhe ne shqiptarèt, njè autobot me pompè tè fortè, qè ta pastrojè kètè gropè septike?
    Jemi fallco ne shqiptarèt Mustafa, si emri i emisionit tuaj, qè nuk dua ta pèrmènd sepse tingèllon ashtu siç èshtè,,,,,,KOT FARE.

  5. Orli says:

    O Nano! Nuk behen si ky prokurori Italian sa do qe t’ua besh rrogen se jane,servila,te paafte dhe si rezultat te tredhur,DNA e pergjithshme prandaj ne 2000 vjet po aq vjet kemi qene te pushtuar e nenshtruar por tani qe kombi ka “patriotin” malpin(albin) cdo gje ka per te ndryshuar me ndihmen e salianjit!

  6. cris says:

    Me vjen keq qe ben krahasime te tilla, te gjithe i pane se kush ishin trimat e spakut njeri me i lodhur se tjetri. Prokurori i pergjithshem tipik burokrat me shume llafe eshte laluc nuk ka b…. Zv prokurori i pergjithshem ka qene prokuror i rrethit te Tiranes i deshtuar emerohet perseri dhe kalon the vettingun. Eshte i njejti brume cfare do te besh asgje. Popull i mbaruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje