‘Vrit, ose do të vrasin’, Aishe Haklaj, motra “në hije” e familjes nga Tropoja tregon si e përjetoi Fatmiri vdekjen e Azem Hajdarit: Uli kokën dhe se çoi për një orë

12 Shkurt 2020, 12:30Kronika TEMA

Aishe Haklaj është një prej motrave të familjes nga Tropoja, e cila ka qënë një nga më të njohurat e viteve ’97-2000.

Ajo ka dalë për herë të parë në një intervistë, ku edhe ka treguar detaje lidhur me momentet që kishte kaluar me vëllezërit.

Ndryshe nga Zylfia, e cila është njohur gjerësisht si “Shota” pasi vrau disa persona për të marrë hakun e vëllait, Aisha ka pasur një profil më të tërhequr.

Madje edhe në Suedi ajo ka vijuar të punojë si mësuese.

Gjatë intervistës për “Top Story”, ai tregoi çfarë dinte për vrasjen e Azem Hajdarit, pas një bisede me të vëllanë, Fatmirin.

“Kur e kam pyetur për vrasjen e Azem Hajdarit, kur i thashë që more më qafë tjerët që kishte me vete, ai më është drejtuar: kur një njeri të sulmon për ta marrë jetën, çfarë do të bësh ti, do ti ngresh duart lart apo do ti thuash, këtu jam, vetëm bjeri këmbëzës. Dhe koka e tij është varur, dhe ndoshta gjysëm ore se ka ngritur”, tregon Aishe Haklaj.

Edhe Zylfija, thotë se Azemi u vra nga i vëllai, Fatmir Haklaj, jo Jaho Mulosmani.

“Sali Berisha mund ta ketë nxjerrë në pritë Azemin, duke pasur parasysh takimin e Azemit me babain, mund ta ketë kërcënuar i ka thënë ke bërë marrëveshje me Haklajt, e mund ta ketë detyruar të dalë”, tregon Zylfije Haklaj

Fatmiri tregoi që Azemi doli me pistoletë, erdhi në drejtimin tonë dhe shoqëruesit e tij ishin me armë automatike dhe s’kishte rrugë tjetër, dhe Fatmiri është kacafyt me Jahon e Naimin, nuk donin ta linin të dilte nga makina”, tregon Zylfije Haklaj.

Kur Hajdari i është afruar automjetit, ai ka shkëmbyer disa fjalë me Fatmirin i cili më pas e ka qëlluar me breshëri kallashnikovi. Plumbat i marrin jetën në vend truprojës Besim Çerës ndërkohë Hajdari ndërron jetë pas disa orësh në spital. I plagosur lehtë mbeti edhe Zenel Neza.

Plumbat që dolën nga kallashnikovi i Fatmir Haklajt, gabimisht i morën jetën edhe mikut të tij Naim Çangu. Sipas motrës së Haklajve, Aishe Haklaj, e cila rrëfeu se vrasja e Naimit ndodhi pasi ky i fundit shkoi për ti bllokuar armën, në mënyrë që të ndalte plumbat mbi Hajdarin.

Por Fatmir Haklaj është trembur për një moment dhe ka kujtuar se pas tij po vinte truproja e Azem Hajdarit. Për këtë arsye, është kthyer pa vëmendje dhe ka qëlluar me breshëri mbi Naim Çangun.

Më pas, Fatmiri e ka tërhequr deri te makina Çangun e plagosur dhe e ka transportuar drejt spitalit, ku ndërroi jetë disa orë më vonë. Vdekja e Çangut ishte një barrë e rëndë për Fatmirin. Arma e tij i kishte marrë jetën një prej miqve më të afërt.

16 komente në “‘Vrit, ose do të vrasin’, Aishe Haklaj, motra “në hije” e familjes nga Tropoja tregon si e përjetoi Fatmiri vdekjen e Azem Hajdarit: Uli kokën dhe se çoi për një orë”

  1. Konjak says:

    Qe kriminelet te na beJne moral ! kjo ndodh vetem ne vende te peapambetura ,ku fatkeqesisht jemi edhe ne . Po c’far mendojne keta kopuk ? se ne jemi kaq leshko sa te Besojme brrockullat e barbareve .? Ju , sigurisht nuk besoni ne zot ,prandaj dhe shpirti juaj kriminal ,s’ka te ndalur , si menderIsht edhe praktikisht . Por populli , per c”aresye , duhet te paguaJ bemat tuaj , jasht c’do rregulli e disipline shoqerore , sa nuk perfillni as shtet as pushtet as ligj . SHqipetaret ,duhet me c’do kusht te mbrojne vet-veten ,duke mos u lene asnje hapesir per veprim ;te gjith krimineleve te c’do lloi qofshin . Zoti i ndihmofte shqipetaret e ndershem . Faleminderit .

    1. Xha Teme says:

      Konjak ti je i destinuar per tu rekellyer dhe destinacionin e di vete ti perfundon ne SHURRE. Familja HAKLAJ eshte nje familje patriotesh qe krimi shtetetor i Salehut te Qoftelargut nuk u dha asnje shans pervecse te mbroheshin kunder nje rregjimi gangster. Tani futi edhe nje konjak tjeter se shurre behet.

      1. Adenisi says:

        Si kane qene perfunduan haklajt plehat,ca u beri gjithe Tropoja ketyre,demajt,hykajt,hoxhajt,paskan pas problem me sali trimin po tjeret

    2. Lala says:

      O ” konjak ,,futi ndonjë ponxh portokalli të trash që dal konjaku .

  2. Shkodrani says:

    Bisha hesapi! Si filmat western të Sergio Leones. Vrasje, vrasje nga të gjitha anët. Edhe kjo gruaja që rrëfen, vrasëse është… kush vret, është vrasës, edhe për vetëmbrojtje qoftë! Që Sali Berisha hedh gurin e fsheh dorën, këtë e dimë. Që ai është përgjegjës për vrasjen e Shqipërisë, edhe këtë e dimë. Që ai meriton burgun, edhe këtë e dimë. Ajo që nuk dimë është a do ta fitojë burgun para se të vdesë biologjikisht. Ndërsa familja Haklaj duhet të shtrijë dorën e faljes për gjithë ato vrasje të kryera, në mënyrë që njerëzit të mos jetojnë më si bishat. Besoj se ato e shikojnë q në Suedi nuk mund të sorollaten me armatim të rëndë nëpër duar.

    1. undertaker says:

      idjot sumitus

  3. Futja kot says:

    Po mire mor Konjak djali, te duket normale qe hajdari eshte shpallur “Hero i Demokracise” ?
    Hero per çfare? Po pse nuk thua qe edhe nga ana tjeter kriminelet po na serviren si heronj?
    Eshte e kote te humbesh kohe me te gjithe se populli yne “dru me pre” nuk do te behet kurre!

  4. 19 says:

    O konjaku futi nje dopio tjeter

  5. TIRONA says:

    Megjitheate,nje fare logjike duhet perdorur.
    Pasojat jane nga shkerdhatokracia ,rrugaceria shpellare.Ata qe deri dje flinin me kercu nen koke ,qe nuk i njihnin mobilerite dhe paisjet e civilizuara shtepiake,qe vrisnin njeri tjetrin,nuk duheshin bere lidera te Shqiperise.
    Ne qofte se dote egzistonte ligji dhe shteti,nuk kishte si te ndodhte gjithe kjo katraure.

  6. Shkodrani says:

    Fisi haklaj jane njerez shume te mire njerez atdhetar e burra te fjales vetem nje gabim bon ata qe lan te gjalle kryespiunin serb sali karaxhic ai duhej djeg i gjalle me gjithe familje e ca pisa qe sot rijn te pd qe vecse sa ish gjall fatmiri nuk guxonin kurr me ze ne goje te tille trima jane qe sot dalin e rijn pas sali udb ,fatmiri nuk beri lufte me saliun direkt se e shqyente te gjalle si lepur qe asht por me vet udb qe ne shqipe i ka rrenjet qe nga koha e mbretit zog mos e haroni kte qe po ju tregoj enver homo nexhmija ramizi alia te gjithe ishin ne sherbim te udb enveri mjafton te mbante kosoven larg shqipes kjo ishte misioni i tij e i lane shwipen si ciflig te tij ndersa ramizi jia kaloi pushtetin saliut e nanos dy pushta te kuq njerez krejt te udb edhe historia vazhdon i dini te tjerat shikoni ket pushtin e gjate cfare po bon krejt ne sherbim te serbeve me bekimin e erdogan nje tjeter pusht otoman qe shqipen e krejt ballkanin e lane 500 vjet prapa shkoni ne turqi e shikoni o idiota vend i tramatizuar te varfer te pasur 0.0000001 e perqind e popullsise sepse keshtu mundesh me kon mbret si don ai idiot hajde tung se u zgjata shum ta mbani me shendet salin ramen meten bashen se i meritoni mire jua bojn juve qe jetoni aty me falni vet ato pak qe nga halli kan ngel kush ka mundesi qe mundet me ik e rin aty ta gezojn turqeline se na kane mbush e ktej ne eu po vjen dita me i ndjek kta pisa se kane 40 vjet ktu as gjuhen nuk dijn nje pjese e madhe e tyre imagjino cfare jane kta po gkithsesi te ikin nga kane ardh ata qe nuk intregohen dot te shkojn ne sht e tyre hajde tung shqipe

  7. petriti says:

    Fatmiri hero?????!!!! kriminel maskara qe gjeti ate cfare kerkoi.Kjo tipja kujton se familja e saja do te mbese ne histori per “bemat”,,,thjesht nje kuriozitet qe na serviret me kalu kohen.

  8. Kollodoku says:

    Llogjika thot qe, kush ka interes te shuaj nje fis te gjithe? Te mire apo te kqinj qofshin.
    Jo ne nje dite, dje nji, sot dy, neser tre.
    Vetem sali kafsha eshte i zoti dhe ka dhën prova per kete.

  9. I urti says:

    Haklajt moren ate qe meritonin.
    Shkuan e vrane Azemin kot e me kot,me urdher te Fatos Klosit.
    Ne mengjezin e nates qe u vra Azemi,keta e kane festuar me kallashnikove dhe e gjithe Trompoja e di se cfare monstrash ishin.

    Vellai i madh i ketyre sa fitoi demokracia ne 1992 shkoi e u fsheh ne Serbi,deri ne 1996 kur e nisen me mision per te shketerruar Shqiperine,sic nisen greket te tjeret ne Jug.

  10. Adenisi says:

    Si kane qene perfunduan haklajt plehat,ca u beri gjithe Tropoja ketyre,demajt,hykajt,hoxhajt,paskan pas problem me sali trimin po tjeret

  11. ED TIRONCI says:

    nuk eshte nje familje qe vendos fatin e nje kombi…por haklajt kane qene familje me histori..te pakten keshtu thuhet..pastaj kane qene te gjithe te arsimuar..me shkolle te larte..dmth nuk kane qene shpellare ne kuptimin e vertete te fjales.per fat te keq te tyre dhe te shqiperise ne ato vite hyne ne vorbullen berishiane…por limitin krahinor e kane pasur si te gjitha familjet e veriut.kanuni i leke dukagjinit hyri ne fuqi me ardhjen e berishes ne pushtet.njerez qe vriteshin per nje fjale goje..dhe pastaj kthehej ne reaksion zinxhir.por 14 te vrare nga nje familje si kjo…jane shume.te dridhet trupi kur e mendon.jane viktima ..gjynaf..prandaj sali berisha duhet te japi llogari per kete kthim mbrapa sidomods ne krahinen e tij..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje