“Presidenti Emmanuel Macron do të japë miratimin për hapjen e negociatave vetëm nëse Shqipëria nënshkruan një dokument për riatdhesimin e të gjithë azilkërkuesve nga Franca”.
Këto janë raportet që qarkullojnë orët e fundit në mediat europiane dhe rajonale, e që kanë ngritur jo pak shqetësim për qëndrimin e Francës ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në prag të samitit të marsit.
Një zyrtar i lartë europian, duke folur në kushte anonimiteti, ka zbuluar se Franca nuk është mjaftuar vetëm me ndryshimin e metodologjisë së zgjerimit, por ka vendosur si kusht edhe zgjidhjen e çështjes së azilkërkuesve.
“Franca ka vënë si kusht për të tërhequr veton ndaj negociatave me Shqipërinë riatdhesimin e të gjithë azilkërkuesve nga vendi i vogël i Ballkanit Perëndimor”, shkruan gazeta e njohur europiane “Euractiv”. “Zyrtarë të lartë në Bruksel bëjnë të ditur se Parisi pritet të kërkojë nënshkrimin e një dokumenti dypalësh për rikthimin e azilkërkuesve në vendin e tyre”, thekson gazeta.
Lajmi është konfirmuar më pas edhe nga agjencia e lajmeve “Balkan Insight”, e cila po ashtu citon zyrtarë të lartë të BE-së. Sipas kësaj agjencie, të njëjtit shqetësim i është bashkuar edhe Holanda, e cila po ashtu kërkon që qeveria shqiptare të riatdhesojë azilkërkuesit.
“Zyrtarët e BE-së thonë se Shqipëria e ka më të vështirë të marrë dritën jeshile për bisedimet, pasi Franca dhe Holanda kanë kushtëzuar dhënien e dritës jeshile për negociatat vetëm nëse Tirana nënshkruan një marrëveshje për riatdhesimin e azilkërkuesve”, shkruan “Balkan Insight”.
Ajo thekson se pasi Komisioni Europian propozoi metodologjinë e re të zgjerimit, Parisi ka të ngjarë të mbajë një qëndrim më të “butë”, por se kërkon paralelisht që Shqipëria të angazhohet për çështjen e azilkërkuesve.
Në tetor, Franca bllokoi fillimin e negociatave zyrtare të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kundër dëshirave të shumicës së anëtarëve të tjerë të BE-së.
Në konferencën e pëbashkët me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidenti francez, Emmanuel Macron konfirmoi se qëndrimi i Parisit për të mos hapur negociatat as me Shqipërinë dhe as me Maqedoninë e Veriut lidhet me kërkesat e larta të azilkërkuesve shqiptarë në Francë.
Në konferencën për shtyp pas takimit me Angela Merkel në Tulusë, Macron e cilësoi absurd faktin që vendet që dëshirojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian, para se të nisin negociatat marrin lëvizjen e lirë në vendet e Unionit.
“Është e vështirë ti shpjegoj francezëve që do ti hapin negociatat Shqipërisë sepse Shqipëria cilësohet si një vend i sigurt dhe nuk mund ta shpejtoj pse kemi probleme me azilkërkuesit nga një vend i sigurt. Nuk mund të bëj gjëra që francezët e kanë të pamundur ta kuptojnë”, tha Macron.
“Kemi gjëra të tjera për të përfunduar më pas të hapim negociatat. Mendoj që duhet të reformojmë edhe procedurën e anëtarësimit dhe të hapjes së negociatave, sepse ka shumë gjëra absurde, si shembull kemi lëvizjen e lirë përpara se të hapen negociatat. Kemi lëvizjen e lirë me Shqipërinë pa hapur negociatat dhe kjo është njëlloj marrëdhënie e çuditshme. Në mirëbesim kemi dhënë lëvizjen e lirë dhe kemi mijëra e mijëra persona që kërkojnë azil këtej”, deklaroi ai.
Natasha Wunsch, eksperte e Integrimit Europian në Bruksel thotë se metodologjia e re e Komisionit Europian për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pritet të jetë një shtysë e madhe për Francë, sidomos sepse i ofron mundësi vendeve anëetare të jenë pjesë dhe të kushtëzojnë procesin.
“Metodologjia e re i hap rrugën mbikëqyrjes politike nga shtetet anëtare, dhe duke theksuar kthyeshmërinë e negociatave. Prandaj mendoj se metodologjia e rishikuar është një shans i mirë për të nxitur Francën, dhe posaçërisht Presidentin Francez Macron, të pranojnë hapjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin në samitin e ardhshëm BE-Ballkan Perëndimor në maj”, shprehet ajo në një intervistë me “European Western Balkans”.
Por një nga shqetësimet e ekspertëve pas prezantimit të kësaj metogologjie ka qënë se vendet anëtare mund të vendosin ta kushtëzojnë procesin e integrimit për shkak të interesave të tyre të brendshme që nuk lidhen me unionin.
Franca dhe Holanda kanë ngritur prej kohësh shqetësime për emigrantët shqiptarë, Parisi për shkak të radhëve të azilkërkuesve dhe Amsterdami për shkak të rritjes së kriminalitetit shqiptar. Ky i fundit pat kërkuar madje një vit më parë edhe pezullimin e liberalizmit të vizave për Shqipërinë, kërkesë që u refuzua nga Komisioni Europian.
Franca ndërkohë vëren hapa pas për shkak të numrit të madh të azilkërkuesve pasi shqiptarët janë të dytët pas afganëve.
Në 2015 pati një fluks të pashembullt të shtetasve shqiptarë që aplikuan për azil kryesisht në Gjermani e Francë. Kjo detyroi autoritetet vendeve të prekura që të shtojnë komunikimin me Tiranën për të parandaluar këtë fenomen.
Menjëherë nisi një fushatë informimi edhe nga Bashkimi Europian, ku theksohej se Shqipëria bënte pjesë tek vendet e origjinës të sigurta dhe shtetasit e saj nuk mund të përfitonin azil. Megjithatë, fenomeni vazhdon ende, ndonëse jo në përmasat e 2015.
Sa shqiptarë kërkojnë azil në vendet e BE-së?
Shqipëria ua ka kaluar edhe vendeve në gjendje lufte për aplikimet për azil në Bashkimin Europian. Në gjashtë muajt e parë të vitit që lamë pas, vendi ynë ishte i pari në botë për kërkesat për azil në vendet e BE në raport me popullsinë. Për shkak të politikave sociale, destinacioni kryesor i shqiptarëve ka qenë Franca, ku janë paraqitur gati gjysma e totalit të kërkesave për azil. Në gjashtë muajt e parë të 2019-ës, 4,335 shqiptarë kanë aplikuar për azil në shtetin francez.
Sipas përllogaritjeve, 2000 shqiptarë në muaj kanë bërë kërkesa për azil gjatë vitit 2019. Në 6 muajt e parë të vitit janë larguar mesatarisht për çdo 100 mijë banorë 55 shqiptarë.
Thuajse me dy herë më pak aplikime se Shqipëria renditet Siria, ku sipas përllogaritjeve, duke u bazuar në numrin e popullsisë, kanë aplikuar për azil mesatarisht 29 sirianë për çdo 100 mijë banorë.
Megjithëse pritshmëritë ishin që numri i azilkërkuesve të binte për shkak të refuzimeve, të dhënat nga Eurostat tregojnë se numri i shqiptarëve që duan të lënë vendin është rritur në vitin 2019. Për më tepër, nga Shqipëria ka patur 10,680 kërkesa në të gjithë BE-në. Kjo do të thotë që, që nga fillimi i vit, mesatarisht 1780 shqiptarë janë larguar nga vendi çdo muaj.
Pas Francës, shteti i dytë me numrin më të madh të azilkërkuesve shqiptarë është Mbretëria e Bashkuar, ku 1870 persona janë regjistruar për aplikime në gjashtë muajt e parë të 2019, pasuar nga Greqia me 1480 kërkesa për azil dhe Italia me 830. Gjermania prej kohësh është shndërruar në një destinacion më pak të preferueshëm, pasi shanset për të marrë një përgjigje pozitive janë të shumë herë më të ulëta.
Për gjashtë muajt e parë të vitit 2019, të dhënat nga Eurostat tregojnë se vetëm 850 shqiptarë kanë aplikuar për azil në Gjermani, pasi shqiptarët preferojnë të emigrojnë drejt ekonomisë më të madhe të BE-së nëpërmjet kontratave të punës.(gazeta SI)
Oooo riatdhesoni sa te doni per Shqiperine dhe gjithe ballkanin perendimor eshte vendosur ta kthejne ne vend per te pritur emigrantet per te shpetuar BE nga vala e emigrimeve.Dhe Serbia do te jete vendi lider ne rajon sipas BE-se.Ne shqiptaret populli nenkuptoj duhet te ndalojme Ramen nga ky plan i zi per Kombin Tone.
sa keq me qen korrak,te gjithe piso me [kuc e mac ]ne Albaniston……………….gezuar ramazonin!
Normal,shqiptaret nuk jane as zezak as arab, prandaj franca nuk i do se integrohen shpejt shqiptaret edhe i dallin rrenat politikbereseve franceze per popullin shqiptar!
Allez ka vende tjera po aq interesante frankofone a jo, o shqipe ! Pervoni luxemburgun monacon e sviceren a belgjiken afer perdryshe kanada qe kerkon punetore cdo here!
Po si shqiptare edhe ma mire iu dell me shkue ne vendet si katar barhein ku rrogat jane ma te mira! Po duhet te dini anglisht.
Rama do ta firmose nje gje te tille per riatdhesimin e azilkerkuesve edhe pse e di qe ajo eshte nje mashtrim nga ana e Frances.Franca nuk e do Shqiperine ne BE.Franca e ka trembur Ramen sepse mund te nxjerre lajmin se Rama ka qene arrestuar ne France per trafik ikonash.
IDJOT!
Te hiqet gjuha frenge nga shkollat dhe universitetet! Nuk ka pse paguhet nga taksat e shqiptareve nje gjuhe qe ne 99% te rasteve nuk i hyn ne pune njeriu! Leke te humbura. Kohe e humbur nga nje vend i varfer qe nuk e ka luksin te shperdoroje fonde. Ndryshe nga anglishtja qe dominon boten, shkencen, komunikimin dhe kulturen aktuale te te gjithe rruzullit dhe qe shihet si investimenti konkret strategjik tek gjeneratat e reja. Nese Franca apo kushdo vend tjeter do mesimin e gjuhes se vendit te tij, le ta financoje vete dhe te jete fakultative per nxenesit.
Reciprocitet ashtu si francezet qe jane pragmatike dhe te pameshirshem.
Ju ftoj te gjitheve te hapim nje debat publik mbi argumentin.
ky morri i vogel i frances, e paska personale me shqiperine me duket, ky paska qejf me shume zezaket dhe arabet sesa racen e bardhe., franca eshte bere si arabia, ngado qe te shkosh vetem arabe dhe zezake shikon, mbas 50 vjetesh , francezet do te jene minoritet ne vendin e tyre.
Qendrimi francez per emigrantet shqiptar duket I drejte dhe logjik. Statistikat tregojne se ata qe kerkojne strehim Jane te pashkolluar, pa zanat dhe pa njohje te gjuhes. Perse I duhen Frances apo gjermanise keta njerez? Koha e dyndjeve ka ikur. Tani vende si Gjermania apo kanadaja ofrojne politika punesimi, kush I plotson keto kerkesa ok, le te shkoje. Kush nuk I plotson, le te kaverdiset ketu si gjithe te tjeret.
Po pse? Xaxet dhe mjeker-qime-sumcet e Afrikes qe e kane mbytur Francen mos shkojne gje me mastera dhe doktoratura?!
Po Arabet dhe Zezaket perse i duhen Frances? Shqiptaret jane te zote dhe te zgjuar ecin perpara dhe jo te krijojne lagje ghetto ku nuk hyn dot policia. Franca na ka borxhe te pashlyheshme ne Shqiptareve
o edo lere kete makaronin , a si i thone, mos riatdheso asnjeri ,se per hall kane ikur njerezit jo ,per mall. shqipetaret kane ikur pa viza, e pa dokumenta , dhe i dolen zot vetes ,edhe pa qene ne be. shqiptari sic thote nje komentues ketu, eshte njeri qe integrohet shpejt ,ne cdo ambient ,punon , i ploteson kushtet vetes, atje ku shkon se ka karakter, nuk jane si ato racat e mbaruara te zinje,araber,etj etj. qe vene per te ngrene nje tas me fasule, se aq konceptojne disa rraca. kurse shqiptari vete per lek, dhe per nje jete me normale. prandaj nuk na duan. duan ato racat e mbaruara , qe ti perdorin per qejfet e tyre keta pederasta
Kjo ne fakt eshte nje gje shume e e mire per Shqiperine. Azilkerkuesit duhet te riatdhesohen nga gjithe bota jo vetem nga Franca e Hollanda. Shqiperia po bie demografikisht dhe nuk ka interes ti iki riniasidomos kur nuk ka me arsye politike apo te tjera per te kerkuar strehim ne e vendet e huaja dhe te gjithe e dine qe azilkerkuesit shqiptare s’jane gje tjeter vecse emigrant ekonomik. Si te tille le te applikojne per vende pune dhe te marrin viza si punonjes me kontrata pune. Franca dhe Hollanda le te investojne per hapje vendesh pune ne Shqiperi dhe keshtu e zgjidhin problemin ne menyre te qendrueshme dhe afatgjat. Le te hapin dege te korporatave te tyre prodhuese ne Shqiperi, keshtu shtojne biznesin duke zgjeruar edhe tregun.
Makron i shërben rusisē, nuk e do BE- nê dhe dihej që do të nxjerrē pretekse edhe nê rast se têrhiqen azil kërkuesit por pse duhet shkuar në francë ,vend jo miqêsor me shqiptarēt kur ka mundësi më të mira për tu punêsuar e jetuar me dinjitet ?!
Duhet të bëjmë protesta për largimin e Edi Rames brenda 24 oreve politikan i cili ka frike të votohet .
Pse nuk vendoset kusht shtrimi rrugeve, pse nuk vendoset kusht uje pishem në Tiranë pse nuk vendoset kusht për të bere zgjedhje të reja me parlamentin me të dobet të shqiperise ku arrin para edhe ata që largohen. Nese BE nuk na do mos shkojme fare në BE ! Absolutisht pasi edhe UK doli të na liberalizoje USA tregun nqs na don pse të mos bejme referendum për bashkim kombetar ! Gati për lufte ! Ma mirë të shuhem ama ta shuajme ket faktor Serb me Balkan na ka qa karin rrac qirat !
litari qe la pas PD, mavri ishin edhe me pare po sa iku PD nga pushteti me bilbil sikurse me ambasadat u turren njerezit me te drejte per jashte, sidomos bastionet e PD ne veri, tani franca plehra le tu refuzoje azilin dhe ti sjelli vete dhe Edi te mos paguaje fare per rikthimin, ne BE do gjejne sebepe te tjera pastaj, nuk na do franca e qelbur se eshte me sllavet ne rajon dhe rusin, po na rrofte amerika se te qe per BE do perfundonim keq e me keq. Prandaj duvane Amerikes, te bejme shtet dhe reciprocitet me plehrat e evropes qe nuk na duan, lidhje me disa prej tyre vetem si Gjermania, Austria, Britania, Italia etj se te jete per Hollandra dhe plehra te tjera, ne vendnumero do rrime
Nuk arrij te kuptoj pse nuk neneshkruhen.merr fund historia e azilit nga shqiperia.Tani azil kerkojne vetem idiotet.