Operacioni Forca e Ligjit punën për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, si dhe për sekuestrimin e pasurisë në kushtet e emergjencës.
Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:
– O. J., banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, në bashkëpunim”;
– P. S., banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.
Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Po në përmbushje të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ, OFL vijon veprimet e pandërprera, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe, duke kryer veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.
Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.
Politikanëve kur do tu shkoje OFL ? Keta grabitqaret e vegjel nuk do te kishin guxuar kurre pa nje bashkepunim te ndersjellte. Pse nuk ka korrupsion ne kompanite private ? Pse nuk ka korrupsion ne zyrat e te huajve ne Shqiperi edhe pse punojne shume shqiptare? Ne nje ambjent qe nuk ka korrupsion “nga koka” nuk guxon ti shkoje mendja dikujt neper zyra per ta filluar i pari.
Per politikanet nuk eshte lejuar as Vetingu, as SPAK-u, as OFL.
Goditjet e deritanishme nuk i sherbejne sherimit nga kanceri, por hiqen vetem disa metastaza kuturru duke e lene te semurin prape te vdese.
ej, a ka kthy njeri pergjigje deri tani??? Nga kto qe kane 48 ore kohe,a ka kthy njeri pergjigje? U bera kurioz.