Petro Koçi: Meta flet si të “fortët” e lagjes, nuk i shkon një presidenti

13 Shkurt 2020, 14:33Politika TEMA

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi e akuzoi Presidentin e Republikës, Ilir Meta se përdor një gjuhë që nuk i shkon përshtat për postin që ka.

Referuar deklaratave të Metës për paketën “Anti-KÇK”, Koçi e krahasoi gjuhën e Metës me atë të “të fortit” të lagjes. Ai tha në Vizion Plus se kreu i shtetit e mendon Presidencën si organizatë.

“Edhe Metës i kanë thënë shpesh që të vetëdorëzohet dhe nuk e ka bërë. 

Deklaratat e presidentit janë deklarata me një gjuhë që zakonisht e kanë të fortët e lagjes ose këta të fortët që ka në objekt pune OFL. 

Kjo është gjuhë dhune, gjuhë rezistence militare gjë që nuk i shkon një Presidenti Republike. 

Edhe kur thotë kala, Presidenca nuk është organizatë, është një institucion që ka Presidenti i Republikës. Nuk është një institucion kolektiv. Ata të tjerët janë punonjës të zakonshëm të shtetit. 

Zoti Meta kështu i mendon gjërat, gjithmonë e mendon veten pjesë të një organizate”, deklaroi Koçi.

Ai komentoi edhe qëndrimin e opozitës për paketën “Anti-KÇK”. Sipas tij, ligjet që luftojnë krimin duhen mbështetur dhe jo atakuar ashtu siç bën opozita.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje