Aludimet për lidhje intime me zv.ministren, Manjani: Veglat gjinekologjike janë private. Sulmi publik me këto mjete më shumë paburrni sesa shantazh

14 Shkurt 2020, 14:27Politika TEMA

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shprehur keqardhje për deklaratat që ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca u detyrua të përgënjeshtrojë një thashethem se ka patur një lidhje intime me zv.ministren e Brendshme, Romina Kuko.

Në një shënim në facebook Manjani shprehet se veglat gjinekologjike janë private dhe se personat që e sulmojnë diplomatin e huaj po bëjnë një akt shantazhi.

Ndjehem thellësisht i keqardhur që shefi i Delegacionit të BE në Tiranë, detyrohet të përgënjeshtrojë një thashetheme aludues për jetën e Tij private.

Vijoj ti qëndroj mendimit që e kam shprehur dhe më parë se veglat gjinekologjike janë krejtësisht çështje private e çdo njeriu. Ky/kjo i/e fundit s’ka pse jep shpjegime askujt në publik se si i përdor ato.

Nga ana tjetër, ndyrsirllëku i sulmit publik me këto mjete më duket më shumë paburrni sesa shantazh.

Burrnia e kërkon që Sorecën dhe takëmin e tij, përfshi dhe Organizatën Politike Europiane që ai Përfaqëson, t’ja thuash drejt në sy kritikën që ke.

Soreca dhe organizata e cila e ka deleguar këtu, na kanë dëmtuar seriozisht dhe shumë rëndë dhe drejtpërdrejtë kur:

Lejuan kanabizimin e ekonomisë e kriminalizimin e shoqërisë. Vetëm një fjalë e tyre e ndalonte atë krim, por nuk e thanë.

Rekomanduan tre herë me radhë hapjen e negociatave, por raportet e tyre ishin aq të vërteta sa shtetet anëtare i hodhën në kosh. Gënjeshtra nuk është ndihmë.

Mbështeten dhe ende e bëjnë, më shumë sundimin e Bosit sesa të ligjit në këtë vend. E kam të pa mundur të mendoj sundim të ligjit, kur mbështetet Bosi të dhunojë Kushtetutën.

Kërkojnë luftë kundër korrupsionit, kur vetë dhanë modelin se si blihet një pronë pa tender e me çmim më të lartë se tregu. Shembull i keq ky sepse ju hoqi fytyrën për të folur për standard.

Ja për këto kërkohet një minimum burrnie për t’ja thënë Sorecës e cilitdo nga takëmi i tij. Ndershmërisht fare!

Por jo të merremi me sajesa nga jeta private. Nuk na duhet hiç ajo! Është koha e burrave!”, shkruan Manjani ne Facebook. (TemA)

3 komente në “Aludimet për lidhje intime me zv.ministren, Manjani: Veglat gjinekologjike janë private. Sulmi publik me këto mjete më shumë paburrni sesa shantazh”

  1. polja says:

    burri mencur ky, ik more , shih lsi se po shkermoqet ita dites.

  2. Manjani non erectile says:

    Ti nuk je as mashkull .Ti je vete adem o Manjan plehu. Prandaj gruaja jote po shkon shpesh nga qendra Toptani. Ty te kane shterur baterite.

  3. rripitipitytytyrripityty says:

    Manjan, po flasim per personazhe qe kane ndikim ne vendimmarrjen dhe jeten politike ne shqiperi, po flasim per nje ambasador te huaj qe shkon me nje funksionare te larte te shtetit pjese e partise ne pushtet, po flasim per nje ambasador te huaj qe akuzohet se mban linjen e qeverise, tani edhe lopa i ben 2 edhe 2 bashke ne kete histori. Sipas teje Klinton dhe Levinski i kishin veglat private apo jo, por nuk eshte ashtu ne cdo rast. Sepse video e perfolur nuk eshte se ekziston rreziku ti perdoret si shantazh vetem nga opozita, halli kryesor eshte qe i perdoret nga pozita ne pushtet si mjet presioni, dhe ky eshte edhe thelbi i shqetesimit, qe ky zoteria eshte i kapur nga partia ne pushtet dhe segmentet e saj qe punojne underground. Keto daljet e fundit te biondes dhe shkepesit mesa duket jane ne vazhden e tryezes se dialogut te pozites e opozites, ndoshta teme ka qene edhe video e famshme ku te dy palet kane rene dakord ta lene menjane si arme ne debatin politik, ose ndoshta pas disa ditesh Soreca do lajmeroje largimin per arsye te ngritjes ne detyre, who knows.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje