Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se vendi është në krizë të thellë dhe sipas tij e vetmja zgjidhje përballë një krizë totale është një parlament i dalë nga vota e lirë e shqiptarëve.
Në mbyllje të takimit me delegacionin e Venecias, Basha tha se ka ndarë me ta shqetësimin për problematikën që është rënduar nga viti në vit, sipas tij, që nga kapja e drejtësisë nga një qeveri që mbron e fsheh krimin.
“Vendi është në krizë të thellë, ilustrimi më i mirë janë lëvizjet e çoroditura të një pushteti që nuk pret për opinionin e Venecias, por forcon kapjen e shtetit, drejtësisë, kushtetueses.
Vendi është në kolaps, jeta dhe sigurua është e kërcënuar se shteti sot nuk është i shqiptarëve por i pushtetarëve të lidhur me kriminelët që kanë kapur zgjedhjet, bashkitë parlamentin, gjykatat, gjithçka.
Rruga e daljes është e qartë, të kemi parlament që është produkt i votës së qytetarëve.
Zgjidhja që kërkojmë nuk e duam për veten, sakrifikuam gjithçka për ti hapur rrugë zgjidhjet politike për shqiptarët, nëse pala tjetër do të vazhdojë të përdorë pushtetin e paligjshëm, paratë e krimit dhe të vërë interesat e pushtetit të vet dhe të krimineleve kundër shqiptarëve atëherë opozita me qytetarët do të marrin vendimet që i takojnë një shoqërie evropiane për tu përballur me një grusht njerëzisht që ka marrë peng vendin”– tha Basha. (TemA)
O,pinoku i vogjël,thuaji dhe piktorit……..”po bejmë sakrificë,,…hahaha!!!!!!Ju nuk jeni në gjëndje të jetoni dot një ditë,pa Shqipërinë dhe skllevërit shqiptar!!!!Do vijë dita o shkërdhata,që populli ,qe ju keni tallur trapin,do tju shkërdhej robtë!!!Ju mire që vidhni e vrisni,por dhe të ofendoni inteligjencën!!!!Zagar,pisa…