Rama: Nga sot gjyqtarët mund të arrestohen, ligji që miratuam dje është goditja më e fortë ndaj krimit

13 Shkurt 2020, 22:37Politika TEMA

Kryeministri Rama ka thënë mbrëmjen e sotme se me ligjin e ri të kaluar dje në Kuvend, gjyqtarët e korruptuara dhe të lidhur me krimin mund të arrestohen.

I ftuar në emisionin Opinion, Rama ka thënë se me qeverinë e re të drejtësisë gjyqtarët që japin vendime skandaloze do të shkojnë në burg. Sipas tij ata janë në aleancë me KÇK-në.

“Këta kanë dalë nga zinxhirët, janë një bandë. Këta gjyqtarë dhe prokurorë thonë që nuk e kalojnë Vettingun, se nuk ka asnjë shans, ndaj dhe thonë të kapim, ç’të kapim.

Meqë qenka kështu, ata nuk mund të kapin ç’të kapin, pasi të fillon hetimi nga ILD dhe shkon direkt përpara gjyqit si gjyqtar apo prokuror i akuzuar për t’u dënuar me burg, sepse ke bashkëpunuar me krimin”, tha Rama.

Fevziu: Mund të arrestohet një gjykatës apo prokuror?

“100% arrestohet, nëse jep vendime skandaloze, siç ishte ai i gjyqtares që liroi atë. Me këtë ne kemi arritur t’iu japim mesazhin gjyqtarëve e prokurorëve “Mos guxoni të bënim më veprime të tilla”.

Deri dje kjo nuk bëhej dot, ishte e pamundur. Sot ka një emergjencë për ta çuar luftën kundër krimit në ekstrem.

Ligji special nuk merret me asgjë tjetër, përveçse me një gjë: je dënuar, sepse ke vrarë, ke shfrytëzuar vajza, ke trafikuar drogë. E ke kryer apo je duke e kryer dënimin, s’ka rëndësi.

Jo ne, po ti, jo shteti, po ti, do provosh që pasuria është burim i punës dhe jo i aktivitetit kriminal.

Këtë gjë ka bërë edhe Italia, kur ka shkatërruar mafien. Ne e kemi një ligj ‘anti-mafia’, që është më i egër se ky, por me kë të funksiononte ai, me KÇK.

Kjo është shpallja më ekstreme e luftës ndaj krimit të organizuar”, tha kryeministri.

4 komente në “Rama: Nga sot gjyqtarët mund të arrestohen, ligji që miratuam dje është goditja më e fortë ndaj krimit”

  1. Tironsi says:

    I madh je,ate qe bene ti asnje burre shteti nuk e bene,te perballosh nje tufe qensh me ne krye nje bushter,si ajo Lala.E meriton plotesisht fitoren ne 2021qe te na shpetosh nga qent e rruges.

  2. Lanabregesi says:

    Ham ham,I ndigjuat analistat si lehnin te Fevziu,tamam spectakel,na kane kenoq shume vallahi,pale ajo bushtra,ajo ishte fenomen.Kur te vesh ne zgjedhjet e 2021 Edi dil per nat para ketyre qenve analist,te siguroj qe do fitosh.

  3. SPAKTAKU says:

    Krimiinistri i krimit shoki i sal berishes jep leksione per drejtesine.
    =
    Ramen e Meten e heton SPAK -u i rammetberisherucit, kurse ju mospaguesit e dritave ju heton OFL

    =
    Ja pra fytyra e vertete e nje engjulli politikan me cilesi kriminale.

  4. 5 STARS says:

    Arrestoni gjyqtaret Artan Gjermeni, Albert Mece, Prokuror Julian Zonja etj…Jane te INKRIMINUAR deri ne palce.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje