Dhëndri i Berishës ndërtues në kompleksin 20 mln euro, reagon Balla: E vërteta vonon, por s’harron. Drejtësia e re duhet ta hetojë plotësisht

14 Shkurt 2020, 14:45Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka reaguar pasi në media janë publikuar dokumente se si dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi bëhet ndërtues i një kompleksi pallatesh, i cili kap vlerën 20 milionë euro.

Në një shënim në facebook Balla shprehet se “në vitin 2012 qeveria e Sali Berishës privatizonte kompleksin “Partizani” tek disa persona të përfaqësuar nga dhëndri i tij Jamarbër Malltezi”.

Ndërkohë prej dy ditësh, vijon Balla në postimin e tij, mediat kanë publikuar dokumente të reja që tashmë konfirmojnë se bashkëshorti i vajzës së Sali Berishës zotëron tashmë 35% të gjithë kompleksit të pallateve të ndërtuar mbi fushat e futbollit.

Teksa bën thirrrje që drejtësia e re duhet ta hetojë plotësisht këtë rast korruptiv, Balla shprehet se e ka denoncuar këtë akt të rëndë korruptiv në atë kohë për shumë ditë me radhë, duke publikuar të gjithë dokumentacionin.

“Me 35 mijë lekë familja e Sali Berishës merr 1/3 e një kompleksi prej 20 milionë Eurosh, shtatë vite pasi qeveria e Sali Berishës i “falte” fushat e futbollit të kompleksit “Partizani” në qendër të Tiranës.

Kush mendon se akuzat për korrupsion gjatë kohës në opozitë i kam patur vetëm pjesë të retorikës politike, e ka shumë gabim. E vërteta vonon, por nuk harron!

Drejtësia e re duhet ta hetojë plotësisht!

Në vitin 2012 qeveria e Sali Berishës privatizonte kompleksin “Partizani” tek disa persona të përfaqësuar nga dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. E kam denoncuar këtë akt të të rëndë korruptiv në atë kohë për shumë ditë me radhë, duke publikuar të gjithë dokumentacionin. Madje mu desh të përballem me salinjtë edhe ne Gjykatë për këtë dosje korruptive.

Prej dy ditësh mediat kanë publikuar dokumenta të reja që tashmë konfirmojnë se bashkëshorti i vajzës së Sali Berishës zotëron tashmë 35% të gjithë kompleksit të pallateve të ndërtuar mbi fushat e futbollit.

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Jamarbër Malltezi është shtuar si aksioner me 35 % tek kompania “Homeplane” në dhjetor të vitit 2018, me kontribut 35 mijë lekë. Por sipas dokumentave të publikuara nga media “familjari i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi i ka blerë këto aksione në 23 janar të vitit 2014, pra shumë më herët sesa regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Ai nuk e ka regjistruar kontratën në QKB, për të qëndruar i fshehur si ndërtues”… “Kompania “Homeplan” në bashkëpunim me “Kontakt” kanë aplikuar për një leje zhvillimore për ndërtimin e një kompleksi pallatesh, tek zona e ish Kompleksit Partizani, pas Inxhinierisë së Ndërtimit. Leja zhvillimore është zbardhur nga Bashkia e Tiranës në 18 gusht 2013 dhe vetëm pas 6 muajsh pas nisjes së punimeve, Jamarbër Malltezi futet si aksioner i këtij pallati ndërtimi”, ka zbuluar gazeta Shqip.”- shkruan Balla.

Më poshtë shikoni dokumentacionin e plotë ku dhëndri i Berishës është aksioner i një kompleksi pallatesh, i cili kap vlerën 20 milionë euro. (TemA)

KLIKO KETU PER TE PARE DOKUMENTET 

9 komente në “Dhëndri i Berishës ndërtues në kompleksin 20 mln euro, reagon Balla: E vërteta vonon, por s’harron. Drejtësia e re duhet ta hetojë plotësisht”

  1. albi says:

    nderroje linkun e PDF o Loni….

    1. SPAKtaku says:

      Tualanti ka shumë të drejtë?! A ka ngelur ndonjë formular nga OFL edhe për Tualetin e PS se?

    2. Tarasi says:

      Politikanet e kanë rrjepur Shqipërinë.. Trafikantët kanë sjellë lekë në Shqipëri.. Ky është ndryshimi

  2. Denis Progri says:

    Kjo familje gangsteresh mbi te cilen rendojne nje seri vrasjesh, grabitjesh pronash publike vazhdon te shijoje e qete gjithshka qe ka vjedhur dhe Drejtesia ben sehir. Hetoni keta larro dhendure dhe do arrini te leket/pronat e vjedhura nga familja kriminale Brekeskisha. Burg perjete Vicidolisteve tribale dhe sojit dhe serselese se tyre.

  3. Ce says:

    Jo vetem kete rast por dhe rastin kur motra dhe vellezer nga Kukesi te Mul horrit marin shtepi nga enti i banesave Sarande me urdher te Kryegangsterit te pd leshelise Flamur Herman Geringut kur ishte drejtor i Entit te banesave

  4. Edi Durres says:

    Pse,kot u martu me burr shijaksi,qe mos ja shofi hajrin?Kryqezime frankenshtajnesh..

  5. Pyka says:

    O Balla,o kokëtul,mbete duke bërë politikë!!!!!Salën aty e ke patur,apo kërkon “të trëmbësh,,popullin…..

  6. Atdhetari says:

    Prandaj pjesa Dërmuese e Shqiptarëve Nuk Shpreson te a’SPAK. Nqs a’SPAK do të bënte Realisht Detyrën më të cilën është Vlerësuar dhe Shpresuar QË TË GJITHË Pushtetarët, Deputetët, Ministrat, Gjykatës e Prokurorë e deri tek Shoferi apo Pastruesit të Tyre DO TË DRIDHESHIN! Prandaj del Berisha, Nano, Meta, Rama, Basha (MEGJITHË ESKORTAT E TYRE DEPUTETE, MINISTRA, PREFEKTË, KRYETAR BASHKIE, DREJTORË), ç’do ditë në TV apo Gazeta, sepse e dinë Fort mirë Kush është a’SPAK për ta. Pasuria e PaJustifikuar dhe Vjedhja Galopante për 28 Vite nga këta BANDITA pa gabuar dhe më bindje të plotë NDËRTOHEJ NJË SHQIPËRI TJETËR.

  7. Rromes says:

    Iko mut muti na falni per fjalorin.nga njera ane titi imones qe flet nga ana tjeter saljani nga ana tjeter taulanti. Mashtusa jeni te gjith.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje