Thaçi: Jemi të përkushtuar për të arritur marrëveshje me Serbinë

15 Shkurt 2020, 16:44Rajoni TEMA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se Kosova është e përkushtuar që të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Këto deklarata ai i bëri në një postim në rrjetin social Twitter, ku njoftoi se në Mynih të Gjermanisë është takuar me ushtruesin e detyrës së ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Philip Reeker.

Presidenti Thaçi u shpreh se vetëm përmes dialogut mund të ketë paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Diskutim i mirë me ndihmës-sekretarin, Phil Reeker. E falënderova atë për mbështetjen e SHBA-së që i jep Kosovës dhe konfirmova përkushtimin tonë për arritjen e marrëveshjes finale për njohje nga Serbia. Dialogu është mënyra e vetme që siguron paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Twitter.

Presidenti Thaçi, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti po marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Në mesin e burrështetasve që po marrin pjesë në këtë ngjarje është edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

2 komente në “Thaçi: Jemi të përkushtuar për të arritur marrëveshje me Serbinë”

  1. Kuq e zi says:

    O hashim mos e perserit kaq shpesh kete fraze
    Sepse nuk u clirua serbia nga kosova por kosova nga serbia
    Ky vullneti yt kaq i madh nuk reflekton ne popull sepse nuk i kane asnje borxh atij shteti por thene kaq shpesh con ne perfundim qe ti personalisht u je borxhli atyre

  2. Koli says:

    Ju intereson te gjitheve Vucicit dhe Dacicit si ish-ministra te Milloshevicit po edhe Thacit dhe Haradinajt si te akuzuar nga Gjykata Speciale.Sa me shpejt ta beni dhe ne dem te Kosoves aq me mire se mbyllni telashet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje