Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të shtunë në Montefiascone, në provincën e Viterbo, ku një shqiptare e quajtur Aurora Grazini, vetëm shtatëmbëdhjetë vjeç, u gjet e vdekur në shtratin e prindërve.
Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm pak orë pasi ajo la ambientet e spitalit Belcolle pasi kishte shkuar për shkak se nuk ndihej mirë.
Megjithëse familjarët kanë njoftuar menjëherë ambulancën, ndërhyrja ka qenë tepër vonë pasi 17-vjeçarja kishte ndërruar jetë.
Ndërkohë vdekja misterioze e 17-vjeçares ka bërë që Policia dhe prokurori publik i Viterbo të nisin hetimet për të zbardhur të plota shkaqet e vdekjes së saj.
Trupi i vajzës është dërguar në morg dhe është vënë në dispozicion të mjekëve ligjor për të kryer ekspertizën.
“Zoti im jooooooooooooo, ishte e bukur si një lule. Ajo iku si një engjëll !! Joooooooooooooo prehu në paqe vajzë e ëmbël!!! “, është një nga shumë mesazhet që u shfaqën në profilin Facebook të vajzës nga të afërmit.
pertej tragjikes se vdekjes se vogelushes,titulli eshte i papershtatshem dhe djallzor a ndoshta dhe injorant!!!!
hapini syte per cka shkruani………..
O gazetar ne cilin shtet ka ndodhur njgjarja
Nuk e morem vesh se ne cilin shtet ka ndodhur ngjarja.Ngjarja vertete eshte e rende.Ngushellime familjes.
O Plug. Ta ka dhene emrin e qytetit, Viterbo. Nese nuk e di qe eshte ne Itali ,pyet gugellin ? dhe ta thote.
Lajm I hidhur. Vajza u prehte në paqe. Familjes zoti i dhente force te perballoje dhimbjen.
Ngushellime familjes.Ngjarje e rende dhe MOS I ndodhte kujt.Nuk I honeps shprehjet “O zot pse ndodhi.Ajo ishte e bukur.D.m.th Po te mos ishte e bukur nuk do te ndjente te njejten dhimbje .Apo e kam gabim.Media duhet te pushoje se promovuari ndjenjat mbi bazen e paraqitjes se jashtme dhe pasi personi iken nga kjo bote.Mjaft deme Jane bere keto 30 vjet promovimi I tyre per te gjallet.Brezat e pas 90 Jane shume larg brezave te para 90 persa I perket pasurise shpirterore.Mos e thelloni me shume hendekun se do tu bjere dhe juve ne koke.
Itali
Ne Itali. Ndersa titulli eshte tipik per plehrat e Meros. Klik Bait.
Ngjarja ka ndodhur ne provincen e Viterbos ,Itali.