Vlora Çitaku e kishte thënë para Albin Kurtit: Është koha që Serbia të çlirohet nga Kosova

15 Shkurt 2020, 17:26Rajoni TEMA

Të premten në Mynih të Gjermanisë në një panel të përbashkët janë përballur kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic.

Në fjalimin e tij, Kurti kishte folur edhe për normalizimin final të raporteve Prishtinë-Beograd. Sipas kreut të Lëvizjes Vetëvendosje fuqitë ndërkombëtare e kishin ndihmuar Kosovën që të çlirohej nga Serbia meqë ishte e pushtuar, ndërsa tashmë thoshte se tashmë është koha që “Serbia duhet të çlirohet nga Kosova”. Sipas tij sa më parë të ndodhte një gjë e tillë, aq më mirë për të dy shtetet dhe rajonin.

Deklarimet e Kurtit të bëra në atë panel e kishin bërë gjiron në rrjetet sociale dhe gjithashtu kishin nervozuar Vuçiqin i cili donte t’i kundërpërgjigjej menjëherë, megjithatë drejtuesja e panelit nuk ia ka dhënë fjalën.

Megjithatë frazën se “Serbia duhet të çlirohet nga Kosova” e kishte përdorur e para ambasadorja e Republikës së Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, gjatë një fjalimi të mbajtur në Kombet e Bashkuara më 7 shkurt të vitit 2019, raporton Gazeta Express.

“Të dashur anëtarë të Këshillit , është koha që Serbia të çlirohet nga Kosova”, kishte thënë Çitaku në vitin 2019, duke rikujtuar gjithashtu çlirimin e Kosovës nga Serbia në vitin 1999.

3 komente në “Vlora Çitaku e kishte thënë para Albin Kurtit: Është koha që Serbia të çlirohet nga Kosova”

  1. Tironsi says:

    Eh mer shqiptar prej Kosove,duket se kadal kadal po ju vijne ment,kujtoni se politika behet nga njerez si Bukshkala dhe njefare juristi me emrin Pallaska,merni shembull dhe mesoni nga nje diplomate brilante si Vlora Citaku.Do isha I lumtur ta shikoja nje dite ministre te jashteme ne Shqiperi.

  2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Për mua si Gopist Tironc
    diku gjetkë qëndron çudia:
    Si paska bërë “gjiro në rrjet”?!
    Kush’di sa i paska marrë uria!
    .

  3. Shqiptar Kosove says:

    vigani ukshin hoti është autor i kësaj fjalie, e ritheksuar te kadareja, dhe znj. vlora por edhe zv. ministri shqiptar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje