"Konferenca e Donatorëve për tërmetin", krerët e Ballkanit Perëndimor darkë pune në Bruksel

16 Shkurt 2020, 18:21Politika TEMA

Udhëheqësit politikë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor pasditen e së dielës pritet të takohen në Bruksel, një ditë para se të mbahen Konferenca e Donatorëve për fondet që pritet t’i akordohen vendit tonë, mbi pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, disa ditë më parë vendosi datën 16 shkurt për t’u mbledhur në një takim joformal me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe kryeministri kroat, Andrej Plenkovic, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës të BE-së.

Në këtë takim priten të jenë edhe Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, si dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Joseph Borrell.

Takimi mësohet se do të zhvillohet në formën e darkës së punës, është thirrur në kuadër të përgatitjeve për samitin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet më 6 maj në Zagreb.

Mediat e huaja raportojnë se edhe Franca ka zbutur së fundmi qëndrim përsa i përket vendimit për çeljen e negociatave të pranimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama, prej dy ditësh në Gjermani dhe Belgjikë, është shprehur optimist për sa i përket Konferencës së Donatorëve, ku shpresohet të jepet një shumë e përafërt me dëmet që la pas tërmeti.

1 komente në ““Konferenca e Donatorëve për tërmetin”, krerët e Ballkanit Perëndimor darkë pune në Bruksel”

  1. Anna says:

    O GJIGAND KU E FUTUR BIBININ E KOSOVES NE XHEP APO E KE FLAKUR JASHTE SE NE FOTO NUK PO E SHIKOJE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje