Cakaj takon Grlić-Radman: Shqipëria i ka përmbushur kushtet, presidenca kroate e vendosur për hapjen e negociatave

16 Shkurt 2020, 13:03Politika TEMA

Gjatë qëndrimit në Gjermani, Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman.

Tema kryesore e diskutimit të takimit ishte nisja e procesit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian për Shqipërinë, gjatë Presidencës Kroate.

Cakaj tha se “gjatë mandatit të saj, Presidenca Kroate po synon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

“U pajtuam se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet për të filluar procesin e bisedimeve për anëtarësim dhe tani është koha që BE ta gjejë ujdinë e brendshme për t’i dhënë shtysë të re procesit të zgjerimit në përgjithësi!”- shprehet Cakaj.

1 komente në “Cakaj takon Grlić-Radman: Shqipëria i ka përmbushur kushtet, presidenca kroate e vendosur për hapjen e negociatave”

  1. h says:

    Çfarë kushtesh ke plotësuar ti more “lazzarone” ?
    Keni bërë ligjin për të rivjedhur tokat e pronarëve për të disatën herë më zi se
    komunistët në ’45.Dhe këtë ti e quan si plotësim të kushteve,more PIS njeri ?
    Mbase i ke plotësuar për xhepin tënd dhe familjen tënde,more degjeneratë ?
    Poshtë hajdutët “me kushte të plotësuara”.
    Do protestoj para parlamentin e Strasburgut nëse pranohen PISAT në Evropë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje