Këlliçi anëtarëson FRPD në forumin e PPE, Basha: Të rinjtë janë shpresa për të triumfuar mbi çdo pengesë

16 Shkurt 2020, 11:53Politika TEMA
Këlliçi anëtarëson FRPD në forumin e PPE, Basha:

Forumi Rinor i Partisë Demokratike u anëtarësua në forumin zyrtar studentor të Partisë Popullore Europiane.

Lulzim Basha e përshëndeti anëtarësimin e FRPD-së në forumin zyrtar studentor të PPE.

Në një shënim në facebook kreu i PD, thekson se kjo është një mundësi e bukur për çdo të ri shqiptar, ndërsa shtoi se brezi i ri janë shpersa për të triumfuar mbi çdo pengesë.

“Përgëzime Forumit Rinor të Partisë Demokratike për anëtarësimin me të drejta të plota në bashkimin studentor të Partisë Popullore Europiane, familjen e madhe të EDS. 

Kjo është një mundësi e bukur për çdo të ri shqiptar që dëshiron të jetë pjesë e rrjetit studentor europian me të drejta të plota.

Të rinjtë janë shpresa, energjia dhe frymëzimi për të triumfuar mbi çdo pengesë e sfidë që kemi përpara. Sa më shumë mundësi për të rinjtë, aq më e mirë do të jetë e nesërmja. 

Krenar per FRPD, krenar për të rinjtë dhe të rejat e mekullueshme shqiptare!”-shkruan Basha. (TemA)

4 komente në “Këlliçi anëtarëson FRPD në forumin e PPE, Basha: Të rinjtë janë shpresa për të triumfuar mbi çdo pengesë”

  1. DR PR HOXHE MYTEBERI says:

    Urime! Dhente Zoti, te mos kene mendjen e krimineleve te PD, dhe te Zigur Qarrit.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Jesus, more Salianja…

  3. pjeter says:

    E thote Basha,nje i ri i plakur i politikes shqiptare,shume premruese uhet te jete.

  4. OLIMPIA says:

    Kellici i ,,molotoveve,,mbi kryeminstri…Perendimi vazhdon lojen e pandereshme me SHQIPERINE..Perfytyro nje te ri te PPE te hedhe ,,molotov,, mbi BUNDESTAG…Cfare ironie e ndyre….barbaret e PD …pjese e PPE ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje