Merr leje nga FIFA, një shqiptar zgjedh përfaqësuesen e Malajzisë

17 Shkurt 2020, 17:21Sport TEMA

Liridon Krasniqi merr lejen nga FIFA për të luajtur edhe në ndeshjet zyrtare me kombëtaren e Malajzisë. Në bazë të kërkesës së Federatës së Futbollit dhe vetë futbollistit drejtuar Departamentit të Statusit të lojtarit në FIFA për aktivizim dhe federim me ekipin kombëtar aziatik, FIFA ka dhënë miratimin përfundimtar që Krasniqi të mund të luajë për Malajzinë.

Mesfushori me tipare sulmuese, 28-vjeçari, i Jehor DT në Superligën e Malajzisë, ende nuk ka luajtur për asnjë ekip kombëtar në ndeshje zyrtare, ku ka vetëm dy paraqitje për ekipin kombëtar U-21 të Shqipërisë në të kaluarën, ndërsa më pas ka qenë i grumbulluar edhe tek Kosova. Krasniqi javë më parë pasaportën e vendit aziatik, pasi ka luajtur për pesë vjet në këtë shtet.

Ai u transferua te Kedah FA në fillim të vitit 2015, më pas luajti edhe për Melaka Utd, para se t’i bashkohej Jehor DT në fund të vitit të kaluar.

“Liridoni e ka marrë lejen e FIFA-s dhe tani do ta llogarisim atë në listën e skuadrës sonë kombëtare për fazën e dytë të kualifikueseve  të Botërorit 2022”, ka deklaruar zëvendës-presidenti i Federatës së Futbollit të Malajzisë, Yussoff Mahadi.

’Sidoqoftë, nevojitet edhe aprovimi i trajnerit të Malajzisë, Cheng Hoe për të luajtur me ekipin kombëtar. Lojtari do të vlerësohet në bazë të paraqitjeve të tij dhe më pas do të ftohet nëse bind trajnerin Cheng Hoe”, përfundoi Mahadi.

2 komente në “Merr leje nga FIFA, një shqiptar zgjedh përfaqësuesen e Malajzisë”

  1. ''..........nese gervish sado pak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vedi''[thene kjo nga nje myslimon analist] says:

    endra e arabit shqipfoles behet rrealitet…………..gezuar ramazonin!

    1. mk says:

      Koment racist dhe per te ardhur keq. Komentet nuk duhen te jene vetem per te shfaqur urrejtje vetem pasiqe mund te shkruash si anonim.
      Krasniqi luan prej 5 vitesh ne ate vend dhe donte me cdo kusht te luante per Kosoven a Shqiperine. Fatkeqesisht, siq duket ai nuk ishte mjafueshuem i mire per asnjeren dhe vendosi te luaj per vendin ku kishte mjaft sukses dhe respektohet shume. Cka ka te keqe ketu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje