Meta: Mazhoranca ofendoi rëndë Komisionin e Venecias, unë s’do lejoj instalimin e një grushti shteti. Jam në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë

17 Shkurt 2020, 12:11Politika TEMA

Ilir Meta tha se me ndryshimin e ligjit që i heq kompetencat presidentit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, mazhoranca fyeu rëndë Komisionin e Venecias.

Gjatë deklaratës për median Meta foli për një grusht shteti nga ana e mazhorancës, të cilin presidenti u zotua se nuk do ta lejojë.

“Fyerje e rëndë që i bëhet komisionit të Venecias, dhe ambasadorëve që i dolën në krah mazhorancës për të kërkuar mendimin e komisionit të Venecias.

Komisionit të Venecias u keqpërdor në këtë mënyrë nga mazhoranca, në funksion të realizimit final të grushtit të shtetit.

Nuk do të pranojë instalimin e grushtit të shtetit, kthimin e Gjykatës Kushtetuese në një polici antikushtetuese PPP (polici, parti propagandë).

Bazuar në kërkesën e Kuvendit, Komisioni i Venecias se në datat 13-14 shkurt do vinte në Tiranë. kuvendi i Shqipërisë, në mënyrë e pabesë dhe të pamoralshme, disa orë para se të zhvillonte takimin me ta voton në seancë plenare ligjin e emërimeve kushtetuese me ndryshime, e ndryshon në errësirë të plotë, duke i dhënë përgjigje pyetjeve që kishte pyetur komisionin e Venecias.

Atentat i mazhorancës ndaj kushtetutës, me qëllim kontrollin e Kushtetutës. Kjo nuk do të pranohet kurrë nga Presidenti i Republikës. I kërkoj ndjesë komisionit të Venecias që u keqpërdor nga mazhoranca, në funksion për të mbuluar grushtin e shtetit.

Nuk do të lejojmë grushtin e shtetit, në një polici anti-kushtetuese të shtetit, P-P-P, do të marrë pjesë në seancë plenare të Komisionit të Venecias ku do të njohë të gjithë të pranishmit me fakte edhe më të rënda se këto të përpjekjes për të realizuar një grusht shtetit”, tha Meta.  (TemA)

5 komente në “Meta: Mazhoranca ofendoi rëndë Komisionin e Venecias, unë s’do lejoj instalimin e një grushti shteti. Jam në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë”

  1. Timi says:

    Ik mor hajdut muti….burgu te pret o katran!

  2. Stopi ropqirjos says:

    Sa her te vin verdall, hedh mickla ti presidenti jon me i urryer

  3. ariff says:

    Perpelitjet e fundit te KRYEHAJDUTIT te Ballkanit .

  4. Zen says:

    Po komisioni i Venecias nuk u ankua. Po ky çpati sot ? I ka ik petlla fare.

  5. loni says:

    Nuk ngeli komisioni i Venecias ta mbroje nje hajdut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje