Vendimet gjyqësore për lirimin me kusht të bosëve të krimit, të firmosura përgjatë 3 viteve të fundit, do të kalojnë në filtrin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Përmes një shkrese që mban datën 11 shkurt 2020, Artur Metani iu kërkon gjykatave e prokurorive, t’i vënë në dispozicion gjithë dosjet gjyqësore që kanë të bëjnë me lirimet me kusht.
Referuar shkresës së siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, iu lë afat 2 javë institucioneve që t’i vënë në dispozicion dokumentacionin e kërkuar.
“Në kuadër të inspektimit të nisur kërkojmë nga ana juaj, që brenda dy javësh nga marrja e njoftimit, të dërgohet pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, dokumentacioni me të dhënat e mëposhtme:
Dokumentacionin që pasqyron procedurën e caktimit të prokurorit, për secilën kërkesë lirimi me klusht.
Qëndrimi i mbajtur në seancë nga organi i akuzës si dhe ankimet e ushtruara nga zyrat e prokurorive, ndaj vendimeve, të cilat gjykatat e shkallës së parë dhe Apelit kanë disponuar mbi kërkesat e paraqitur nga ana e të dEnuarve.
Urdhri i ekzekutimit të vendimit penal të lirimit me kusht të dënuarit si dhe dokumentacioni i plotë që shoqëron urdhrin përkatës të nxjerrë nga prokurori”. – thuhet në shkresë.
Garancia për punësim ofruar Lulzim Berishes nga kryebashkiaku Vangjush Dako,nuk ka qenë kusht,por pretekst per ta liruar.
Meqë garancia për punësim ofruar nga kryebashkiaku Vangjush Dako,është shkaku kryesorë që Gjykata rreagoi pozitivishte në
favor të tijë;-sa koh punoi në Bashkinë e Durrësit miku Vangjush Dakos(Dako miku Edvin D’Rames),krimineli Lulzim Berisha?
Lulzim Berisha u arrestua në Prill të 2006-tës,me 16 Janar 2012 u dënua me burgim të përjetshëm i akuzuar për 6 vrasje, trafik
droge dhe krim të organizuar.Por një vendim i Gjykatës së Lartë i vitit 2014 rrëzoi dënimin maksimal dhe vendosi 25 vjet burg për
ish-kreun e bandës së Durrësit.Dhe si përfundim fiton lirinë me kusht në Dhjetor të 2016-tës ,6 Muaj para zgjedhjeve të 2017-tës!
Kuptohet perse Vagjush Dako(mbeshtetur nga Kryeministri) ka ndihmuar ne lirimin e Luzim Berishes,per ta perdorur ne zgjedhjet
e 2017-tës.Pra,Luzim Berisha (ashtu si edhe Endrit Dokle) u dënuan ne kohen e PD-s,por u liruan ne kohen e PS-s!Egziston ndonje
objekt ku Vangjush Dako dhe Lulzim Berisha jan bashkepronare indirekt?
Nga kushe do te behen kto filtra,ktu nuke ka prokurori,te kundershtoje vendimet mafioze nga gjyqtare qe kane marre urdhra nga edvin narkomani e banditet e tije.Prandaj kto jane shakate e dites,ktu nuke funksionon asnji istitucion.Ne vendin tone ka vetem urdhera,cdo gje eshjte jasht kontrodhit.