Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç deklaroi pas kthimit nga Konferenca e Sigurisë në Mynih se nga takimet që ka pasur në Gjermani, ka kuptuar se Ramush Haradinaj nuk e vendosi vetë taksën, por dikush nga ndërkombëtarët ishte i përfshirë dhe qëndron pas tij, thotë gazeta Express.
Në një intervistë për “Tv Happy”, Vuçiç ka aluduar për një shtet të fuqishëm europian që sipas tij ka vendosur taksën me synimin ta largojë Serbinë nga dialogu në momentin kur arritja e një marrëveshje finale kompromisi ishte gati.
Siç ka shpjeguar ai si pjesë e kompromisit planifikohej që Serbia të merrte pjesën e Veriut të Kosovës dhe Anamoravën, megjithatë një gjë e tillë nuk është bërë e mundur pas vendosjes së taksës.
“Amerikanët e kanë kundërshtuar më fort se sa europianët gjatë gjithë kohës. Është e pamundur që shqiptarët ta bëjnë një gjë të tillë pa mbështetjen e dikujt.
Sigurisht, shqiptarët kanë pasur mbështetjen e shumicës së fuqive europiane, për ta larguar Serbinë nga dialogu, në mënyrë që Serbia të mos arrijë të kërkojë as Veriun e Kosovës, Anamoravën, apo ndonjë gjë tjetër.
Pra për të hedhur poshtë një plan nga i cili Serbia do të merrte diçka”, ka thënë Vuçiç.
Ai shtoi se fillimisht nuk e kishte kuptuar një gjë të tillë, por tashmë mendon se e di ç’ka ndodhur.
“E kam kuptuar më vonë. Tashmë di gjithçka. Kush ua ka kërkuar, kush u ka thënë. Sigurisht, një fuqi e rëndësishme nga jashtë”, është shprehur ai, pa përmendur emra, ndërsa shtoi se pas humbjes së një mundësie të tillë, nuk do të marrë përgjegjësitë në rast se ndodh ndonjë “katastrofë” në të ardhmen.
Me nje fjale doli e verteta qe paskan synuar te ndajne Kosoven.
Ramushi paska treguar te verteten.
Shpresoj te mos e hiqni lajmin se tani u morr vesh se sa lufte paska bo Ramushi me qelbesirat antishqiptare.
Ramush je Hero.
Budallenje e kosoves rane ne lojen e serbise.
serbia viktimizohet iku nje bole si rambushi erdhi nje bole si kurtushi
ne kosove paska vetem bole
Tani doli në shesh se tregimi se do ta marim luginën e Preshevës ishte vetëm karrem për tu futur në bisedime për ndarjen e Kosovës edhe atë jo vetëm Veriun e Kosovës por edhe Anamoravën e Gjilanit.
Pra kur dihet se Anamorava ndodhet ndërmjet
Luginës së Preshevës dhe Gjilanit atëherë është e qartë se as që është biseduar për bashkimin e Luginës me Kosovën.
Pra Rrena e ka bishtin e shkurtër thot populli.
Bravo Ramush
Ky eshte realiteti bravo Tema nxorer lajme te vertet. Mos e ndryshoni
“Përça e sundo”, se latinisht nuk e kuptoni dot ju që shkarrashkruni këtu..!!
Po pse more nga Vuçiç prisni te vertetat ju??!!
Ai i do shqiptarët sa më të përçarë – dhe natyrisht qe bën diversion dhe hedh ushqim peshqish për trutredhurit e shqiptarve…
Do zoti dhe ju vijnë mend??!!
Fatkeqesi e madhe per shumicen tone shqiptare eshte qe manipuloheni nga nje thenie e Vuciqit…
Me lejoni ta komentoj venien e takses pak me komlekse.
Po te ndiqje me kujdes ngjarjet ne ate kohe, bisedimet ishin ne fazen ku secili parashtronte kerkesat e veta. Vuciqi nga ana e tij kerkonte veriun. Thaci Presheven dhe Bujanovcin. Pasurite e veriut do ishin nen koncesionet e kompanive amerikane. Deri ketu asgje nuk eshte e gabuar. Teoria me jep te te jap, eshte perkethyer nga Haradini ne “ndarje te Kosoves” dhe nga Sali Berisha ne leshimet e “tradhetarit” Thaci….Nuk po zgjatem me kete histori, sepse femija u vra qe ne djep. Se si do ishte fundi, kete asnje nuk e di. Ajo qe dihet eshte se marreveshja e mundeshme do miratohej ne Parlamentin e Kosoves dhe ne fund te dy popujt, si ai Serb dhe ai Shqiptar do venin ne referendum. Haradini paragjykoi jo vetem Thacin, por dhe Parlamentin apo popullin e Kosoves. Saliu nga ana tjeter, ben ci thone….
Ne kete kompleks fshihet e verteta e Vuciqit. Ai sot ne kete shkrim, flet pak me ndryshe, krahasuar me fjalen e tij derjtuar popullit Serb dje ne mbremje. Cudi qe shtypi yne nuk ka folur per kete fjalim te tijin. Duke ju drejtuar popullit serb, ne lidhje me bisedimet, ai me nje gjuhe “hermetike”, qe vetem serbet tja kuptojne, justifikoi deshtimin e bisedimeve ne kete forme:
Shkembimi i territoreve (razgranicenje-serbisht, sic I referehohet ai), ishte nje shans qe ne e humbem. Per kete populli Serb do pagoje harashin. Ishte varianti i vetem qe ne mund te fitonim dicka. Populli Serb nuk pati mirkupim per politiken time te shkembimit te territoreve(kujtoj qe Serbet 90 perqint jane me teorine qe Kosova eshte e Serbise dhe ata duhet te presin kohet e volitshe qe ta marrin prape). Mbas 20 vjetesh populli serb do kuptoje qe ishte gabim, qe nuk me mbeshtetet ne idene e shkembimit te teritoreve. Asnje nuk e mbeshteti idene e shkembimit te territoreve, si ne lindje, ashtu dhe ne perendim….
Pra as me shume dhe as me pak, Vuciqi pranon se “shkembimi i territoreve” ne fund te fundit, do ishte fjasko dhe pa asnje shance per te patur sukses deri ne fund, sepse populli Serb nuk do e miratonte ne referendum.
Gabimisht ne koken tone “te trashe”, gjerat behen mish-mash. Shumica e analisteve dhe komentuesve, bejne mish mash bisedimet dhe idene e “shkembimit te territoreve”…Ideja mund te ishte e pa realizueshme, por e mire(ose e keqe) per ne dhe Serbet. Nga ana tjeter ideja e bisedimeve ka vetem te mira per ne shqiptaret. Pra bisedimet dhe idete qe hidhen, jane gjera qe duhen marre vec e vec.
Dipllomacia Serbe e kuptoi fiaskon e “shkembimit te territoreve” ne kohe dhe ndertoi platformen per te dale nga bisedimet, sic kerkonte populli Serb. Ideja e tyre ishte qe Vuciqi te mos mbante pergjegjesi, per mos vazhdimin e bisedimeve dhe konfrontim te hapur me Perendimin. Ata vrane mendjen dhe gjeten zgjidhjen, pikerisht ate qe shpalli Haradini si qendrim “patriotik” te Kryeministrit te Kosoves.. Platforma serbe, per te sabotuar bisedimet qe ishin qellimi i perendimit dhe positive per ne, ishte pikerisht ajo qe ndodhi ne praktike, pavaresisht nga emri qe ne i veme. Thaci bente bisedimet, Haradini beri punen…
Gjermania (kjo nuk eshte me sekret) ishte kunder idese se shkembimit te territoreve, sepse me shume kish hallin e problemeve qe mund te lindnin. Ajo kursesi nuk ka qene kunder bisedimeve. Haradini, kuptoi vetem gjysmen e te vertetes. Ai kuptoi qe Gjermani eshte kunder shkembimit te territoreve. U konsultua me Salen. Sali Serbi, si gjithmone, ne sherbim te Serbeve, i rekomandoi atij qe te vinte taksen 100 perqint. Kjo do i jepte Serbit “te drejten morale”, per te dale nga bisedimet. Dhe ja ku jemi! Dipllomacia Serbe me ndihmen e agjentures se saj, doli nga bisedimet e “nderuar”. Vazhdimi I bisedimeve do ishte edhe vazhdimi i presionit ndaj Serbise per te njohur Kosoven…
Ky gabim fatal i Haradinit, po vazhdohet edhe nga Kurti. Per inerci, apo per idjotesi, ai vazhdon si gomari te konfliktohet me Perendimin, per mosheqjen e takses. Ai nuk kupton qe vazhdimi I bisedimeve, eshte ne interesin tone. Ai mund te vere kerkesa maksimale ndaj Serbise, apo te beje nje liste me deshira si femijet kur kerkojne dhurata nga Plaku I Vitit te Ri, por kursesi ti jape te drejte Serbit per te mos biseduar. Qendrimet “patriotike” apo populiste, sot i sherbejne politikes se Vuciqit per te mos biseduar. Duke mos biseduar, Kurti ndihmone politiken nacionaliste te ngulitur ne kokat e Serbeve, qe per Kosoven nuk duhet biseduar, por duhet pritur…Ai ndihmon Rusine te rrije kembekryq ne Ballkan, nepermjet Serbise dhe i heq armet Perendimit per ti bere presion Serbise. Fatkeqesi e madhe per ne eshte se si nga te “perkedhelur” te perendimit, sot ne mbajme mbi shpatulla emrin e “grindavecit”.
Sa per dijeni, Vuciq, kur foli, po ketu per Kurtin, jo vetem qe cfaqi nje urrejtje pathollogjike per Shqiptaret, por e quajti ate njeri ordiner, qe as denjon te bisedoje me te….Pra per ata qe kane tru, bisedimet jane ne favorin tone. Taksa duhet te hiqet dhe me kete edhe justifikimi i Serbise qe nuk eshte i mundur bisedimi me Shqiptaret.
Kurti me shoke, nepermjet bisedimeve, jo vetem mund te vere reciproritetin por te kerkojne edhe me shume sepse jane me te drejten. Por ama me bisedime dhe mirekuptim me perendimin dhe jo duke pyetur Salen….