Pas pjesëmarrjes në ‘I love Tropoja’, Rama i fton të gjithë në Valbonë: Aventurë e pazakontë

19 Shkurt 2020, 09:43Turizëm TEMA

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin me bukturitë përrallore të Valbonës.

Ai ka publikuar në ‘Facebook’ një video realizuar me helikopter mbi majat e alpeve.

Sipas Ramës, kjo zonë e Tropojës falë investimeve në turizëm vetëm në vitin 2019 u vizitua nga mbi 130 mijë turistë.

Kryeministri thekson se edhe shumë producentë të huaj e kanë bërë panoramë të filmave të tyre.

‘Një aventurë e pazakontë ofrohet me helikopter mbi majat e alpeve. Kjo zonë falë investimeve në turizëm vetëm në vitin 2019 u vizitua nga mbi 130 mijë turistë, mes tyre edhe producentë të huaj që kanë zgjedhur Valbonën, panoramë të filmave të tyre’, shkruan Rama.

Kujtojmë që ai ka qenë pjesëmarrës edhe në filmin ‘I love Tropoja’, i cili sipas producentit Ermal Mamaqi ishte një publicitet shumë i mirë për këtë zonë.

Ndonëse Rama dhe Mamaqi u gjykuan shumë për rolet e tyre, filmi në fund mori pëlqimin e shumtë të shikuesve.

1 komente në “Pas pjesëmarrjes në ‘I love Tropoja’, Rama i fton të gjithë në Valbonë: Aventurë e pazakontë”

  1. Mandi says:

    Valbona eshte natyrale, kujdeset zoti per te, ti shiko anullo ppp skarco qe na rrjepin cdo sekonde. ti hap vende pune dhe dilu per zot zotimeve qe ke bere. mos na u mburr me krijimet e zotit o njeri i vogel dhe mizor se na hapbarkun sa here hap gojen. spo i bie gjate se mero komunisti spara mi publiko komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje