Horror: Sportisti i njohur djeg të gjallë 3 fëmijët, bashkëshorten dhe veten, brenda në makinë!

20 Shkurt 2020, 18:22Lifestyle TEMA
Horror: Sportisti i njohur djeg të gjallë 3 fëmijët,

Një ngjarje horror është regjistruar në shtetin e Australisë mëngjesin e sotëm.

Ish-ylli i Rugby, lojëtari i skuadrës së NRL, Rowan Baxter ka ndërmarrë një akt fatal vetëflijimi, duke shuar komplet familjen e tij.

Baxter ka lyer makinën e tij brenda e jashtë me benzinë dhe i ka vënë flakën, ndërkohë që brenda saj ndodhej ai së bashku me bashkëshorten dhe tre fëmijët Aaliyah 6 vjeç, Laianah 4 vjeç dhe Trey 3 vjeç.

Sipas dëshmitarëve, Baxter i kishte vënë flakën makinës dhe më pas ishte futur në të, për t’u djegur i gjallë së bashku me familjen e tij.

Ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje.

Dëshmitarët shprehen se ish-lojtari goditi veten në stomak, teksa shikonte fëmijët e tij duke u djegur në makinë.

E ndjera bashkëshortja Hannah Baxter, 31 vjeç, u hodh nga automjeti duke bërtitur ‘ai derdhi benzinë mbi mua’.

Ajo u dërgua për ndihmë mjekësore në spital në gjendje kritike rreth orës 8.20 të mëngjesit, por ndërroi jetë në mbrëmje.

7 komente në “Horror: Sportisti i njohur djeg të gjallë 3 fëmijët, bashkëshorten dhe veten, brenda në makinë!”

  1. Piro says:

    Perse duhet dhene ky lajm? Sa vdesin e vriten ne kete bote. Apo ti mbani njerezit te lidhur me krimin?

  2. Veshi says:

    Po, Zoti Pirro, akte te tilla, nuk ka kuptim te publikohen; nxisin subkoshiencen sadiste.

  3. spartak says:

    He non e non . Ndryshimi i klimes , vapa modhe do boj t’veten . T’bi pika n’kaptine . Po bohen njerzit per tu lidh .

  4. Lomy says:

    Ja dhe shoku Veshi qe mendon se meqe vete i vijne ne mend turlilloj perversitetesh e sadizmash sa here qe perballet me lajme te tilla, duhet te jete norme kufizimi i nje te drejte. Shkurt shpirt komunisti e personalitet psikopatik. Akoma me shkurt, rilindas.
    Ky shurrak perfaqeson shumicen.
    Shtoji dhe hajdutllikun genetik e sport popullor dhe …. ik me vrap nga Shqiperia!

  5. Mendja gje e madhe says:

    Dhe pastaj thone se ka zot…??

  6. taras bulba says:

    Akt kriminal ,shume i veshtire te llogjikohet , panvaresisht se njeriu ka nje zhvillim te trurit , te menyres se llogjikuarit dhe te menduarit veprime te tilla tregojne qe jemi akoma shume larg ndaj ndjenjes dhe botkuptimit mbi familjen dhe femijeve nga kafsha ………..
    Ecem shume perpara , por lame pas shume veti baze , veti per te cilat kafsha imban fort per te mos ileshuar kurre ………….

  7. Drejtesi says:

    Zot na ruaj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje