Trajneri çudit botën: Pi çdo ditë urinën time të ndenjur për t’u bërë më i zgjuar, i fuqishëm dhe i ri

20 Shkurt 2020, 14:24Lifestyle TEMA

Disa studime sugjerojnë se pirja e një gote verë të kuqe çdo ditë mund të jetë e mirë për shëndetin tonë. Po një gotë urinë?!

Harry Matadeen, nga Farnborough, Hampshire, pretendon se ndihet më mirë se kurrë pasi filloi të pijë urinën e tij çdo ditë – madje ai hidratohet me të për të luftuar plakjen.

Trajneri 32-vjeçar i shëndetit filloi praktikën katër vjet më parë, pasi lexoi për përfitimet e urinës.

Ai tani pi 200ml urinë që mund të jetë e ndenjur nga një jave deri në një muaj dhe kur e pi i shton dhe pak urine të freskët. Edhe pse në fillim e kishte shumë problem shjen, ai tani e pëlqen shumë aromën e urinës së tij të ndenjur.

Harry gjithashtu e masazhon atë në lëkurën e tij në mëngjes dhe këmbëngul që është produkti më i mirë kundër plakjes.

Ai thotë se ndjehet më i shëndetshëm, më i lumtur dhe më i zgjuar se kurrë më parë, duke pretenduar se pirja e urinës në moshë e kuronte depresionin e tij, dhe tani ai duket si një njeri në moshën 20-vjeçare.

Harry ka shkruar dy libra mbi fuqinë e terapisë së urinës së ndenjur dhe dëshiron t’i edukojë njerëzit të jenë me mendje të hapur për aftësitë e tij shëruese, duke këmbëngulur që është ilaçi më i fuqishëm në dispozicion.

‘Terapia e urinës së ndejtur është arti dhe shkenca e mbledhjes dhe ruajtjes së urinës së vetë në një shishe, duke e lejuar atë të fermentohet vetvetiu në një proces natyral, dhe pastaj duke përdorur atë urinë “të moshuar” si ilaç për t’u shëruar, qoftë përmes pirjes së tij, duke e masazhuar atë në lëkurë, apo edhe në mënyra të tjera,shpjegoi ai.

‘Urina e ndenjur më bëri të ndihem tjetër njeri dhe rritja e energjisë ishte e jashtëzakonshme! Madje ka bërë që truri im të ndjehet më i mprehtë dhe depresioni im i mëparshëm u largua përfundimisht”, shprehet 32-vjeçari.

 

4 komente në “Trajneri çudit botën: Pi çdo ditë urinën time të ndenjur për t’u bërë më i zgjuar, i fuqishëm dhe i ri”

  1. edhe salih berisha pinte shurren e Enver Hoxhes
    me u bo si ai .

  2. Alb Tr says:

    Keshill:- Nese te mbaron shurra jote,shko e lypi komshiut.
    Pune muti dhe kjo,do dali burri per urin,si mvaktit kur lypshin far kosi me filxhon.
    Jepi shoku dersa je bo ma I zgjut,se ne vetem kur vriteshim,pshurrshim mbi plage.

  3. Nick says:

    Epo provo dhe ndonje fete buke me m… te fresket a te ndenjur si ta mendosh me mire, se mbase behesh e pavdekshem!!

  4. Zigur Qarri says:

    Parsis (Parsen,Parsi) nje minoritet fetar Pers,qe kan emigruar ne Indi ne Shekullin e 8 pas myslimanizimit te Iranit,
    e kan detyrim fetare pirjen e urines se tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje