Nga Arsen Hoxha, Ish- arbiter i FIFA-s
Dy mbledhje te njepasnjeshme te organizuara nga FSHF-ja per nivelin e ulet te gjykimeve ne javet e e fundit, si dhe mjafte analiza dhe opinione te bera nga specialiste me pervoje, me krijuan bindjen se sepaku ne kete jave te fundit, arbitrat do te jepnin maksimumin e asaj qe dijne te bejne.
Por ai qe ne fakt di me shume se te tjeret, nga siguria apo steriotipi i vjeter, ndenji po ne pozitat e meparshme, ndersa kater arbitrat e tjere gjykuan mire.
Kridens Meta gaboi rende ne ndeshjen Tirana – Skenderbeu. Skenderbeu u shndrua ne nje viktime te tij.
Ai nuk ndeshkoi me penallti nje raste te paster ne favor te Skenderbeut ku ne vazhdimesi te aksionit kemi dy shkelje te pastra te mbrojtesit numer 32 te Tiranes.
Ne foton Nr.1 sulmuesi korçar Nr. 23 edhe pse ishte zotruesi i topit, ishte ne nje lufte te paster trup me trup me mbrojtesin Nr. 17 te Tiranes.
Ne foton Nr.2 , 3 dhe 4 shikojme te afrohet mbrojtesi tiranas Nr. 32 i cili fillimisht ngre krahun e majte ne lartesine e kokes te sulmuesit koçar dhe e shtyne ate edhe me trup, deri sa e rezon ne toke. Duket qarte se nuk ka realizuar as edhe nje kontakt te vogel me topin.
Nderkohe shkelja me e dukshme edhe per nje arbiter me pak pervoje, eshte fakti se te dy mbrojtesit tiranas e kane vene ate midis, pra perveç shtyrjes kemi edhe bllokim te sulmuesit nga te dy mbrojtesit qe ai te avancoje ne drejtim te portes.
Kjo eshte nje super penallti qe te abc News nuk u trajtua fare, ndersa ne Top Chanel u trajtua ne nje menyre qesharake. ‘’Une nuk shikoj asgje, dhe arbitri nuk ka pare asgje, – tha moviolisti Jemini ?!
Dy gabime shume te renda i lejoje vetes arbitri Meta ne rastin e golit te barazimit te Tiranes.
Arbitri nuk detyrohet nga rregullorja qe te nderprese rifillimin e loje per te ndertuar barikaden, nese kete nuk ja kerkon ekipi mbrojtes dhe ne kete pike ishte plotesisht brenda rregullores, por ajo e detyron arbitrin, veçanerisht ne shkeljet ne afersi te portes kundershtare, qe loja te rifilloje pikerisht atje ku u be shkelja. Loja rifilloje se paku 2.5 meter me afer portes kundershtare.
Gabimi i dyte me i rende se i pari, ishte se lejoje aksionin, kur sulmuesi tiranas e goditi topin jo te ndalur por ne levizje. Kjo eshte plotesisht e ndaluar.
Moviolisti Janku ishte i vetmi ne studion e Abc News, qe nuk e dalloi dote se topi ishte ne levizje edhe pamjet u perseriten shume here. Pjesmarrsit e tjere ne studio i kerkuan atij qe te trgohesh me realist.
Moviolistet e me siperm jane arbitra me shume pervoje dhe eshte e pa besushme qe te pranosh se ata nuk jane te afte qe te dallojne keto shkelje flagrante.
E mira e te gjitha palve do te jete qe studiot perkatese t’i paisin ata me gjyslike.
Vetëm me grushta nuk i kan hyrë të shkretit. E paskanda menjen duka i madh me ja dhon tirons ktë vit
Duket qarte nga foto 1-2 se topin po e zoteron lojtari iTirones ndersa lojtari i Skenderbeut duket qarte se po ben faull duke ja shtyre ke mben.Gazetari qenka toc s’mer fare haber nga futbolli.
K.Meta një copë b…q…!!