Arrin në 16 numri i të infektuarve nga koronavirusi në Itali. Të infektuarit janë të shpërndarë në 2 rajonet veriore, ku shumica e të infektuarve 14 persona janë regjistruar në Lombardi e 2 në Veneto.
Në alarm janë 9 qyteza të këtyre dy rajoneve, ku masat më ekstreme janë marrë në 3 prej tyre, pranë Milanos. Në qytezën e Kastilione d’Adas një 36-vjeçar është në gjendje të rëndë në spital.
Ai ka infektuar edhe bashkëshorten shtatzënë. 36-vjeçari është menaxher në një firmë tregtare që furnizohet nga Kina.
Dyshohet se virusin e ka marrë pas një dreke pune me sipërmarrës kinezë, para më shumë se 10 ditësh. Disa persona që kanë qëndruar pranë tij rezultojë po ashtu të infektuar.
Kastilione d’Ada, e ndodhur 50 km në jug të Milanos po ashtu edhe Kodonjo e Kazalpusterlengo, ku ndodhen të infektuarit e tjerë kanë mbyllur shkollat, baret, institucionet publike, ndërsa mbi 35 mijë banorëve u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi.
Virusi është përhapur në 28 vende të botës. Rreth 2240 janë viktimat me afro 76 mijë të infektuarit.
Dyshohet se virusin e ka marre 38 vjeçari,pas nje dreke ne nje shokun e tij te kthyer nga kina,shoku punon me kinen,dhe mbite gjitha,shoku nuk doli poxitiv nga vitusi ne testin e pare.Dy te infektuarit e Venetos,jane me problematike,sepse nuk dihet akoma se kush i ka infektuar,sepse nuk kane qene asnjehere ne kine,si rezultst nuk dihet sa mund te jene te infektuarit.Eshte alarmant,fakti qe mediat ne shqiperi vrtem tani publikojne, kur lajmi ka gjith mbasditen qe ka marre dhene,dhe ndonje qe ka udhetuar nga lombardia,ne shqiperi ne keto ore, mund te infektoje edhe ne shqiperi.
Castiglione d’Adda
Codogno
Casalpusterlengo
Zoti na ruajt.
tani po qe e e hengem
leket nga be per virus