Kirurgu i njohur i përgjigjet Ramës: Kam bërë 10.000 ndërhyrje, t’i demonstron vegla të ndryshkura

21 Shkurt 2020, 22:15Sociale TEMA

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe kirurgu i njohur, Arben Beqiri i është përgjigjur kryeministrit Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu në lidhje me gjendjen e shëndetësisë dhe pajisjeve spitalore.

Në konferencën “Sfidat dhe zgjidhjet në shëndetësi” të organizuar nga fondacioni Konrad Adenhauer, Beqiri kujtoi se shëndetësia në vend nuk lindi në kohën kur në qeverisje erdhi e majta.

“Të dëgjosh kryeministrin që në vitin 2019 apo 2020 të demonstroj vegla të ndryshkura, duke injoruar çdo gjë që është bërë më përpara do të mjaftonte t’i kujtoja që deri ditën që ai flet, vetëm unë që jam një prej kirurgëve kam bërë mbi 10.000 ndërhyrje me laparoskopi.

Që janë një teknologji shumë e lartë e futur në Shqipëri që në vitin 1995. Ta quajmë injorancë? Do të thoja është pak. Por injorancë, apo keqdashje, apo abuzim me fondet publike është kur në vitin 2020 t’i blen pajisje për sallën më të mirë të QSUT që e trumpeton me aq triumf.

Të blesh pajisje 20 vjet të vjetra. Të një teknologjie që kur është prezantuar është prezantuar si e vitit 2020. Teknologji që qytetarët pretendojnë ta kenë shumë herë më të mirë në shtëpitë e tyre. Kjo është e vërteta. Ky është problem”, tha Beqiri.

Sipas kirurgut, largimi i infermierëve dhe mjekëve duhet të jetë një këmbanë alarmi.

“Shumë shpejt jo vetëm mjekësi falas nuk do të ketë por nuk do të ketë as mjekësi shqiptare, në kuptimin e parë të fjalës. Me ritmet e largimit të personelit shëndetësor, të mbi 800 mjekëve të larguar që nga viti 2013 përbën një situatë alarmante që kërkon vertetë një ndëhyrje drastike.

Ne me mendimet që japin nuk jemi për të përmirësuar sistemin, nëse mund të krijohet kjo ide. Ne jemi në antagonizëm me këtë sistem. Dua t’ju them një fakt të thjeshtë. Në degën e Infermierisë në Universitetin e Shkodrës, mbi 90% e infermierëve atje hyjnë me një diplomë gjermanishteje në xhep.

Unë mendoj se pas kësaj ka më nevojë të bësh pyetsor se ku ke dëshirë të studiosh apo të jetosh. Apo a dëshiron të qëndrosh”, theksoi kirurgu.

Për ish-ministrin e Shëndetësisë, mjekët kanë nevoje për dinjitet dhe paga që i japin mundësi të jenë të vlerësuar, duke sjellë në vëmendje premtimin e kreut të opozitës, Basha për paga 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët.

“Rritja e pagave është shumë e rëndësishme. Do të ketë një impakt të menjëhershëm në moslargimin e personelit. Do të jap vetëm një impresion të thjeshtë,  pas një tryeze të ngjashme për shëndetësinë që zhvilluan vitin e kaluar, mesazhi që pati më shumë impakt në ambjentin spitalor ishte ai i zotit Basha për rritjen e pagave.

Njerëzit kanë natyrën dhe tendencën të harrojnë shpejtë, harrojnë çfarë themi për politikat dhe ligjet. Detyra jonë është që premtimet tona të jenë të bazuara. Që në premtimet tona të mos ketë gënjeshtra”, tha ish-ministri i Shëndetësisë.

32 komente në “Kirurgu i njohur i përgjigjet Ramës: Kam bërë 10.000 ndërhyrje, t’i demonstron vegla të ndryshkura”

  1. loni says:

    TI , ORE SURRAT , CDO GJE MUND TE JESH, POR MJEK DHE NJERI KURREN E KURRES………TI DISKUTON SI KULISH I SALIUT , QE TE PRANOSH TE MIREQENA ATO KUSHTE TE KOHES SE SALIUT DHE TE INJOROSH KETO TE SOTMET , KJO TREGON INELEKTIN E DOBE DHE LIGESINE TENDE……..TE VJEN KEQ PER ATE KOHEN E SALES , PASI E KTHYET SPITALIN NE CIFLIG TE SURRATIT TUAJ , BUZEVIC….QAJE ATE KOHE , AJO NUK U VJEN ME…….POPULLI , O DERDIMEN , POPULLI I KA SYTE NE VEND DHE E BEN DIFERENCEN……TI MERITON VETEM NOFKEN , MJEK SYNETESH….

    1. Adi says:

      Edhe ti me idiot dukesh me ate gjuhe qe ke perdorur. Kur ske nivel, mos shkruaj, po rri ne maskarallekun tend, dhe kenaqu.

  2. Zigur Qarri says:

    Në premtimet të mos ketë gënjeshtra?Si do ti bëhet halli me Kryeministrin tonë,që të gjitha premtimet deri tani i ka pasur gënjeshtra?
    Akoma më keq është,se ai pretendon se i ka mbajtur premtimet,pra,dopjo mashtrim.Dhe akoma keq e më keq është,se militantët
    debila ulërasin:o gjigand ti mashtro ne besojm!

    1. Demokrati says:

      Zigur Qorri mos haro me daten 2 Mars se Like floriri ka nevoje per qorra si puna jote!Te xhif te sheshi!O hej o hej o hej o hej!Ta rrezojme Nanon!

    2. Qorri Zigur says:

      Kakerdhite e Sales dhe klyshet e Monalikes si qorra qe jane nuk kuptojne realite tjeter pervecse ate qe i thote kryelopa e leshedhise dhe e shqupit…

  3. rem says:

    ska faj, hajdutlliku esht zakoni i vyer i shqiptarit

  4. Lejla says:

    Haha ceshte ky doktor? Po ky nuk eshte njeri se nje njeri normal nuk genjen. Tregoni me realizem si eshte situata ne spitale jo si do te jete, se e kemi pare si ka qene mjekesia ne kohen e Tritanit, vodhi e nuk la kamion, te gjitha ndihmat qe vinin shkarkoheshin te shtepia e Tritanit.
    Mos i besoni bejne politike me hallet tona.
    Tritani dhe Aida hajdutet numer 1.

  5. Shinjestra says:

    Ky kirurg flet me ngjyra partie dhe duket qe eshte njeri simpatizant apo anetar i PD-ke.Sot,kudo ne shqiperi nen qeverisjen e ps-te dhe te Edi Rames jane bere shume perparime,sidomos ne vendosjen e aparturave moderne,ne permiresimin e spitaleve,ne vendosjen e farmacive pran spitaleve dhe mjeteve te tjera te kohes.Por me sa duket, ketij ish ministrit nuk i interesojn keto, se ndoshta ngren pristigjin e Rames dhe rrezojn ate te Bashes.

  6. Pacienti says:

    Une jam dakort me mjekun “Brekqiri” sepse humanizmi nuk i perken me ketij sistemi !Ndaj edhe ai do rroga te majme sepse vehten e trajton si “kasap” qe shperblehet shume pak me therrjet qe bene!Ka vdekur ajo kohe e ata burra qe zanatin e mjekut e vinin ne sherbim te humanizmit!Boll me Shqiperia nuk ka nevoje per Beqire por per Breqire!Ndaj edhe ky karabush i meshon vijes se Partise qe jo vetem e solli ne Tirane por edhe e rriti dhe e edukoi e ku sot do me çdo kusht tia shperbleje!Pavaresisht se ne kohen e Partise se vet Spitalet ishin ktheyer ne kazerma ku flinin vetem çeçenet e ardhun prej maleve e nga ku nuk dalloje pacientin nga mjeku apo anasjelltas ,sepse te dukej vehtja sikur kishe pesuar aksident e nuk e dije se ku ishe i shtruar ne cilin cep te planetit toke,fale interesimit te madh te “doktor rrumpalles”!
    Ndaj o Arben Brekqiri (uroj qe te jesh po kaq domethenes sa ne foto)leri pas ato vite te shkuara kur spitalet u kthyen ne therrtore e ku prioritet kishte vetem “Morgu” e asnje pavion tjeter sepse spitalet ishin kthyer ne kapanone ku flinin çeçenet !

  7. Ziguri i qorrit says:

    Ky quan operacion edhe mjekimet e gishtit e kambes e dyta ky ashte nje hajdut me cizme se seksert qe ka mbledhnin lekt se per ndryshe nuk te operonte.Ky ashte jashteqitja e vicidolit,spitalet Jane sot shume mira dhe s’krahasohen me te kaluaren qe kür u shtroje ne spiral duhej me marre cacaf me vehte e merrie edhe morra ,ambjentet qelbeshin dhe ilacet ivjdhte ky zotnia me disa shoke te vet.Ky minister shendetesia bashke me te madhin filosof Nardin ja zbardhen faqen mjeksise ,Turk

  8. Mos qeshni ju lutem! says:

    Nen sundimin e diktatorit te ndershem Rama,shendetesia ka bere perparime te medha.
    Ja disa prej tyre:
    -Qe nga viti 2013 jane larguar 4000 mjeke dhe infermiere.
    -Te gjithe shqiptaret mund te mjekohen ne spitalet private.
    Cmimi i nje inxheksioni ne vertebrat 4-5 ,qe ne Shqiperi kryhet vetem nga nje njeri,jo neuro kirurg,por fizioterapist,kushton 2500 euro,ndersa ne SHBA ishte vetem…300 dollare!
    Kjo eshte mjekesia falas!

    1. Edi Durres says:

      Po sipas teje, ketyre 4000 nuk i pelqeu 2500 dhe iken te marrin 300? Zgjohuni o kara,se kush iken e ben per me shume e jo me pak,dhe ky doktorri i leshit qe ben operacione me strukturen e shtetit dhe merr ryshfet, 10000 operacone dhe eshte edhe i pakenaqur…derri ja qifte familjen, bashke me ju injorante qe jeni bere te gjithe analiste kafesh…

    2. Shqiptari Ilirise says:

      Ku e ke bërë atë gjilpërë 2500 € ti mor mashtrues i rëndomtë?!
      Ajde në QSUT që e bëjnë 2 doktorë të aftë dhe të nderuar dhe kushton vetëm 150 000 lek të vjetra!
      Bëjnë nga 20-30 të tilla në ditë.
      Yyyyy mashtrues që jetoni vetëm mbi ligësinë që përhapni kudo!

  9. Polici says:

    I ofroni testin e se vertese ketij parimori me pyetjen e vetem a te shkon muaji nga bakshishet me pak se 2 milon lek te vjetra.

  10. ardit says:

    Aman doktor, edhe kete shkrim e perdor per te bere reklame per vete.
    10 000 operacione (heqje temthi) laparoskopike???? Mos me bej te qesh, nivel specializanti.
    Cfare operacioni madhor keni bere, sa komplikacione ke patur doktor gjilpera?
    Figurat e kirurgjise si Besim Elezi, ato duhen respektuar, jo b…lepiresit si puna jote qe vdesin per pak pushtet e adhurim.
    Respekti fitohet me pune doktor, jo me pallavra.

  11. COBANI says:

    Mjeket ne shqiperi me 450 mije leke te vjetra rroga??infermjere me 300 mije?? 7 vjete pa u rritur rroga as 10 mije leke te vjetra??suksese ne jete o kryeminister i shpopullimit masive dhe i varferis ekstreme ne keto 30 vjete,,,

  12. Emigrante says:

    Edhe ky ne veting te shkoje

  13. qytetari says:

    Po e lexoja me vemendje,por dhe me dyshim,kur mesova se kish qene ish min i Saliut,por neveria ish e plote,kur permendi te paaftin, hajdutin, kriminelin lulin e saliut si shpetimtarin e gjendjes.
    Vec njeri i vockel dhe sharlatan beqiri eshte dhe i trashe,kur te gjithe e njohin lulin kush eshte.

  14. Nik says:

    Në i kemi parë spitalet në kohën e Saliut dhe realitetin sot. As që mund të bëhet krahasim. Në kohën e qoftelargut të rrinte dora e shtrirë e infermiere si trau i doganës para se të hyjë në spital, kjo sa për ilustrim. Sot ka probleme sa të duash por të thuash që mjek e infermier largohen se skane kushte në Shqipëri nu është e sakt. Në botën ku jetojmë secili përpiqet të shkoj atje ku mendon se është më mirë për të. Kaq. Nu ka vend në Europe që nuk është prekur nga ky fenomen.

  15. Durimi says:

    Bravo, kirurgu! Ky patjeter duhet te kete kohe te lire dhe eshte kirurg nga ata qe kishim ne fshat per te bere synet dhe i quan te gjitha nderhyrje kirurgjikale. Kur ka qene minister ky se nuk e mbaj mend? Apo e enderron ndoshta, ndaj dhe ka dale ketu, keta lloj birbo kujtojne se eshte bere deti kos dhe po marrin luge. Eshte fatkeqesi per vendin tone qe ka njerez te tille te nenquajtur intelektuale , synetxhij qe e quajne veten kirurg. E verteta eshte se Bluzat e Bardha bejne krimet me çnjerezore ne emer te kirurgjise. Beje synet Bashen, zoti mjek!

  16. specialisti says:

    Po mire more Arben Smajl Beqiri, djali i komunistit te Shkodres.
    Ai Basha yt, bashke me z.Berisha, a ishin ne pushtet deri me 2013 ?
    Ti si mjek i vjeter, 1200 euro e kishe rrogen dhe tani e ka 600 ?
    Ta uli kryeministri aktual e ministrja aktuale , apo ta shtoi rrogen keto 6 vjet ?
    Fol me kembe ne toke.
    Ne Gjermani mjeket marrin 5000-10000 euro ne muaj, por edhe profesionet e thera marrin aq.
    Pare te madhe do kesh bere o doktor Beni, me 10000 nderhyje qe ke bere. Kuptohet nen dore.
    Nuk di pse nuk iken edhe ti jashte, apo te pelqen bakshishi ?

  17. Edlira says:

    Hmm….po jua ngriti rrogat ju mjekeve,me cfare do te ushqehen te korruptuarit??

    O mjeke te nderuar,
    beni sevap dhe hiqni dore nga pretendimet normale per nje rroge te mire dhe kushte normale pune.Ikni!

    Po ndejten njerezit e zote e te ndershem ne Shqiperi,do na ikin me pas te korruptuarit dhe njerezit medioker,keshtu qe me mire largohuni ju o mjeke te nderuar,se sa te na largohet klasa e korruptuar politike!

    Ne Shqiperi vuan i ndershmi.
    lmoralet,te korruptuarit dhe kriminelet jane “elita” e re qe duartrokitet nga populli-dele! ?

    “Delet” le te kullosin…le te shkojne tek selite e Partive kur ju duhet mjekim,se i mjekojne ata!

  18. Ceni says:

    Sa pare merr per operacion, doktor?

  19. Detari says:

    u sulen qent e partise

  20. Ladi says:

    Nga 20 operacione ne dit ke bere ti o idiot i bashes.

  21. loni says:

    OOO ADI , FAMILJA JOTE POLITIKE ATE FJALOR MERITON , BILES EDHE ME TE RENDE ……NUK DUA TE BEJ POLEMIKE ME TY SE NUK IA VLEN , O SALIU I VOGEL….

  22. vilson naci says:

    Kush ta ka pergatitur fjalimin more Z. Beni !!!!!!!!! ???????? Nuk e di por ti mos paguhesh me Euro qe u merr klienteve per punen qe ben ne sallen e operacionit ne spitalin shteteror, sepse ne Shqiperi me sa di une, kemi ne qarkullim lekun e jo Euron sic flet ti dhe ai Udheheqsi jot partiak. A po kur te vij Luli ne pushtet do te paguhemi me Euro. Flisni more me kemb ne toke qe te beheni te besushem te pakten 50 %.

  23. 19 says:

    Ky dhe kur qika grun e quan operacion .qeke doktor kurv ti po krahasohen spitalet e atehershme me kto tani o debil.

  24. Doktor i pangopur says:

    Nje shembulli jetuar: Nje familjarja e ime duhej te operohej urgjentisht. Shkoi ne spital dhe mjeku i tha te njejten gje por se rradha per operim vinte mbas 8 muajsh? megjithate i rekomandoi te kontrollohej edhe nje here ne kliniken e tij private. Disa te aferm e keshilluan dhe i thane se ne klinike nuk kishte as stetoskop, por vetem paguheshin leket. Morem borxh tek te afermit mbasi behej fjale per mbi 1 meleon te vjetra dhe u paraqit ne oren e caktuar ne diten e premte. Mbasi dorezoi paketen mjeku i tha te vinte per operacion te henen dhe ashtu veproi. Diten e hene duhet te operoheshin 7 paciente nga semundje te brendeshme. Ne oren e caktuar del infermjerja dhe theret emrin e pare ne liste duke i thene qe duhet te jape gjak gje qe mua mu duk shume normale dhe po pregatitnja krahun per te dhuruar gjak. Kur doli personi, me qene se kishim njohje e pyeta sa gjak i moren . Ai mu pergjigj: JO MOR BURRE POR NUK KISHA PAGUAR LEKET DHE KETO I MORA ME PERQINDJE TEK NJE KAMBIST DHE ZOTI E DI SI DO TI LAJ, POR VETEM TE SHPETOJE GRUAJA. Ate dite ishin 7 cope per te therur, pastaj mjeku gjithe javen ishte ne klinike private. Kjo ishte mjekesija e ketij pushtit.

  25. eureka says:

    Po te pyesesh te gjithe shqipetaret qe ky Arben Beqiri a ka qene ndonje dite apo ndonje ore minister shendetesie ata te pergjigjen qe as per mjek nuk e njohim jo me minister shendetesie . Shqipetaret njohin karrocjerin Nard Ndoka qe ka qene minister shendetesie si i perzgjedhur i qeverise P.D se qe as nuk di gje ku bjen shendetesia , ja keto jane kuadrot drejtuse qe duan te vine ne pushtet qe plasi Luli per nje çik kryeminister si i “afte” qe eshte edhe ky qe per 4 vjet kryetar bashkie asnje qytetar tiranas nuk dine gja a ka qene se nuk mbajne mend asnje pune perveç pasurimit tij e familjas gruas tij .

  26. Ilir says:

    Or trap doktor po qe punin edhe ne privat pse se thua. Po dukesh qe ne foto. Me ngjan me Pitkinin, ne spital

  27. Deni says:

    Nisur nga komentet e mesiperme me vjen jashtezakonisht keq qe vazhdoj te jetoj me Shqiperi. Dr. Beni eshte vertet nje nga kirurget me te mire ne vend, qofte nga ana profesionale ashtu edhe nga ajo personale. Eshte profesor me grade shkencore me nje barre mend mbi supe o popull!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje