Nga Ylli Pata
Akti i Partisë Demokratike për të propozuar që gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor të caktohen ata toga të zeza që nuk janë futur në vetting përbën alfa-n dhe thelbin e qëndrimit politik të kësaj pjese politike që ka si strumbullarë dy figura politike: Sali Berishën dhe Ilir Metën, shto këtu edhe kreun zyrtar të PD-së Lulzim Bashën.
Propozimi është dhënë nga zoti Bylykbashi, ish-këshilltar i Berishës në kryeministri, i cili gjatë kohës që ishte pjesë e komisionit parlamentar të reformës në drejtësi mbahet mend për bisedat maratonë në telefon me zotin Berisha, pikërisht kur vendosej çështja e vettingut në reformën në drejtësi.
Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve të sistemit 30 vjeçar të drejtësisë, pra gjyqtarë e prokurorë, është edhe thelbi i reformës përveç SPAK-ut e BKH-së, të mbështetur fuqishëm nga ndërkombëtarët nëpërmjet OBDAT që është strukturë e SHBA dhe EURALIUS, strukturë e BE-së, të cilët kanë propozuar dhe më pas vendosur në ligj ONM-në apo Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili përgatit opinionet shteruese për çdo gjyqtar e prokuror që del në vetting.
Kjo është panorama tashmë e qartë dhe e vërtetuar në disa procese vettingu të ndodhura në vend.
Propozimi i PD-së për të ripropozuar një pezullim vetingu ngjan si kthim në “vendin e krimit”, pasi PD-ja dhe LSI-ja kanë qenë kundër që në fillim për dy gjëra: vettingun si koncept dhe Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit.
Në atë kohë kur çështjet u dërguan në Komisionin e Reformës, Berisha më shumë, por edhe Meta, ngritën çështjen e sovranitetit që sipas tyre po shkelej nga OMN-ja.
Në fund pas presionit direkt prej amerikanëve, që u konfirmua edhe nga Ilir Meta, atëherë kryetar Kuvendi, SHBA rreshtoi 140 deputetët që të votonin en-block reformën në drejtësi.
Por pas miratimit të ndryshimeve Kushtetuese, PD-ja nuk i votoi ligjet organike të reformës, duke u nisur nga vettingu.
Madje i dërgoi në Gjykatën Kushtetuese thuajse të gjitha ligjet, gjë që vonoi implementimin e saj dhe tensionoi situatën sa ambasadori i SHBA-së Donald Lu i dërgoi mesazh të fortë Kushtetueses çka shkaktoi edhe dorëheqje në radhët e Gjykatës.
Vettingu u dërgua në Venecia nga opozita dhe reforma u vonua sërish, por në fund u legjitimua.
Por edhe këtu pati një kleçkë që si sot e solli KED, pra Këshillin e Emërimeve në Drejtësi në qendër të vëmendjes publike.
Kuvendi, ashtu si dhe sot e kishte rolin kryesor dhe në krye të Parlamentit ishte Ilir Meta.
Në atë kohë Prokurori i Përgjithshëm i kohës, Adriatik Llalla dërgoi si përfaqësuese e institucionit që drejtonte në KED, Rovena Gashin, një zyrtare besnike të tij, por ambasadori i SHBA-së Donal Lu akuzoi Llallën se e kishte bërë këtë emërim pa short, duke shkelur procedurat.
Dh pikërisht këtu kanë nisur problemet për Llallën, i cili devijoi reformën duke u marrë me politikë të dorës së parë, siç ishin zyrtarët që i kap deklriminalizimi pa ecur paralel me reformën në drejtësi.
Sipas një kompromisi të minutës së fundit në korrikun e vitit 2016 u vendos që komisionet e vettingut do të ngrihen me veton e PD-së në komisionet parlamentare ad hoc.
Në vitin 2017, PD-ja la Parlamentin dhe u ngujua në çadër duke e çuar vettingun në kalenda dhe përpos vettingut vonohej edhe ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Prokurorisë e natyrisht Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Lalla që i mbaronte mandate në fund të vitit 2017.
Siç dihet Basha u ul me Ramën në marrëveshje me ndërhyrjen e SHBA dhe u rikthye në komisionet e vettingut.
Por edhe këtu pati një kleçkë. Ndërkohë që ambasada amerikane e ajo e BE-së bëri thirrje që jurist që plotësonin kriteret të aplikojnë për në komisionet e vettingut, pati një hezitim kryesisht nga jurist pranë opozitës, pikërisht nga ata që më vonë e quajtën veten të përjashtuar nga sistemi.
Por si SHBA ashtu dhe BE bënë thirrje sërish që vendet të mos lihen bosh dhe duhet thënë se këtu ka patur një ardhje më të madhe nga qarqe afër PS-së, por kjo erdhi nga bojkoti i palës tjetër.
Në fund komisionet e vettingut u ngritën me short publik nga Kuvendi i Shqipërisë.
Pas zgjedhjeve të vitit 2017, PD-ja u tërhoq si bashkë-aksionere në reformën në drejtësi, abstenoi nga procesi për të zgjedhur Kryeprokurorin e Përkohshëm dhe se ka njohur asnjë proces vetting, megjithëse herë pas herë denoncon zyrtarë të gjyqësorit që sipas saj nuk e kalojnë vettingun.
Pra ajo që PD propozoi në tryezën e reformës zgjedhore nuk është asgjë tjetër veçse qëndrimi i saj politik për reformën zgjedhore, qëndrim që do të duhet që PD ta bëjë zyrtare si vijë. Njerëz politikë të saj si sekretari ligjor Çlirim Gjata e ka thënë hapur në çdo panel se nuk e konsideron progres reformën në drejtësi por e konteston si SPAK, si vettingun apo edhe organet gjyqësore.
Kemi një qëndrim që duhet zyrtarizuar duhet qartësuar dhe në bazë të saj, PD-ja të shkojë në zgjedhje me qëndrim politik.
Sepse publiku e ka kuptuar se ku ndahet palët dhe thënë të vërtetën ndaj edhe është votuar sin ë 2017 ashtu edhe në 2019, jo thjesht pro qeverisjes së Edi Ramës…
Jo bre, pse do bente ndryshim thua , “vetingu”….?..i SPAK-ut, OFL -ja e RamRucit, lol!
ju te PD -se jeni te poshter, cpaski ken?
ka te drejte Spartak Braho qe shkon nga e majta ne te majte por asnjehere ne te djathe…
lol!