Stuhia “Denis” përmbyt “kështjellën” e yllit të Hollivudit: Ja çfarë ka lënë pas

21 Shkurt 2020, 10:44Lifestyle TEMA

Fotografitë e shkrepura nga ajri tregojnë dëmet e mëdha që ka shkaktuar stuhia “Denis” e cila goditi Britaninë e Madhe ditët e fundit.

Një nga shumë banesat e prekura nga kjo stuhi është edhe rezidenca e George dhe Amal Clooney në Berkshire. Uji për shkak të reshjeve të mëdha të shiut ka dalë nga shtrati i lumit ‘Thames” duke përmbytur të gjithë kopshtin dhe fushën e tenist të yllit të Hollivudit.

Shtëpia e shekullit të 17-të është e vendosur në një zonë që rrethohet nga uji, stuhia e ka bërë zonën të pabanueshme të paktën për sa kohë uji qëndron mbi sipërfaqen e të gjithë oborrit.

Ndërkohë reshjet e shiut pritet të shtohen këtë të premte siç raportojnë mediat vendase Britania pritet të goditet nga një tjetër stuhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje