Bujar Nishani: Ju tregoj pse mafia ndërkombëtare financon dhe lobon për mbajtjen në pushtet në forma dhe metoda fashiste të qeverisjes së rilindjes

22 Shkurt 2020, 11:16Politika TEMA

Bujar Nishani ka reaguar ka reaguar pas kapjes së tragetit i cili do importonte në Shqipëri lëndën kancerogjence “Amiant”.

Në një shënim në facebook Nishani thotë se kjo pikë uji në det, nga sjellja dhe depozitimi në Shqipëri i mbetjeve kancerogjene.

Më tej ai thotë se trafikimi dhe depozitimi në Shqipëri i mbetjeve kancerogjene është një fakt i shtuar, pse mafia ndërkombëtare financon dhe lobon papushim për mbajtjen në pushtet në forma dhe metoda fashiste të qeverisjes së rilindjes.

“Një krim i rëndë kundër jetës dhe shëndetit të shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre ka dalë rastësisht në dritë.

Trafikimi dhe depozitimi në territorin e vendit tonë të lëndëve kancerogjene nga vendet e tjera konfirmon pushtetin e mafias dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Trafiku i drogës dhe vrasjet mes bandave të krimit duken si dilentantizëm përballë trafikut dhe hedhjes mes shqiptarëve të helmeve kancerogjene, duke e kthyer Shqipërinë në një gropë vdekjeprurëse për shqiptarët.

Në tetor të vitit 2016 si President i Republikës, i ktheva mbrapsht Parlamentit me dekret, ligjin skandaloz të mbetjeve, një ligj që i hapte rrugën depozitimit në Shqipëri të mbetjeve të rrezikshme për jetën e qytetarëve.

Përtej sulmeve ordinere, akuzave të ulta që vinin prej rilindsave ndaj Presidentit të Republikës në atë kohë, më shqetësonte rreziku i madh ndaj jetës së shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre.

Megjithë mos dekretimin e atij ligji, rilindsit vazhduan me dhunën e kartonave të manipuluar, rrugën e tyre, duke e futur në fuqi ligjin.

Tashmë këto ditë doli në dritë nga media një rast që besoj se është një pikë uji në det, nga sjellja dhe depozitimi në Shqipëri i mbetjeve kancerogjene.

Tentativa për ta varrosur këtë skandal të përmasave jetësore është po aq kriminale sa dhe hedhja e atyre mbetjeve në frymën, gjakun dhe ushqimin e shqiptarëve.

Media hesht, e ashtuquajtura shoqëri civile është zhdukur në drejtim të paditur, intelektualët e mbetur fshihen të tromaksur.

Ata heshtin, kur në fakt duhet uluritur.

Ndërkohë çdo ditë, muaj e vit ndotja bëhet më vrasëse ndaj të gjithë neve, ndaj familjeve e fëmijëve tanë.

Vdekjet e shqiptarëve nga ndotja e mjedisit janë bërë të frikshme me rritje galopante.

Në Shqipëri vdekjet nga ndotja rezultojnë të jenë dy herë më të larta se në Europë,

Sipas të dhënave, Shqipëria është e treta në Europë për nga vdekshmëria nga ndotja e ajrit, pas Bosnjës dhe Bullgaisë.

Sipas Raportit të Cilësisë së Ajrit në Europë 2016, në Shqipëri vdiqën prej ndotjes së ajrit 2120 persona.

Në vitin 2013, numri i vdekjeve të shkaktuara nga ndotja ishte 776.

Brenda 3 vitesh rritje me 300%. Imagjinoni sa ka shkuar raporti në 2020, kur është bllokuar çdo lloj informacioni e transparence ?

Sipas të dhënave nga OBSH, Shqipëria renditet e dyta për peshën më të lartë të vdekjeve të shkaktuara nga kanceri i aparatit të frymëmarrjes në Europë,

Trafikimi dhe depozitimini mbetjeve kancerogjene në Shqipëri përbën jo vetëm një krim ndaj mjedisit por dhe një krim ndaj njeriut.

Shqiptarët përveçse po i përzenë nga vendi i tyre por dhe po i vrasin në vendin e tyre.

Trafikimi dhe depozitimi në Shqipëri i mbetjeve kancerogjene është një fakt i shtuar, pse mafia ndërkombëtare financon dhe lobon papushim për mbajtjen në pushtet në forma dhe metoda fashiste të qeverisjes së rilindjes.

Duket se në këto rrethana, sikur fati ynë është i paracaktuar, fataliteti është i vetmi opsion në rrugën tonë, sikur e keqja është e plotfuqishme dhe e pandëshkueshme.

Por jo, kjo nuk është e saktë ! Forca dhe fuqia e qytetarëve është e paimagjinueshme ndaj çdo të ligu sado i fuqishëm që të duket ai.

Mjafton që shqiptarët të vendosin të reagojnë për të mbrojtur, më në fund, jetën e fëmijëve të tyre, jetën e fëmijëve të fëmijëve të tyre, pikërisht këtu, në këtë vend që Zoti e ka bekuar, por që një grup keqbërsish e kanë dhunuar.”-shkruan Nishani. (TemA)

 

9 komente në “Bujar Nishani: Ju tregoj pse mafia ndërkombëtare financon dhe lobon për mbajtjen në pushtet në forma dhe metoda fashiste të qeverisjes së rilindjes”

  1. ° says:

    po beja pyetjen vetes perse te mbante ty president ,qe je egjyptian ne origjin,

  2. Tarasi says:

    cfare do tregosh ti o kar burant,,ashtu punetor karburanti doja te thoja…..njerez pa seder te pacipe qe nuk flisni njehere vetem njehere te verteten….njerez me nivel cobani …njerez te ndyre qe vetem e vetem interesin tuaj shikoni…..jeni bere edhe politikane…. funderrina jeni

  3. Mimi says:

    Shkrim i kote.Nuk ishin mbetje kancerogjene.Ky i shkreti pa pune eshte.Rri ne shtepi shef ndonje lajm dhe ben nje esse per tema te ndryshme.C te beje tjeter semundja te detyron.

  4. Likja says:

    Ore, e dini qe ky eshte koke e madhe. Pa kete PD nuk eshte asgje. Te na rroje komandanti por sikur i kishin lezet mustaqet dhe ta gezoje PD kapterin.

  5. naimi says:

    ZBULUESI I FAMSHEM SHQIPTAR 0007 ,JO VETEM SAKAT,POR MASHTUES I RADHES ,product made in PD.Te kesh turp per kto budallalleqe qe nxjerr nga goja.Thjesht je per tu meshiruar.

  6. Salbeu says:

    Doli dhe i çmëduri tjetër . Godina e prsidencës nuk duhet të ketë këtë emër por duhet të quhet spitali i të çmëndurve . Mendoni 3 të çmëndur kanë kaluar aty krimineli berisha , psikopati jar nishani dheky i fundit like floriri.

  7. ariff says:

    O jaro rama I kable te hjoth mor yahoo Trampin Merkelin Makronin tere boten.

  8. Titi says:

    Tema e artikullit eshte shume e rendesishme.Nga Italia kane hyre ne menyre te vazhdueshme gjate gjithe qeverive te tilla ngarkesa gjoja si ngarkesa te harruara ne fundet e anijeve.
    Por ky kapteri kerkon te beje politiken pro PD edhe probleme te tilla.

  9. Jep says:

    Rrini shtrembet po folni drejt o komentus per bujarin. Ai rrot rike ishte me Kohe, tashi esht bere dhe zile I ziu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje