SKEMA: Zbulohen fijet sesi Aleksandër Frangaj, përfitoi 12 milionë euro nga qeveria Berisha

22 Shkurt 2020, 08:06Sociale TEMA

TV Klan, me pronar Aleksandër Frangajn, ka përfituar shuma marramendëse reklamash gjatë qeverisjes 8 vjeçare të PD, me kryeministër Sali Berishën. Të dhënat flasin se qeveria Berisha është treguar bujare me TV Klan, ndërsa ka përjashtuar nga reklamat televizionet e tjera.

Sipas të dhënave, TV Klan ka përfituar plot 12 milionë euro reklama në 8 vjet, ndërkohë që të gjitha televizionet e tjera të marra sëbashku, nuk i kaluan 2 milionë euro.

Më poshtë do të analizojmë me fakte vetëm periudhën qershor 2012 deri në fund të 2013, ku do të tregojmë ndarjen e njëanshme të reklamave nga qeveria Berisha në favor të Tv Klan.

Si i ‘përlau’ Aleksandër Frangaj mbi 90% të buxhetit qeveritar të reklamave

Sipas një raporti të Balkan Insight, të dhënat tregojnë se vetëm nga qershori i vitit 2012 deri në fund të vitit 2013 janë shpenzuar nga buxheti i shtetit 110 milionë lekë ose 730 mijë euro (sipas kursit të asaj kohe) në reklama televizive.

Pavarësisht se tregu i reklamave ndahet mbi disa kritere, i gjithë buxheti shkoi në mënyrë abuzive tek dy stacionet televizive dhe agjencitë në pronësi të Aleksandër Frangajt.

Në total, pesë kompani të lidhura me Frangajn kanë marrë 90% të buxhetit, konkretisht një shumë prej 103 milionë lekësh ose ndryshe 730 mijë euro, në reklamimin shtetëror prej dy vite. Abuzimi duket qartë, pasi televizioni më i madh në vend Top Channel, për të njëjtën periudhë kohohe, mori 1.3 milionë lekë ose 9.940 euro.

Skema: Si bëhej kalimi i fondeve drejt kompanive të Frangajt?

Skema abuzive realizohej përmes ministrive dhe bashkive, ku ajo e Mbrojtjes, që drejtohej nga Arben Imami, rezulton si më bujarja ndaj Aleksandër Frangajt.

Sipas të dhënave, na rezulton se Ministria e Mbrojtjes ka qenë shpenzuesi më i madh në këtë linjë, në masën 82.2 milionë lekë ose ndryshe 584,000 euro.  Frangaj ishte pronari i Media 6, kompania mëmë e Tv Klan dhe televizionit 24 orësh informativ, ABC News (të cilin tashmë e ka shitur).

Ministria e Mbrojtjes realizoi katër fushata të mëdha reklamimi, në vlerën 584.000 euro, ku të gjitha paratë shkuan tek dy agjencitë e lidhura me Frangajn.

Të dhënat e thesarit tregojnë se në datën 6 qershor dhe në 14 qershor 2012, gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare, Ministria e Mbrojtjes firmosi dy kontrata me Zoom Events, në vlerën 40 milionë lekë ose 284 mijë euro.

Të dhënat në regjistrin e biznesit tregojnë se drejtor i Zoom Events, krijuar në 30 janar 2013 ishte Eptan Lohja. Lohja ishte menaxheri i marketingut i televizionit Klan dhe gjithashtu ka një vend në bordin mbikëqyrës të televizioneve Tv Klan dhe ABC Neës.
E njëjta ministri dha dy kontrata tjera në shumën 42.7 milionë lekë ose ndryshe 300 mijë euro për Promo Sh.p.k, një agjenci reklamimi në pronësi të Eduart Frangajt, vëllai i Aleksandër Frangajt.

Bujaria e shtetit me Frangajn, kontribuuan edhe komunat

Jo vetëm Ministria e Mbrojtjes, por edhe Ministria e Brendshme, e Bujqësisë, e Drejtësisë, madje edhe komunat kanë treguar bujari ndaj Promo Sh.p.k dhe kompanive të lidhura me Frangajn.

Promo Sh.p.k ka marrë dy kontrata tjera nga Ministria e Brendshme respektivisht në vlerën 3.9 milionë lekë dhe 9.97 milionë lekë. Ministria e Bujqësisë dha për Media 6 dy kontrata dhe një tjetër nga Ministria e Drejtësisë në dy vitet e fundit, në vlerën 3.6 milionë lekë.

Tre kontrata të tjera të vogla ju dhanë ABC News nga dy komuna të drejtuara nga demokratët dhe Ministria e Bujqësisë në vlerën 2.7 milionë lekë. Një tjetër kompani e Frangajt, Media 66 mori një kontratë nga Ministria e Drejtësisë në masën 1.4 milionë lekë. Çfarë grabitje!(Shqip)

17 komente në “SKEMA: Zbulohen fijet sesi Aleksandër Frangaj, përfitoi 12 milionë euro nga qeveria Berisha”

  1. Ermali says:

    E mbaj mend shume mire ate kohe dhe cuditesha se si I behej reklame Ushtris tone dhe per cfare?Thjesht vetem per te marre leke nga buxheti shtetit,per ti ndare mes tyre ministria e mbrojtjes me tv e Frangajt.Nuk e di perse u vonua kaq kohe qe te dilte ky mega korrupsion.Ne mos gaboj I behej reklame jo vetem ushtris,por edhe bujqesis.

    1. Revizori says:

      Ministria e Mbrojtjes nqs e mbani mend, ne vitin 2013, e çoi ne prokurori Arben Imamin per shperdorim fondesh ministrore, por gjykata e korruptuar e Saliut e nxorri te pafajshem.
      Kjo dha sinjalin qe duhej nje reforme rrenjesorene drejtesi, dhe qe atehere e dini vete historine.
      Ata ishin te mbrojtur me njerezit e tyre ne prokurori dhe gjykata
      Pse kujtoni ju e humbi logjiken Monika ne parlament dhe gjuajti me çizme?
      Pse e ka humbur logjiken Ilir Meta?
      Pse eshte bere Saliu si i terbuar?
      Sepse po u iken nga duart mburoja e sigurte qe kishin nga çdo akuze.
      Tani fillon avazi tjeter dhe duhet ta hedhin vallen ndryshe, me nje kembe tek qelia e burgut.

      1. Tetovari says:

        Shum koment i mir të shpresojm që të ndhoth. Por fjala e vjeter thot ujku ujkun nuk ehen.

    2. Kalec Dega says:

      Pra ky lajm publik nuk ka mbrritur akoma SPAK-ut, OFL- ja IA KA NIS FORMULARET? PO ajo Katnarja me syze dielli ne dhome erresire, ka marre podiumin? Sidoqofte SPAKU I TAKU AVUKATIT VEPROJE ME SHPEJTESI KUR U ZBULUA QE ISHIN VJEDHUR NDO PULA NGA SHPAJA E NJE FSHATARI.

      =
      QENT LEHIN , KARVANI CAN PERPARA
      =
      PRA NE SHQIP:
      HA N I M..

      1. Demokraci or taj says:

        Mire thote kolec spiuni:qente lehin keta do vazhdojne te vjedhin

      2. Tur durrsaku says:

        SI DUKET ZIGUR QORRI .KE NDYER DHE TI DUART ME MUT NE KETE HALEN SALI-FRANGAJ….

  2. ZIGUR QARRI says:

    Valle a do te kete xhvatur ndonje kocke Zigur Qarri?

    1. Nuk e kane fajin ata says:

      Po natyrisht. Nuk ha mut kot ai.

    2. Arjani says:

      Sigurisht , kot nuk ben llap llap llap neper portale , prandaj sygjynohen te gjith per kancerin digital , se lepinin kocken qe u hidhte …….dhe del Ziguri dhe na can karin , dava bythlepiresash , Salien e mori vesh gjithe bota qe eshte i koruptuar deri ne fyt , del Ziguri dhe na ben moral
      Si ne zgjedhjet e 2017-tes , nje fare “skypion ” na cante drasat se Lul Basha do qe fitueai i madh i zgjedhjeve , dhe ai perfundim Lylu fitoi timin dhe tendin madje dhe me gunga …dava plerash , kamikaze qe bejne te bardhen te zeze per 5 € .

  3. Julia says:

    Ore na tregoni e tregoni, por ne fund te fundit asgje nuk ndodh, keta baktajxhinj po e rrjepin kete vend

  4. Gent says:

    O Ermal, po sa ka mare Frangaj nga Edi Rama e di ti. Thuaje shifren dhe do shohesh se ku eshte megaskandali.

  5. Drita says:

    Po kush nuk e di se frangaj lepin bythen e berishes, ndryshe e pesonte si Lesi, e keni pare lesin sa i mire e i urte eshte bere, e beri usta berisha.

  6. Konti Sbalta says:

    Saliu ,pasi dogji redaksine e “koha jone”te Nikoll Lesit dhe Ketij Frangajt u pagoi atyre parat dhe ata u bene aleat te Saliut!Sic beri Edi Rama me Pallatin e Lulzim Bashes (vjerrit te tij) ne Vlore, qe ja prishi pa vendim gjyqi dhe ky i kerkon parat qe nuk po i paguan akoma!Keto jane para qe dalin nga taksat tona!

  7. Ali Asllani says:

    Hani derra, pini derra!
    Hani derra, merrni derra!
    Jam saliu, i bej te tera!
    Me do trapi, me do vera…

  8. KunderSali says:

    Berisha eshte te gjitha ato qe thote vete, KRYE MAFJOZ SI NE MENDIMET KRIMINALE DHE NE VEPRAT E TIJ POR KUR DO E KUPTOJNE ATA 100 mij veta qe jane pa atdhe pa fe,dinjitet e identitet qe e besojne akoma ose me keq jane te perlyer dhe e besojne nga halli

  9. guga says:

    BERISHA FRANGAJ JANE BANDE KRIMINALE, MALOKERI…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje