Një perceptim mbizotërues për njerëzit e pasur është se sa më shumë para kanë, aq më të pashpirt janë ata. Ndërsa gjithmonë ekzistojnë përjashtime nga tendencat, hulumtimet tregojnë se të qenit i pasur mund të ndikojë në vetëdijen tonë emocionale dhe psikologjike në mënyra të ndërlikuara.
Christopher Ryan, autori i Qytetëruar deri në Vdekje: Çmimi i Progresit, thotë se janë diferencat e pasurisë – distancat në pasuri midis një personi të pasur dhe njerëzve rreth tyre – që kanë efektet më të thella në nënvetëdijen tonë.
Me pasuri më të lartë natyrisht vjen një kosto emocionale. Për shembull, njerëzit më të pasur kanë më pak aftësi të lexojnë emocione në fytyrat e të tjerëve dhe kanë më pak të ngjarë të ndalojnë makinat e tyre të shtrenjta për këmbësorë sesa ata që zotërojnë makina më të lira. Kjo ndjenjë e së drejtës dhe e tjetërsimit është e ndërlikuar nga qasja në më shumë pasuri, thotë Ryan. “Ajo që ne zakonisht bëjmë me para shtesë është të blejmë gjëra që na ndajnë nga njerëzit e tjerë.”
Është mjaft interesante, sepse ky lloj shpenzimi mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj fizik dhe mendor, pasi një sens i afërt i komunitetit është një nga parashikuesit më të fuqishëm të jetëgjatësisë. Njerëzit e pasur mund të shkëputen nga këto pasoja duke përhapur pasurinë e tyre te njerëzit që u duhen më shumë, duke korrur përfitimet mendore dhe emocionale të bujarisë së tyre.
Sidomos shqiptaret e babezitur jane me te keqijt dhe jane gati te vrasin vjedhin plackisin e te mohojne familjen e shoqerine
Çdo gjë në jetë ka lidhje me edukaten karakterin edhe ndjenjat e çdo njeriu. Ka shembuj shumë që e argumentojnë këtë gjë. Po të analizosh njerëz të cilët janë nga familje të pasura mbi tre breza nuk do të shikosh asnjë ndryshim nga njerëzit e thjeshtë duke përjashtuar sigurisht nivelin e jetesës. Ndërsa një njeri i cili ka qenë i varfër dhe është pasuruar nëpërmjet krimit ose rushfeteve politike, kuptohet qartë se është pa ndjenja gjë që e tregon dhe mënyra se si ka arritur që të jetë i pasur. Kam pasur raste që kam punuar në disa të pasur dhe më ka bëre përshtypje, në të gjitha familjet e vjetra të presin me respekt, ofrojnë kafe, kek, tost, uje pa filluar punën akoma, disa prej tyre servirin edhe drekë. Ndërsa në të pasur të rinj (jo në moshë) ata që kanë harruar se nga e kanë filluar, nuk të japin as një pagure me ujë të ftohtë në mes të vapës në Gusht, vijnë me kafe dhe ujë në dorë shohin punën që ke bëre ndezin dhe një puro të flasin me ironi, qeshin me budallaqe të pa kuptueshme si injorante dhe kur vjen puna për të paguar të bëjnë pazare, të vonojnë pagesën disa nuk të paguajnë fare etj. Karakteri është kryesorja tek njerëzit dhe është e vetmja gjë që nuk ndryshon.
Nuk ka nevoje per studime te kesaj fushe,sepse perfundimin e ka nxjerre psiko analisti i madh me fame boterore Zigmud Frojdi. Ai ka krahasuar dy qenie njerezore. Njeri ne kufijte e luftes se perditshme per jeten qe kishte qellim qe te blinte nje biciklete. Tjetri nje bilioner ne kuptimin qe nuk i mungonte asnje gje ne kete bote dhe nuk kishte nevoje qe te punonte per keto perfitime. Motivi i jetes se ketij pasaniku ishte vetem se si te shfrynte epshet e tija.
Perfundimi i arritur nga Frojdi ishte qe i pari JETON, kurse i dyti NUK JETON sepse Ky nuk ka motiv per te jetuar,por egziston vetem si nje frymor pa qellim per jeten. A e keni vene re qe shume bilionere sot i kan hyre fushes se filantropise si e vetmja qe i ben ta jetojne jeten? Epo kjo e ka nje aresye.