“Kleçka” përse Meta shkoi vetë në Prokurori dhe standardi i dyfishtë i “Rambove” shqiptarë, me paditë e politikanëve

24 Shkurt 2020, 19:17Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Ka bërë përshtypje dy herë që presidenti Ilir Meta ka depozituar padi ndaj dy drejtuesve të rëndësishëm në Shqipëri, gjyqtarit të lartë dhe kryetarit të KED, Adrian Dvorani dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjoni. Ai ka shkuar vetë fizikisht në zyrat e Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK.

Depozitimi i një padie është një veprim procedurial, ku mund të paraqiten këshilltarët apo juristët e Presidencës dhe nuk ka përse vetë kreu i shtetit të shkojë në dezhurnin e organit të akuzës, për të dorëzuar një shkresë, që është në këtë rast një padi e nivelit të lartë.

Kleçka, përveç natyrisht rastit që zoti Meta të shfrytëzojë momentin mediatik për të sulmuar politikisht, është se çdo jurist që mund të firmosë padinë ndaj një zyrtari të nivelit të lartë, siç është kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi apo ministers së Drejtësisë, do ta përballë atë direkt me firmën e tij të depozitimit të padisë, pra edhe reperkursionet për t’u pyetur në lidhje me faktin.

Por Meta po e përdor postin e presidentit të Republikës, pikërisht për të qenë vetë mburoja e një reperkursioni juridik, por edhe protagonizmi që ka ndërmarrë tashmë prej më shumë se një viti për të rrëzuar mazhorancën politike që zotëron shumicën e Kuvendit të Shqipërisë, që në qershorin e vitit 2017.

Si Prokuroria e Përgjithshme, ashtu edhe SPAK, edhe pse ka shumë gjasa që të mos japë një përgjigje të shpejtë, pasi nuk do të dëshironte të hynte në polemikë me Metën, ka shumë mundësi të shpallin moskompetencën për padinë që Meta ka paraqitur ndaj Dvoranit e Gjonajt.

Kjo, pasi përplasja është ligjore e kushtetuese dhe aspak penale, edhe pse kreu i shtetit kërkon ta kanalizojë të tillë, për ta përdorur si tribunë politike Prokurorinë, institucion ku ngërthehet koshienca, historiku, por edhe subkoshienca politike e personale e Ilir Metës.

Ky konflikt mund të zgjidhet në Kushtetuese dhe jo në Prokurorinë Speciale të Luftës ndaj Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të Zyrtarëve të Lartë.

Nëse presidenti do të kishte ndonjë fakt për korrupsion në lidhje me çështjen në fjalë, atëherë po është një objekt për SPAK.

Edhe këtë fakt, padyshim që e dinë thuajse të gjithë “konstitucionalistët” e paneleve që janë shfaqur si dashamirës dhe njohës së ligjit themeltar, por që përgjithësisht e intepretojnë sipas midesë nga i vjen ushqimi, dhe askush nuk flet.

Nga ana tjetër, bie në sy edhe një standard i dyfishtë i këtyre analistëve që sulmuan egërsisht Edi Ramën, kur ky i fundit paraqiti një padi civile për shpifje ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, dhe nuk thonë asnjë koment për breshërinë e padive të Ilir Metës, të cilat nga ana juridike dhe praktike, janë thjesht dacibao që e përdorin SPAK e Prokurorinë e Përgjithshme si skenë apo skenografi e shfaqes politike të ditës.

Do të ishte interesant fakti nëse Ilir Meta do të paraqiste në SPAK provat e denoncimit që ka bërë disa herë publikisht, atë që Shqipëria është vendi i pastrimit të parave të krimit të organizuar ndërkombëtar. Është një fakt shumë i rëndë, që përveçse me padi konkrete në SPAK, meqë ka dijeni, ja vlen të mbledhë edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare, siç bëri kur erdhi nga SHBA në 2016-n, kur ja kërkoi parardhësit të tij Bujar Nishani, për rastin e Kelmend Balilit.

Përdorimi i padive si instrumente juridik për luftën poltiike është në fakt një zgjidhje normale, pasi gjithçka bëhet brenda institucioneve dhe kudo do të marrë një përgjigje në shina ligjore.

Kjo do të ishte gjëja më normale në gjithë këto vite postkomunizëm në Shqipëri, për të vendosur standardin e barazisë para ligjit.

Por këtu tek ne ka ndodhur e kundërta; politikanë që nuk janë paraqitur në Prokurori, edhe nëse janë thirrur për të dëshmuar për krime të rënda, si zoti Berisha, që u mor në Ambasadën amerikane për të deponuar për vrasjen e Azem Hajdarit, që është edhe deponimi i vetëm i tij në organet e drejtësisë.

Në Italinë fqinje, thuajse e gjithë klasa politike e ka Pallatin e Drejtësisë edhe si një vend ku rregullisht deponon, apo edhe depoziton padi apo çështje të ndryshme.

Sfida e vërtetë e politikanëve apo e zyrtarëve të lartë është paraqitja shembullore në SPAK në një rast penal, siç mund të jenë akuzat zyrtare, sfidë që deri tani realisht e ka kaluar vetëm Saimir Tahiri dhe askush tjetër.

Të gjithë politikanët e akuzuar duke nisur nga Berisha, Basha, Mediu, apo edhe vetë Ilir Meta, kanë përdorur rrëshqitjen proceduriale, ndërkohë që në publik kanë kundërsulmuar  për “çanta të zeza”, apo fakte të bujshme që nuk i kanë publikuar kurrë.

A nuk përbën edhe fshehja e provave apo shantazhi një  shkelje të rëndë ligjore? Sipas Kodit Penal padyshim që po, madje ka edhe masa drastike penaliteti…

16 komente në ““Kleçka” përse Meta shkoi vetë në Prokurori dhe standardi i dyfishtë i “Rambove” shqiptarë, me paditë e politikanëve”

  1. beni says:

    Like floriri e ka zene koronavirusi prandaj flet per cark….. Like dorzo floririn se burgu te pret.

    1. Shinjestra says:

      Ilir Meta eshte vene ne siklet te madh se eshte bere kaps dhe nuk po gjen dot ilaç te zhbllokohet.Plasi i shkreti,nuk po gjen vend ku te shkoi.Por ja qe i erdhen mend dhe shkoi ne SPAK te cilin e di se eshte spital e do gjej sherim.Kame bindjen se ne SPAK do sherohet. Ata te SPAK-u do i japin nje sherim te mire pasi kane bisturi te medha e do t’i bejen Metes nje nderhyrje kirurgjikale,vençez.

    2. Ratko Mladic says:

      Presidentkari nga skrapari ky rrot kari duhet futur urgjentisht ne dhomen e mutit shurres. shikojeni kelyshin fshatarin e trashe te skraparit na ben gjoja patriotin e bythes ky qelbesire hajdut.

  2. h says:

    Ka shkuar të mësojë rrugën.

  3. Opinjonisti i pa_anëshëm says:

    Zot fale.. nuk di çbën….çrregullimi BIPOLAR e ka bërë më keq se z.hajdar….

  4. bol dibre says:

    Shkoi vete se po bene prova ti dale turpi
    pastaj te na shese pordhe
    jame malok dhe nuk e rruaj burgu per burra eshte
    jam i lumtur qe te jem viktima e par e SPAK
    ne te semes te qofte mo like
    monen leja amanet qim pykes se aktualisht vetem ate ke si punetor

  5. Ed says:

    Kryeministeri Edi Rama nxites I patriotizmit ne te gjitha trojet shqipetare. Kurse saliu nano muta nxites te krimit dhe tradhetarve gjate 30 vjeteve prishes te njerezimit ne gjitha trojet shqipetare

  6. Julia says:

    O gazetar ti mire e ke, por problemi eshte se jetojme ne albanistan, se po te ishte shtet i rregullt ky, nuk do dilte presidenti cdo nate, ne cdo televizion per te degjuar perrallat e tij

  7. Johani says:

    Illir pijanecit i ka ngrlur truri ne qizmet e monkes,para dy tre ditesh thoshte se nje vend i europes qendron pas Rames,kurse vuqiqi ne serbi thoshte pas takses dhe Ramushit eshte nje shtet i fuqishem i europes, merreni me mend Rama paska marre para dhe porosi nga serbia ta zhduke meten se paska ndaluar ndarjen e kosoves,kurse para disa muajsh deklaronte se kishte informata nga nje shtet mik i tij se disa militant nga kosova kishin par qellim djegien e kuvendit shqiptar ndaj anullova zgjedhjet,pra cilit meta illir tu besojme,atij qe shqiptaret e njohin si mik i grekeve dhe serbeve, e si ka mundesi qe serbia te rrezikohet nga illir meta gjalle berisha e fazlliq shkau, prandaj sot shqiptaret Jane te turperuar me kete njeri qe veten e quan Zot dhe qe per ta shpetuar kokebythen e vet eshte ne gjendje si dikur berisha ta kalle shqiperine apo edhe ti vert edhe femijet e vet siq banin dikur serbet ne kosove per ta realizuar pastrimin e kosoves nga shqiptaret duke vrare e masakruar edhe nana shtatzane , serbia po dojka me i zhduke klysht e vet ruajna o Zot.

  8. Shqiptari says:

    Loja politike e z.president,me “Luftēn për jetë a vdekje,për mbrojtjen e Kushtetutës”,thirrja nga ana e tij e shqiptarēve nē shesh,”provat e tmerrshme”qē ka zbuluar ai,dhe mē spektakolaria nga të gjitha veprimet e tij,arratisja nga zyra dhe dalja nē ballē tē popullit,për tē rrëzuar banndën e Ramês nga karrigja.Njē skenar fantastik,për njē film tē stilit hollivudian.Por,për këtē film,skenari duhet shkruar nga Bari Falliu ose Mark Marku.Nëse këta skenaristë autoritarë për të tillē skenarê,mund ta shkruaj Gjekmarkaj ose Shkullaku me stilin e Coza Nostrës.Për regji besoj nuk do jenë Spilberg apo Xhejms Kameron,po mund ta vënë ne skenë Netitan Liçe,Balliu i vogël ose i madhi Nard Noka.Në rolet kryesore mund të angazhohen vetë z,president,Muli,tē mos harrojnë atë artistin nga Durrêsi që rregullon dhe diellin.Do ishte fantastike,argëtuese të janë në role episodike,prof.Ceka me mallkuesin nga përmeti,Azbiun,Sazan Guri,Mona sdhe Dashi i brrylit,Tos Analisti,naltmadhenia i parlamentit.Për të asistent regjzorë duhet marrë Qim Peka dhe Bes Kallaku. Chirimet sigurisht duhet të fillojnë mê,2 mars 2020.Si thatê, është në shelje të statusit?!Ështē ende gjendje e jashtëzakonshme?!Për çfarê po luhet ky film horror?!Çfarê do nfodhë pas filmit?O shqiptarê,a do dilini apo do rrini?!Po u therret historia,nuk po u thërret zotëria.Hajde film hajde

  9. luani u.s.a. says:

    Edhe ministrja e drejtesise Etilda Gjoni duhet te dorezoj ne SPAK dosjet e hajdut presidentit Ilir Meta qe vodhi pasurine e shtetit shqiptar te depozituar ne bankat londineze si dhe vrasjet qe jane bere gjate periudhes kur ishte kryeminister Ilir Meta?!

  10. Jack says:

    Dicka duhet rregulluar per te ardhmen, qe presidenti te zgjidhet apolitik dhe me referendum popullor, se perndryshe do te kemi presidente politike e te pagdhendur, te liq e hajdute, qe mbi interesin e vendit dhe popullit , vene ate vetjak, te gatshem per cdo rremuje , ne aleance politike duke u bere pale me ata qe pardje ishte armik, dhe dje u be mik, qe bekoi pergjakjen e 21 janarit, qe vodhi sa i desh bytha me ze e figure si ky i tipit Meta. Cfare i ka ngelur pa bere ketij presidenti , per te shkuar tek 7 penxheret ? Eshte nje popull i tere i stresuar e ne maraz qe prej vitesh rrojti me shprese , por qe edhe Zoti sic duket ka hequr dore dhe eshte bere pale.

  11. lymi says:

    LIKE FLORIRI O BO KOPJE E LI PAZARIT….
    KUR DO TA FUSNI NE BURG KETE PLERE QE U FUT NE POLITIKE ME BREK TE GRISME DHE TANI O MILJARDER…..

  12. Roberto says:

    Ore po ky qenka idiot fare. Plasi duke bere shqiponjen sikur ka bere ndonje gol me kombetaren dhe po e feston???Nuk e kupton qe po i vjen fundi debilit.

  13. lyfi says:

    NA O CMEN PRESIDENTI, KA MOR RRUGET….
    KY DERDEMEN KUJTO POPULLIN SE O BUDALLE DHE DO TI SHKOJE MRAPA….

  14. Shinjestra says:

    Ilir Meta eshte vene ne siklet te madh se eshte bere kaps dhe nuk po gjen dot ilaç te zhbllokohet.Plasi i shkreti,nuk po gjen vend ku te shkoi.Por ja qe i erdhen mend dhe shkoi ne SPAK te cilin e di se eshte spital e do gjej sherim.Kame bindjen se ne SPAK do sherohet. Ata te SPAK-u do i japin nje sherim te mire pasi kane bisturi te medha e do t’i bejen Metes nje nderhyrje kirurgjikale,vençez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje