Më 25 shkurt 1836, Samuel Kolt regjistroi shpikjen e tij, revolverin me pesë fishekë.
Parimi i funksionimit të pistoletës Kolt nuk ishte i ri, por ai ishte më praktik se të gjithë revolverët e deri atëhershëm.
Ushtria dhe marina amerikane e përfshiu revolverin Kolt në arsenalin e armëve të saj standarde, çka ndikoi që kjo armë të përdorej edhe nga njësitë e tjera të ushtrisë.
Uzina e armëve Kolt në Paterson të shtetit Nju Xhersi prodhoi mijëra pistoleta të tilla deri në vitin 1841, kur doli varianti i dytë Uollter Kolt, pistoletë më e madhe me fishekë të kalibrit 0,45 milimetra.
Pistoleta e re Uollter Kolt me peshë rreth 1 kilogram dhe grykën e gjatë 23 centimetra, thuhej se i ngjante një topi artilerie.
Pergezime per kete atikullin! Jo vetem per materialin interesant qe percjell, por pasi eshte shkruar me ne fund sips rregullave, duke i shruar shqip emrat e huaj te perveçem dhe duje i lakuar ato.
Me behet qejfi qe ka ende njerez qe i rezistojne kesaj vale peshtjelluese ku ka rene shkrimi i gjuhes shqipe nga injorante qe i genjen mendja se njohin mire gjuhet e huaja kur nuk dine te shkruajne gjuhen amtare pas vitesh arsimimi ne Shqiperi