Rikthehet trendi “polak”: Hyrjet nga Polonia rriten me 40%, më e larta e të gjitha shteteve për janarin

25 Shkurt 2020, 17:02Turizëm TEMA

Ndërkohë që hyrjet e shtetasve polakë në Shqipëri janë shoqëruar me “shkëlqim” e më pas me “rënie” në vitet e fundit, mesa duket 2020 i ka rikthyer në vend.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, në janar 2020 ndër shtetet me hyrjet më të larta në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe.

Instat tregon se kjo rritje është shënuar me afro 40%, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2019. Megjithëse një muaj nuk është i mjaftueshëm për t’u “ekzaltuar”, mund të jetë sipari i një fillimi të ri. Kujtojmë se që në vitin 2014, Shqipëria pati 4 sezone të mbara turistike ku u shënua “boom” nga vizitat polake, ndërkohë që krejt e kundërta nisi të ndodhtë që në fund të 2018, e më tej përgjatë gjithë vitit 2019.

Referuar Instat, në muajin e parë të vitit 2020, Shqipëria pati 546 hyrje nga Polonia, në një kohë që në janar 2019, kjo shifër ishte 393.

Mbetet për t’u parë nëse kjo “e mirë” i adresohet ndonjë agjencie turistike, nëse është rastësi jetëshkurtër, apo nëse polakëve ju kanë mbetur ende copëza nga eksplorimi i plotë i Shqipërisë, qoftë në vizita turistike, me qëllime biznesi, apo shëndetësore!

1 komente në “Rikthehet trendi “polak”: Hyrjet nga Polonia rriten me 40%, më e larta e të gjitha shteteve për janarin”

  1. Julian says:

    A te hëngërt mortja. Ti je për ndonjë gazetë fshati jo për Temën. O derdimen nga këto statistika më pak se 5 përqind janë të huaj. Të tjerët janë shqiptarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje