Rudina Xhunga: Vëmendja ndaj Metës dhe Kryemadhit në rënie, pak a shumë lëvizje deja vu

25 Shkurt 2020, 16:55Politika TEMA

Gazetarja Rudina Xhunga, e ftuar në News24, foli për zhvillimet politike, me në fokus tubimin e thirrur nga presidenti i vendit Ilir Meta, me 2 mars.

Xhunga tha se vëmendja e audiencës ndaj kreut të shtetit, ka qenë në rënie.

Më tej, gazetarja tha se nuk ka shumë rëndësi në ka apo jo të drejtë Meta, por sa njerëz ia ka dalë ai të bindë që ka të drejtë.

Si i keni parë zhvillimet e javës që lajmë pas, duke mbajtur parasysh që presidenti ka thirrur një tubim me 2 mars?

Nuk e di nëse ndjehet në audiencën e televizioneve, por portali ta tregon audiencën menjëherë, sa herë bie dhe sa herë rritet vëmendja e publikut ndaj një ngjarjeje apo personazhi. Meta javën e kaluar kishte një vëmendje absolute. Çdo fjali që thoshte presidenti i vendi, apo zonja  Kryemadhi, është shoqëruar nga  mijëra komente dhe klikime. Këtë javë ra vëmendja.

Ra jo për arsye se ata po thonë gjëra më pak të rëndësishme, po thonë gjëra po kaq të rëndësishme, për tubimin e 2 marsit, po vëmendja këtë javë ishte te koronavirusi. Mbase deri në 2 mars do ta kemi harruar koronavirus, dhe do të merremi sërish me Presidenti

A ka të drejte presidenti për atë që po kërkon?

A ka të drejtë presidenti Republikës, apo nuk ka, këtë do ta shohim në 2 mars. Do të jetë një ditë e rëndësishme për të kuptuar, jo a ka Meta të drejtë, por a ka ditur ai t’ua shpjegojë shqiptarëve që ka të drejtë.

Më kujtohet kur ma ka thënë Fatmir Limaj, në intervistën e parë pasi doli nga Haga: Nuk kishte më rëndësi a kisha të drejtë për atë që thosha, rëndësi kishte të dija ta tregoja që kisha të drejtë.

Ndonjëherë në politikë e media kjo merr rëndësi. Jo a ke të drejtë apo jo, por sa njerëz arrin të bindesh ti që ke të drejtë. Do të një ditë domethënëse për Metën dhe të vërtetat e tij.

Por tashmë publiku e di që kjo është mes Ramës dhe Metës. Të premten do të kemi komision përsëri për Metën, apo jo.  Pak a shumë, janë lëvizje deja vu, sepse zgjat kjo  prej vitesh.

Po ti çfarë perceptimi ke për datën 2 mars?

Nuk kam asnjë perceptim për pjesëmarrjen e njerëzve në Bulevard më 2 mars. Është një stinë gripërash, mbushur  me alarme per koronavirus, nuk dihet se çfarë mund të ndodhë deri atë ditë. OBSH-ja mund të shpallë pandeminë. Ka ditë deri atë dite.

7 komente në “Rudina Xhunga: Vëmendja ndaj Metës dhe Kryemadhit në rënie, pak a shumë lëvizje deja vu”

  1. Zigur Qarri says:

    KJO KARIA ME XHUNGA QENKA E LSI PO KA LOQE QE SHKONE HAJDUTIT PASE PERVECE NDONJE SI JU

  2. DuDu says:

    gazetare leshi – kjo dhe burri i vet
    medioker deri ne dhimbje.

  3. Nje qytetar says:

    Epo kur do te besh politike edhe ti moj Rudina ! Qysh ne menyre se si e shtron pyetjen ne se ka apo jo te drejte Meta , duket qe qellim I gjithe “anal-izes” tende eshte te hedhesh gurin e fajesise ndaj parlamentit e qeverise . Sigurisht qe Ilir Meta NUK ka te drejte , sepse ai gjithe kete zhurme e ben , e ka bere me te vetmin qellim qe te pengoje Reformen ne Drejtesi,pasi ai e di qe ka vjedhur ka bere korrupsion gjate gjithe jetes se tij politike. Dhe nje drejtesi e pavarur eshte rrezik per ate . Ben sikur mbron Kushtetutes te cilin ai vete e ka shkelur me te dy kembet . Ben sikur eshte President i shqiptareve , kur ai eshte percaresi me i madh i tyre , qe therret per te marre arme qe te mbroje Sovranitetin ( cilin sovranitet ;- miliardat e tij ? ) . Rudina , na merzitet ju ” gazetaret analiste” qe shkruani sipas midese , oreksit apo qejfit tuaj te prishur apo pa prishur dhe na i shisni si meditime filozofike .

  4. Konti Sbalta says:

    Ke qene gazetare me emer Rudina Xhunga dhe e respektuar;perse ka rene interesi per emisionet e tua aq te ndjekura dikur?kete duhet te spjegosh ti,jo perse njerzit nuk e besojne me Ilir Meten!Salinjve dhe Meteve u ka kaluarkoha ;le qe ata nuk kane pasur kurre kohe te tyre ,por ,o e kane marre me force o ia u kane dhene te tjeret pa asnji merite!

  5. Koba says:

    Po mi Rudina -Si e quan Vemendje Absolute Sharjet me Liber Shpie qe i ben Mileti Like Hajdutit?????

  6. Josifi says:

    Vertete me cuditi kjo Rudina..Kisha pershtypjen se ishte njeri i ndjeshem dhe i drejte.Po ka njeri te ndershem ketu qe nuk e kupton qe Likja ka hallin e madh se mos ngelet pa imunitet dhe do ti duhet te pergjigjet per vjedhjen e thesarit trafik droge vrasje dhe korrupsion?Rudina zhgenjyese dhe e vaket.

  7. Sociologu says:

    Rudina,mos u merr me politik,you suck,
    Merru me mire me guzhinen dhe gastronomine e fshatrave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje