Del përgjigja e analizave për Lefter Allën, kryebashkiakun e PS Bulqizë i cili u shfaq në një video duke konsumuar kokainë.
Analiza ka rezultuar negative. Pas dëshmisë, kryebashkiakut iu kërkua nga SPAK që të dorëzonte kampion gjaku dhe urine.
Por kujtojmë se testi i urinës dhe gjakut e kapin kokainën në trup vetëm nëse është konsumuar 2-3 ditët e fundit, ndërsa testi i fijes së flokut, të cilin SPAK nuk e ka kërkuar, mund të gjejë gjurmë kokaine deri në 1 vit pas përdorimit.
Vetë Lefter Alla është shprehur se ky ishte një videomontazh për ta sulmuar atë politikisht, dhe se ai nuk ka lidhje me përdorimin e drogës.
??????????
Shume te ditur ju te gazetarise ne se ju vetem te mender te mencem.Ai duhet te kerkoj ate analize edhe jashte edhe me fijne e flokut,nese nuk del e vertet ti kerkoj koken e atij gazetarit te madh dhe atij te P.D, tung