Stolat e thyer, e pesojnë keq Tirana dhe Kukësi

25 Shkurt 2020, 15:46Sport TEMA

Komisioni i Disiplinës është mbledhur sot, ndërkohë që nuk kanë shpëtuar nga gjobat klubet e Superiores për shkak të sjelljes së tifozëve, Tirana është gjobitur më së shumti, ndërkohë që së bashku me Kukësin urdhërohen të shlyejnë dëmet e bëra në stadiumin “Air Albania”. Gjoba ka edhe për Skënderbeun, Partizanin dhe Bylisin.

VENDIMET E DISIPLINËS
– KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ofenduar zyrtarin e ndeshjes në bazë të Nenit 65/1 KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë.

– KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/1 dhe 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) Lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve.

– FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/2 dhe 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë.

FK Kukësi, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve.

– FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lekë.

– FK Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/2 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lekë.

2 komente në “Stolat e thyer, e pesojnë keq Tirana dhe Kukësi”

  1. Na myten says:

    Ku ka urdher pa baze ligjore mër! Demin e paguan ai qe e bën po duket qe s’po i jepni dot drejtim.
    Po u zbatu ky urdheri do kuptojmë shumë gjona. Ta shofim pronarin e stadiumit se si do ia dali.

  2. Timi says:

    Po kafshet qe i thyen stolat nul do oaguajne gje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje