Zv/presidenti i UEFA-s: Europiani bllokohet vetëm nëse situata përshkallëzohet

25 Shkurt 2020, 16:48Sport TEMA

Koronavirusi është kthyer në një kërcënim për të gjithë botën, teksa njerëzit vazhdojnë të infektohen dhe ende nuk ka një kurë ekzakte për shërimin e tyre.

Ndërkohë, si pasojë e rrezikshmërisë, virusi ka prekur edhe botën e futbollit.

Në Itali ku gjendja ka qenë e rënduar, në fundjavën e kaluar u anuluan disa ndeshje të Serisë A, ndërsa tashmë është vendosur që kjo javë të luhet me dyer të mbyllura.

Sakaq, në verë është edhe një event shumë i rëndësishëm në botën e futbollit si Europiani, i cili në këtë edicion është parashikuar të zhvillohet në disa qytete.

Zv/presidenti i UEFA-s, Mikele Uva është shprehur se eventi do zhvillohet dhe e vetmja mundësi që aktiviteti të ndalet është precipitimi i sëmundjes.

“Jemi në një fazë pritje, duke monitoruar shtet për shtet. Futbolli duhet të ndjekë me përpikmëri ato që kërkohen të zbatohen nga shteti.

Do provojmë të mos ndalemi, teksa udhëtimi sportiv, Europiani, ndalet vetëm nëse situata precipiton”, u shpreh Uva.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje