"Mos ngacmoni plagë që kullojnë gjak", i vëllai i ‘trurit’ që akuzohet se ekzekutoi Fatmir Haklajn reagon me një letër

26 Shkurt 2020, 09:59Politika TEMA

Hasan Hykaj, vëllai i Përparim Hykajt, i cili akuzohet nga familja Haklaj si ‘truri’ i vrasjeve të Fatmir Haklajt, vëllezërve dhe të afërme të tij, nëpërmjet një letre publike ka hedhur poshtë akuzat. Në letrën drejtuar të gjithë publikut, Hykaj bën thirrje që të lënë “Tropojën të qetë dhe të mos ngacmojnë plagë që ende kullojnë”.

Ky reagim i vëllait të Përparimit  vjen pas një dokumentari me tri seri në “Top Story”, në Top Channel me titull “Haklajt e Tropojës”. Ai thotë se ka gjetur shtrembërime të së vërtetave dhe se familjarët e tij akuzohen si vrasës së anëtarëve të familjes Haklaj në bazë dyshimeve dhe thashethemeve.

Ndaj Zylfije Haklajt, e cila akuzon drejtpërdrejtë atë dhe vëllain e tij, Përparimin si vrasësit e vëllezërve të saj, Hykaj shprehet se denoncuesja nuk u beson as vetë deklaratave që lëshon pa kurrëfarë doganë. Duke dhënë versionin e tij për ngjarjen, Hasan Hykaj nënvizon se emisionet e publikuara në “Top Channel” kanë plagosur  rëndë me vetëdije zemrat e dhjetëra jetimëve, prindërve e familjareve të viktimave.

“Së pari: akuzohen Januz e Përparim Hykaj për dy sulme me mina duke sjellë si shkak grabitjen e makinës se Januzit në B.Curri. Sipas tyre prova na qënka një radio e tërhequr nga ministria për llogari të drejtorisë së Kukësit ! Njohësit e situatës të kohës nuk mund ta besojnë, që të interesuarit të mos e kenë zbuluar të vërtetën që ajo radio nuk kishte asnjë lidhje me drejtorinë e Kukësit.

Eshtë rasti të thuhet që ka patur lakénj që merrnin rrogë në ministri por që, me shpërblim apo nga frika, u shërbenin krimineleve.Për të qënë i sinqertë mund të pranoj që ndonjë sherbëtor i tillë mund të ketë dezinformuar për të dëmtuar Januzin. Ndryshe nuk mund të shpjegohet kjo lajthitje e akuzuesës që pretendon se kishte prova e informacione.”, shkruan ai. 

Letra e plotë

Lerëni Tropojën të qetë, njerëz, mos ngacmoni plagë që ënde kullojnë. (Shënime në adresë të dashamirësve tanë që nuk na njohin.) Më shumë se dy dekada pas ngjarjeve të dhimbshme e me të palavdishme në të gjithë historinë e Malësisë së Gjakovës, media sjell në vëmendjen e publikut me shumë bujë e krenari një atmosferë mbytëse që nuk i bën mirë askujt, të paktën në Tropojë. Këtë herë është Top Channel, pra Topi që gjuan në drejtim të Malësisë me dokumentarin pa dokument « Haklajt e Tropojës ». Nisur nga reklama e zhurmeshme me plotë efekte që i parapriu emisionit, shumëkush priste prova e fakte të reja për ngjarjet e asaj kohe, por dhe mesazhe paqëtimi pas një periudhe të gjatë reflektimi e ardhje në vete. Në fakt nuk u dëgjua as njera, as tjetra. Për fat të keq dëgjuam shtrëmbërim të skajshem të të vërtetave për ngjarje e personazhe, për vrasës e për viktima që në atë kohë njiheshin e diheshin nga i madh e i vogël.

Nëse 20 e sa vjet më parë njerëzit vriteshin thjeshtë mbi bazë dyshimesh, në emisionin e Topit u dëgjuan akuza me të njëjtën metodë pra bazuar në dyshime e thashetheme. Të çudit guximi i autorëve e aktoreve të storjes për të trajtuar me kaq lehtësi ngjarje tepër serioze që lidhen me tragjedi personale e familjare, me vrasje njerëzish të pafajshëm, me vuajtje jetimësh e grash veja, me degëdisje familjesh të tëra e tjerë, e tjerë. Nga reagimet e shumta e të menjëherëshme në rrjetet sociale dhe jo vetëm ; me të drejtë ngrihen shumë pikëpyetje ; lidhur me qëllimin, kohën e shfaqjes, synimet e nismëtarëve, të realizuesve a të sponsorëve të këtij emisioni aq të reklamuar ?!

Së pari në pyetje është kanali transmetues i cili me gjuhën e urrejtjes e efekte emocionale bëhet zëdhënës akuzash të shpikura duke ngjallë armiqësi e rihapë plagët që ënde kullojnë. Këta njerëz nuk janë aq të paditur për të mos kuptuar, se po godasin jo një individ a një familje, dy apo tre por një rreth të tërë që nuk dëshiron «të digjet » si në vitet e errëta të fundshekullit të kaluar. Po përse atëhere gjithë ky zell për shfaqje të tilla? Eshtë cinike dhe naive nëse kjo bëhet për të shtuar numrin e klikimeve ne You-tube. Këtë e vërteton fakti i thjeshtë se shumica e shikuesve tropojanë e kanë ndjekur emisionin duke sharë a mallkuar promovuesit e tij si nxitës e përhapës të së keqës. Për audiencë Topi mund të gatuaj një storje « interesante » p.sh. për betejen e minave aq « në modë » ne B.Currin e viteve të mbrapshta.

Po a do të mund të përballonte ai mallkimin e gjithë atyre familjeve të dëmtuara rëndë me këtë metodë çnjerëzore ? Dy herë familja jonë është bërë objekt i një sulmi të tillë barbar. Pas kafe « Jezerca », herën e dytë me 14 tetor 99 në hyrje të Dubravës duke udhëtuar 9 veta te familjës me tre makina, dy prej të cilave të policisë së rrethit, nga Tirana për në varrimin e vëllait tonë. Me llogjikën e njerëzve që kanë humbur llogjikën, në storje akuzohemi ne si organizatorë te kësaj prite !!! Nuk ia vlen të polemizosh, por mjafton të theksoj se për këto fakte ne nuk do të pranonim kurrë të akuzonim të tjerët qorrazi duke bërë viktimën në storje të çfarëdo lloj « topi » me subjekte të tilla helmuese që Tropoja don e duhet t’i harrojë.

Nëse shfaqje te tilla jipen për interesa financiare, kjo do të përbënte një turp të madh për një TV që shfrytëzon frekuencat kombëtare për të tilla synime. Më në fund nëse Topi gjuan drejt Trpojës për interesa politike do të ishte një mëkat i pafalshëm që përsëritet paturpësisht tash e tridhjetë vjet nga topa e topçinjë te ndryshëm. Eshtë koha, madje ka kaluar shumë, që të mos abuzohet politikisht me ngjarjet e Tropojës. Boll haraç kanë paguar shumica e tropojanëve ndaj politikës e politikanëve. Jam shumë i sinqertë t’iu pohoj se këto që sapo thashë vijnë nga bindjet e mia si bir i këtij trualli dhe jo si i shënjestruar nga akuzuesja përmes Topit. Duke vazhduar metodën e asaj kohe (« vrit para se të të vrasin ») por në kushtet e reja akuzuesja në storjen e «Topit» përmend me « shumë siguri » disa herë P.Hyken. Aq sa krijohet përshtypja që ky person të paktën për 7 vjet që nga maji 1999 e në vjeshtë 2006, nuk ka bërë gjë tjetër veç detyrës se komandantit të një toge forcash speciale veshur me kamuflazh e pajisur me armë automatike, snajper, mina e dylbi speciale në sulm kundër grupit të Haklajve !

Absurdi shkon deri aty sa të akuzohet Përparimi edhe për vrasjen e Cen Haklajt (shokut të mirë të vëllezërve të tij) e të babait të tij plak si dhe për përdhunim varrezash !! Opinioni i Tropojës e dinë mirë se as Përparimi, as familja e tij nuk i përket rracës se vrasësve, të banditëve, as të përdhunuesve për asnjë çast dhe në asnjë rrethanë.Si të tillë nuk na takon të polemizojmë me ata që i nxitin apo i deklarojnë ato, por koha relativisht e gjatë që na ndanë nga ato ngjarje, spekullimet e shumta që janë bërë rreth tyre sipas parimit : « Shpif, shpif, se diçka do të mbetet.» E në respekt të lexuesve që specifikisht u drejtohem, e ndjej detyrim moral për të sjellë në vazhdim disa të vërteta lehtësisht të verifikueshme. -Që në nisje gjuajtja me «Topin» duket tepër keq e orientuar kur në rolin e protoganistit shfaqet personi i dënuar nga drejtësia pasi kishte pushkatuar në mes të qytetit dy veta e plagosur dy të tjerë ! Story hapet me vrasjen e dy vellezërve Demaj në 1992 në Shkëlzen duke mos përmendur vrasësin e vërtetë të tyre, edhe pse jetojnë akoma sot dhjetra persona që kanë parë me sy ngjarjen!

Pra që në fillim humbet besueshmëria e Topit dhe e topçinjëve.Shprehet në vijim keqardhja për vrasjen e dy vëllezërve, por nuk thuhet asnjë fjalë pse u vra 6 vjet më vonë në Kamëz djali i xhaxhait të tyre !? Në një kohë që opinioni e din mirë se, si ky djalosh u vra si shumë të tjerë sipas skenarit ogurzi «Vrite para se të të vrasë.» Për fatin e keq të shumë familjeve tropojane ky model i eleminimt të të supozuarve si kundershtarë do të vazhdonte gjatë, të paktën deri tek vrasja e Jonuz Hykaj.

Eshtë me interes për çështjen të dihet se mbi bazën e çfarë informacioni hartoheshin listat e zeza të kundërshtareve që do të eleminoheshin. Akuzuesja thotë disa herë « kishim informacion… » «Sipas informacioneve tona …». Shumëkush, ndër ta dhe unë, mendonte ne atë kohë të njëten gjë. Por dokumentari në fjalë tregon qartë se ky informacion ose ka munguar ; e në këto raste ekzekutimet janë bërë duke u bazuar në dyshime e opinione. Ose ato kanë qënë qëllimisht të pasakta. Dihet se në jo pak raste individë të caktuar, për të larë hesapet me dikë, e kanë raportuar atë si kundërshtarë të Haklaje dhe puna quhej e kryer !

Mundësia e tretë është që informacioni për interesat e emisionit gatuhet sot dy dekada pas ngjarjeve. Këtu çështje është të kuptohet pse pikërisht tani ndodhë kjo dhe sa i besueshëm është ai ? Përgjigjen ne nuk mund ta dijmë, por për të ndriçuar sadopak këtë çêshjtje dhe gjithënjë në funksion të qëllimit që e deklarova më lart, po jap vetëm pak prova të verifikueshme shumë lehtë dje po dhe sot. Së pari: akuzohen Januz e Përparim Hykaj për dy sulme me mina duke sjellë si shkak grabitjen e makinës se Januzit në B.Curri. Sipas tyre prova na qënka një radio e tërhequr nga ministria për llogari të drejtorisë së Kukësit!

Njohësit e situatës të kohës nuk mund ta besojnë, që të interesuarit të mos e kenë zbuluar të vërtetën që ajo radio nuk kishte asnjë lidhje me drejtorinë e Kukësit. Eshtë rasti të thuhet që ka patur lakénj që merrnin rrogë në ministri por që, me shpërblim apo nga frika, u shërbenin krimineleve.Për të qënë i sinqertë mund të pranoj që ndonjë sherbëtor i tillë mund të ketë dezinformuar për të dëmtuar Januzin. Ndryshe nuk mund të shpjegohet kjo lajthitje e akuzuesës që pretendon se kishte prova e informacione. Shumë e rëndsishme për ata që duan të vërtetën është një detaj që nuk duhet të « ishte harruar » nga topçinjtë akuzues e që lidhet me historinë e makinës. Incidentin me makinën e kam biseduar në zyrën time me Halil Haklajn te cilit i kam kërkuar që ta zgjidhin në mënyrën më të mirë të mundshme. Me arsyetimin se « Nuk ia vlen të rrezikohet asgjë për një makinë shteti »ai më premtoi se do ta zgjidhë burrërisht këtë problem.

Theksoj këtu se kjo ishte hera e parë dhe e fundit që unë si individ apo si kryetar i PS për 5 vjet në Tropojën e atyre viteve të kërkojë një shërbim nga kjo familje edhe pse ata ma kishin ofruar atë dhe se marrdhëniet tona me ata ishin mëse korrekte, madje miqësore. Por ama për rastin e makinës i kërkova ndihmë, ndamë të njëjtin gjykim, pavarësisht se rezultati për arsyet e njohura nuk u konkretizua. Gjithë kjo për të sqaruar se motivimi me mina i vrasjes së Januzit është krejt i pavertetë, naiv e dashakeq… Në momentin e pritës me mina unë dhe Januzi, përmes meje, ishim në pritje të një përgjigjeje nga Halili për zgjidhjen e problemit te makinës.

Po, pse e vranë atëhere vëllain tonë? Januz Hyka, të dashur lexues, që kishte punën dhe biznesin e tij të suksesshëm në B.Curri, nuk shkoi në polici për t’u pasuraur me paratë e bankave apo të kontrabandës së asaj kohe. Duke mos patur as me të voglën hasmëri me askënd, ai nuk u futë në polici për të vrarë me armët e shtetit. Ai u angazhua në polici me insistimin e Ministrit te Brëndshëm dhe të zyrtarëve tjerë të lartë. Pranoi kështu një rrezik në kaosin ku ishte zhytur Tropoja e asaj kohe që as ne që e kemi jetuar nuk mund ta përshkruajmë, në një kohë që shumë tê tjerë arsyeshëm e refuzuan. Kemi kërkuar disa herë me forcë largimin e Januzit nga Tropoja, çka u realizua duke e emëruar drejtor policie në Kukês, duke renë keshtu « nga shiu ne breshër ». Në detyrën e re ai u paraqit nga fundi i janarit 1999, në fakt pa dëshirën tonë edhe pse iu premtua për një emërim provizor. Dihet çfarë ishte drejtimi i policisë së qarkut të Kukësit në atë kohe kur veç tjerash kishte filluar dhe lufta në Kosovë, çvendosja e refugjateve e pasojat tjera që e shoqëruan atë. Për punën e veprimtarinë e Januzit atëhere Kolonel policie, e sot Dëshmor i Atdheut, në Tropojën dhe Kukësin e asaj kohe, për vullnetin e profesionalizmin e tij, ne familjarët e tij, por dhe ju të nderuar dashamirës, jemi krenarë. Sigurisht në ushtrim të detyrave të tij, si çdo drejtues policie, pa dyshim që krimineleve keqbërësve u ka shkelur në kallo. Por ju garantoj se për mina, a prita nuk kishte as arsye dhe as kohën e nevojshme.

Po, pse u vra atëhere Koloneli i policisë një ditë para se të çvendosej familjarisht në Tiranë ? Ne familjarët e tij, komisar Malushi dhe shumë dashamirës të tij e këshilluam atë të largohej një orë e më parë se « gjithçka mund të pritej… ». Përgjigja e tij e prerë ishte : «Nuk i kam borxh askujt në botë, të tjerët na kanë neve ! » Në fakt këtu është dhe përgjigja e saktë. Pra ai u vra jo se i kishte kujt borxh, por që të mos mund t’u kërkonte hakun borxhlinjeve vrasës. Kaq kushtonte për kriminelet jeta e njeriut në atë kohë. Pavarësisht se ai mund të ishte kolonel e drejtues policie, i dobishm e i denjë për shoqërinë, familjar e baba shëmbullor e mbi të gjitha i pafajshëm si Januzi. Ka dhe një fakt që vërteton se denoncuesja nuk u beson as vetë shumë deklaratave qe lëshon pa kurrëfare dogane. Ndryshe nuk mund të shpjegohet « harresa » e këtij fakti publikisht të njohur : Kur kamikazi i bandës, tashmë i dënuar me burgim të përjetëshëm, njoftoi me 04.08.1999 në spital se vrava vëllezërit (në shumës) e J.Hykes… ; reagimi i vëllezërve Haklaj (-çka keni ba, more !) ishte publikisht mosaprovues. Ata e dinin më mire se motra e tyre sot, se nuk ekzistonte asnjë problem mes dy familjeve.

Por prap shtrohet e njëjta pyetje pse denoncjuesja sot pas 21 vjetësh sulmon si e zgjuar nga makthi vëllain e Jonuzit ?! Përse të gjithë sulmuesit i duken të veshur me uniforma të forcave speciale e mbajnë të gjithë emrin e tij ?! Përgjigjen për këtë përveç asaj e Topit, as Zoti nuk mund ta dijë. Ajo që duket qartë është mungesa e plotë e besueshmerise së dokumentarit si dhe respektit jo vetëm për të vërtetën por dhe për të vrarët në të gjitha anët që prej atje ku janë kërkojnë këtë të vërtetë. Lidhur me absurditetin e akuzave ndaj Perparimit, po shtoj një detaj të fundit që lidhet me vendndodhjen e tij me 4 gusht 99.

Në ora 10 e 20’ të kësaj date, i ndodhur për punë në zyrën e Ministrit të informacionit të asaj kohe, M.U. marr vesh për vrasjen në mes të Bajram Currit të vëllait tonë Bislim Hykaj. Me kërkesën time ministri ka telefonuar repartin ku Përparimi ndodhej në stërvitje, dhe pasi jemi bashkuar me anëtarët tjerë të familjes, jemi nisur me dy makina për në B.Curri. Do të më vinte vërtetë rëndë nëse dikush i merr këto shpjegime për justifikim. Kurrësesi jo, të dashurit e mijë ; i pafajshmi s’ka arsye për justifikim.

Në këtë kuptim duhet ta interpretoni dhe vendimin tonë sa të dhimbshëm aq dhe të vështirë për t’u larguar familjarisht nga vendi në fillim të vitit 2000. Ne kishim gjithë të drejtën e zotit të mendonim se vrasësit e dy vëllezërve tanë të pafajshëm, në vazhdën e dhjetra vrasjeve tjera të kësaj natyre, meritonin revanshin tonë e ndëshkimin më të rreptë. Por për ta bërë këtë nuk mjafton bindja, duhet dhe geni e talenti i kriminelit vrasës, gjë që Ne fatmirësisht nuk i kishim. Dhe u larguam duke lënë çdo gjë pas, pra dhe vrasësit të cilët për çudinë e shumëkujt vazhdojnë akuzat edhe sot e kësaj dite. Morëm me vete shpresën se shteti do të vepronte tani që i kishte dhe mundësitë. Shpresën

5 na ushqeu dhe optimizmi i Shefit të Komisariatit të cilit i dorëzuam denoncimin me listën e plotë të vrasësve të kolegut të tij Kolonel Januzit, ngjitur me atë te Vëllait tjetër Bislimit. Lamë gjithçka prapa por morëm me vete bindjën se në mos drejtësia, me dhjetra familje tropojane të dëmtuara rëndë, gjithë rrethi Tropojesi terrorizuar nuk do ta duronte gjatë këtë zullum i cili ishte trashur aq shumë saqë priste veç rastin për t’u këputur. Ekzistonte në ato ditë një fare besimi sipas të cilit : Vrasësit e meleqeve paqësorë si : Bislim Hykaj, daja i tij Musli Qoka, Isuf Bashkurti, vëllezërit Demaj te Varri i mirë…etj,etj.. në fund të fundit duhet t’i vrasë Zoti dhe për së kthjellti. Kisha prirjen për ta besuar këtë bestyteni dhe pse atéist.

Së fundi edhe dy fjalë për t’i rithënë Topit se me Storje të tilla po bën dëme të pallogaritshme. Së pari duke u shtirur sikur po i ndihmonte akuzueses në fakt po e dëmtonte atë. Një shikues neutral e kupton dhe justifikon dhimbjen, zemërimin e vuajtjet e intervistueses, që edhe pse vrasëse e zëdhënëse e vrasësve, është qënie njerëzore.. Por asnjë prej atyre që njohin të vërtetën nuk pranon akuzat e shpikura. Pranohet se është tragjedi humbja e 14 personave nga një familje kushdoqoftë ajo. Po rreth 140 të vrarë të tjerë ; shumica viktima të pafajsme, çfarë mund të quhet ; se tragjedi është shumë pak?! Llogaria këtu është e thjeshtë dhe tregon se akuzuesja, me ligj e me kanun është shumë larg llogjikës se ngjarjeve.

Së dyti me storje të tilla po plagosni rëndë e me vetëdije (nëse keni vetëdije ?!) zemrat e dhjetra jetimëve, prindërve e familjareve të viktimave, që as në varre nuk i leni të qetë. Së treti dhe kjo është më e rënda. Ju po kriminalizoni një rreth të tërë. Storja juaj në vazhdim të disa tjerave, bën që shumëkush që nuk e njeh mirë, ta identifikojë Tropojën me bandat, krimin, hakmarrjen, egërsinë, kanunin etj etj. Kjo është jo vetëm poshtëruese por krejtësisht joreale. Vërtetë Tropoja ; më shumë se të tjerët, e ndodhur në kushte specifike kufi me Kosoven ne lufte, kaloi vite shumë të vështira me plot mundime, me krime, vrasje, kontabandë, e dukuri tjera që janë, për t’u harruar e jo promovuar siç bëni ju. Me imazhin që i vishet në këtë mënyrë kësaj treve, nuk është çudi që nesër të dalë një topçi me një film « interesant » për Tropojën, para të cilit ai i Mamaqi të duket lule. Filmi komik do të paraqiste fiset e egra të Tropojës se shekullit XXI në luftë me njëri tjetrin.

Njëri fis, i fortë e vrastar pas shumë betejash të fituara, mbyllet në kullë.Të tjerët vazhdojnë ta sulmojnë atë me mjetet më moderne të kohës.Pas disa vitesh kulltarët, të tradhëtuar nga brënda, munden. Por të tjerët, aq të shumte e të egër ishin sa të vazhdojnë të sulmojnë mbeturinat e kullës bile dhe varrezat. » Që të mos realizohet ky skenar i supozuar e dashakeq përTropojën, e që ai të mos mund të mbajë nënshkrimin «Bazuar në ngjarje e personazhe reale » duhen ndërgjegjesuar mediat e kushdo tjetër, por në radhë të parë ne tropojanët.Secili sipas mundësisë, për të mos lejuar përçudnimin e imazhit, për të kaluaren e të sotmen e vendlindjes por sidomos për të mos rrezikuar të ardhmen e saj. E kjo nuk bëhet me storje që helmojnë që keqedukojnë duke keqinformuar…… E sotmja e sidomos e ardhmja e këtij vendi kërkon promovimin e asaj që është vërtetë e nevojshme dhe përfaqësuese për Tropojën.

Dhe të tillë ka shumë që nga bukuria shpirtërore e fizike e banoreve , besa, bujaria, mençuria e tyre ; bukuritë e rralla natyrore të luginës së Drinit, të Valbonës e të kurores së bjeshkëve e deri tek luftetaret patriotë të sojit të Mic Sokolit e Ali Ibres që trimërine e mençurinë e treguan aty ku duhet në fushëbetejat me armikun. Kjo është storja për të cilin kanë nevojë, si për oksigjenin, sidomos brezat e rinj, të Tropojës pavarësisht mbiemrit që ata mbajnë. Prandaj thirrja ime, si mesazh i një te dëmtuari rëndë pa asnjë arësye, por që e do me të vërtetë Tropojën është për kthjellim e qetësi, për më shumë, respekt e humanizem ndaj të ndjerëve e sidomos per t’i lënë të qetë brezat e rinjë të jetojnë jeten e tyre larg ngarkesave të së kaluares. Hasan Hykaj. 

44 komente në ““Mos ngacmoni plagë që kullojnë gjak”, i vëllai i ‘trurit’ që akuzohet se ekzekutoi Fatmir Haklajn reagon me një letër”

  1. Wtf says:

    Nje leter e ideuar dhe e bukur shkruar nga shefi yt: Sali Ram Berisha?

    1. Fuck it says:

      Fisi vrastar, I haklajve kane shuar me dhjetra familje te ndershme dhe te sinqerta. Po si mund ti rezistonin keto familje normale keture hajnave, vrases, manipulues, intrigues, genjehtare, trillues dhe te gjitha te ndyrat se mendja njeriut ilagjinon. Del dhe motra e tyre vrasese dhe na tregon historira te pavertera. Si nuk u ngopen me gjak keta vampira. Akoma duan gjak keta. Uupppp race e ndyre . U shofshi te gjithe .

    2. Shinjestra says:

      More ti njeri qe shkruan kete leter,keshtu te ka mesuar e te ka paguar Sali Berisha? Jo more jo,ti je sherbetori i Sali Berishes dhe kerkon qe me mbroçkullat e tua te shtremberosh te verteten dhe te mbrosh kryekrimineli e madh antishqièpetar Sali Kriminelin, kete gjakèpires,kete vampir,kete kanibald.Letra jote eshte per te hedhur ne koshin e plehrave.

      1. Koli says:

        Saliu si intrigant serb qe eshte e beri lemsh Tropojen dhe tropojant rane ne kurthin e Sali Serbit.

      2. Koli says:

        Saliu si intrigant serb qe eshte e beri lemsh Tropojen dhe tropojant rane ne kurthin e Sali Serbit.Ky Hasan Hykaj si njeri qe eshte i implikuar ne keto ngjarje sherbimi i vetem dhe i fundit qe do ti bente Tropojes dhe te vertetes do te ishte te thoshte a kane qene te shtyre nga Saliu apo jo?Nqs atehere nuk ishin ne gjendje te kuptonin se cfare po ndodhte tani pas kaq vitesh a ka arritur te perceptohe dicka qe direkt apo indirekt kane qene te manipuluar?Saliu ka patur si qellim perplasjen ndermjet shqiptareve per ti sherbyer Serbise.A ka ky Hasani ndonje dyshim tani pas kaq shume vitesh te ky fakt???

      3. I farie says:

        You fucking idiot a di te lexosh?
        Ai qe e shkruan kete ishte kryetar i PS ne Tropoje

  2. Keno says:

    Hasan Hykaj nje nga njerezit me te ndershem qe ka nxjerre Tropoja,ndersa te tjere komando profesioniste te shtyre nga politika e te dy kraheve kane marre pjese ne masakrat e Tropojes.Jaho salihu vellain e Hykajve e ka vrare haptas diten per diell e din gjithe Tropoja.

  3. Drejtesia says:

    Mjere ate qe ze halli se shumica japer te ber sehir. Berisha i beri lemsh te tere ne ate kohe. Keqardhje per familjet e prekura…

  4. 19 says:

    Po po topi ta ka fajin ty .tashti u kujtove ti per cfajsim.i zoti e di mire ku i pikon catia .

  5. Edi Durres says:

    O fshatar, ku di ti te shkruash me shume se emrin tend dhe firmen ne borderone e PD.Shume e trashe …nuk hahet.

    1. En says:

      Ka dy shkolla te larta ky fshatari dhe deri ne moshen 40 vjecare ka pase dy faqe muri biblioteke. Kaq.

  6. buj says:

    e besoj letren tende por besoj edhh Zylfien qe Sala e Fatosi ua futen sa krahu te gjithve juve bashke edhe kshu sic jeni bo asigjo nuk e zhben me ate qe ka ndodh, edhe itrigantet e vertete qe luajten fijet per hesap te tyre nuk i prek asgje, asnje storje, as nje gjemb ne kembe

  7. myzaferi says:

    Vetem per besen mos u shpreh se ate e kerkon ai qe nuk e ka. Perse ne Jug po te shkoje nje kalimtar naten dhe te flase ne nje shtepi i zoti shtepise i pergjigjet: hajde brenda, ndersa ne Veri i thone: besa, bese?! Pastaj ose e pranon ose nuk e pranon. Kjo tregon se keni abuzuar me besen edhe ju edhe Sali Berisha, por po te kishte shtet dhe drejtesi, ju do te ishit ne ate bote. Edhe birbiloni sot akoma! Keni ulur koken tropojaneve te ndershem me Sali Berishen ne krye, more kriminele!

    1. Bujar says:

      E ke thon tamon shoku, se l’u as topi.

  8. eri says:

    Emisioni ishte me plot mangesi dhe qellimisht me mungese te theksuar objektiviteti ( kopje e keqe et emisioneve te meparshme).
    Ne respekt te opinionit publik dhe te gjithe te interesuarve, per te kuptuar rrethanat et ketyre ngjarjeve, te pakten, duhet te kishin intervistuar edhe familjet e tjera qe kane pasur viktima.
    Keqardhje te thelle per te gjithe viktimat e pafajshme.

  9. Frani says:

    Ti nuk ke kulturen dhe inteligjencen ku te shkruash nje leter me pika dhe presje. Un qe po te shkruaj nuk kam interes per njerin apo tjetrin, por si njeri mbi te gjitha do te denoja cilin do qe vret mbas shpine. Ne konkluzionin tim, ti je nje vrases qe fshihesh si miu, nese je kaq i paster eja dhe shojegojus prokurorise. Dukesh qe edhe sot ti punon per ato qe punoje dhe dje, ke frike deri ne palce qe drejtesia do bjere mbi diren kriminale qe ti dhe minj te tjere fshihen kanaleve, ku po ai qe ju urdheroi per te vrare, po ai do ju heqe qafe ju. Per mua si nje qytetar je dhe vazhdon te jesh nje plere e vetes tane, dhe nji pler e atyne qe te mbajne ne kontakt.

    1. Ana says:

      Z. Fran, veten e tregon me kete fjalor dhe tregon qe nuk e njeh ose je njeri me mllef. Z.Hykaj ka dy universitete, dhe pa bere 40 vjec i ka pase dy faqe muri biblioteke. Gjithe te mirat

  10. Ziguri i qorrit says:

    Po more pyka dota paguesh kaqe rande sa nuk ta merr mendja ti met ate Perparimin tande me fare e fis e me nipa e mesa ju ushtaret e karaxhixhit

  11. Ali Pasha says:

    Zollumqaret shkojne gjithemone me zollumin e tyre. Kjo eshte rruga qe ju jep zoti, skane rruge tjeter perveq perpelitjeve…
    Me vejn vertet keq per viktimat e pafajshme te kujdo krahu qofshin ato. Kaq!

  12. Shinjestra says:

    More ti njeri qe shkruan kete leter,keshtu te ka mesuar e te ka paguar Sali Berisha? Jo more jo,ti je sherbetori i Sali Berishes dhe kerkon qe me mbroçkullat e tua te shtremberosh te verteten dhe te mbrosh kryekrimineli e madh antishqièpetar Sali Kriminelin, kete gjakèpires,kete vampir,kete kanibald.Letra jote eshte per te hedhur ne koshin e plehrave.

    1. Irvin says:

      Ky eshte i majte i thekur,socialist i terbuar ish kryetar i ps pet 3 vite ka qene ky hasan hykaj.

  13. jaho says:

    Gazetare, yxhym te zgjidhni misterin e vrasjes se 92, mos na lini ne erresire. Na bren kureshtja.

  14. ALBAN DEGA says:

    ULE ATE GRYKE PUSHKE VELLA… ULE !

    – Nga Hamdi Dega, Nju Jork

    Ule… ule ate gryke pushke vella. Hidhe tutje ate pushke. Ajo vret. Vret jeten e tjetrit. Vret edhe jeten tende.
    Nuk ka pushke me te forte ne bote se truri. Ke zjarmi ne tru vella. Hidh nje dore uje te ftohte fytyres. Hidhi nje cope akull trurit te zjarmuar vella. Mos i merr jeten tjetrit.
    Jeta jepet vetem nje here. Detyra me e shenjte e njeriut eshte ta ruaje jeten. Jeten e vet por edhe jeten e tjetrit.
    ” Ah sa do te jepja … krejt boten do ta jepja vec te mos kisha vrare…: therret koka e ftohte vetem pak caste pasi i ke marre jeten tjetrit. Sheh fytyren e tij si limon, sheh ngjyren e vdekjes ne fytyren e tjetrit dhe e jotja merr ngjyre vdekje.
    Gjithmone kur vritet njeriu nga njeriu ka te pakten dy viktima, dy te vdekur: njeri i vdekur per se vdekuri, tjetri i vdekur per se gjalli.
    Jo vetem dy viktima. Shume me teper. Familje te tera mbyllen ne kulla guri, ne nje varr pa varr. Fise te tera ngujohen per vite e vite te tera ne nje sketerre prane parajses qe eshte jeta.
    Nga nje vrasje e njeriut prej njeriut vdesin te vdekurit por vdesin edhe te gjallet. Ne cdo hap i ndjek hija e vdekjes, ngjyra e vdekjes, kercenimi i vdekjes.
    Hej, ule ate gryke pushke o vella. Zjarrmia jote, dufi jot eshte vetem sa eshte kufiri midis jetes e vdekjes.
    Trimeria jote, fuqia jote eshte vetem nje fraksion milimetri, aq sa eshte hapi i shkrehjes se carkut.
    Arma eshte vdekje kur vdes njeriun, kushdo qofte ai. Ndaj ule … ule ate gryke pushke vella.
    Mos hyre ne hasmeri me jeten. Mos hyre ne hasmeri me vetveten. Mos vrit familjen tende. Mos vrit vellain tend, Mos vrit nusen a te dashuren tende. Mos vrit femijet tu! As femijet e femijeve. Ule ate gryke pushke vella.
    Lerua Kanunin maleve ne Toke e Zotit ne Qiell! Cfare Kanuni!?
    Cili nen i tij lejon vrasjen e gruas!? Cili rregull i tij lejon vrasjen e femijes 10-11 vjec!?
    Cili blin i tij lejon perdhosjen e kufomes!? Cila pjese e tij thot vraje vellain, kusheririn, te afermin tend per kot se koti !?
    Vraje tjetrin per te pa se apo rrezohet apo jo ne filmat Western …..!?
    E kjo nuk eshte nje dikuri vetem e as tropojane, as maloke e as cecene por edhe labe, edhe gjirokastrite efhe tepelenase edhe shkodrane edhe lushnjare edhe beratase edhe shkodrane …
    A nuk shkoi kjo barbari deri aty sa te luhej futboll jo me boll me top por me koka te prera te vdekurish ne qender te Lushnjes se Kongresit shtetformues shqiptar!?
    E pabesueshme ! Cnjerezore! Kanibaleske!
    Ndaj mos e cecenizoni Tropojen!
    Ndaj mos e xhunglizoni, mos e malokizoni, mos e kanunizoni Malesine e Gjakoves!
    Qyteti i Korces eshte ne nje lartesi dy here me te madhe nga niveli i Detit se Bajram Curri e Tropoja e vjeter, pra dy here me ne mal se dy qendrat e saj, pra gjeografikisht dy here me “ maloke” se Tropoja!
    Ky lloj kanuni eshte barbari !? Ky lloj kanuni eshte egersi! Ky lloj kanuni eshte kanibalizem!
    Leruani kanunin egersirave, bishave neper male! Jo njerezve…
    Njeriu ka vetem nje kanun, ai eshte ligji ne Toke dhe Zoti ne Qiell!
    Hej mos harroni: jeta jepet vetem nje here si per ty edhe per hasmin tend, si per ate edhe per ty!
    Mos e vrit jeten vella. Hej, ule ate gryke pushke , ule bre vella pa e shkrepur…
    Eshte trimeri te falesh!
    Barbari eshte te vrasesh! Vret tjetrin per se vdekuri, por ke vra edhe veten per se gjalli!
    Hej, hej ule ate gryke pushken o njeri, o
    vella, o hasem, o dashamir! Falja pushken jetes!
    Duaje jeten… iki vdekjes!
    Hidhi nje dore uje te ftohte, akull te ftohte shpirtit, zemres, !
    Hidhi nje cope akulli trurit te zagushitur, zemres se dalldisur, shpirtit te sakatuar nga dhimbja.
    Dhuroja pushken Zotit ne Qiell dhe Ligjit ne Toke ! Zoti te dhuron jeten. Vetem ai ka te drejte ta marri ate! Tenden, timen…. te te gjitheve. Nje dite te gjithe do te vdesim, te gjithe…
    Eshte thirrja e nje populli!
    Eshte kushtrimi i nje kombi… I vetmi ne bote qe pershendet Tungjatjeta! Jo Tungjatvdekja!
    Tungjatjeta vella! Ndaj ta ruajme jeten !
    Ta ruajme jeten si Jeten!
    Jetoni jeten sikur te jete dita e fundit e saj, thone vellezerit tane amerikane.
    Jetoni jeten sikur do te rroni edhe njemije… pafund vjet.
    Mos harroni se secili prej nesh jemi vdekatar…Indefinitelly … Pra nje dite nuk do te jemi fizikisht…por do te jetojme ne brezat qe do na pasojne deri ne … kush e di e sa e cka leme trashegimi ne fushat perkatese.
    Kush lind do vdes… Eshte nje e vertete absolute jo vetem per ne gjallesat vdekatare por edhe per vete Token, Diellin… yllnajat…
    Jo Universi … Gjithesia Eshte pa fund me kohe en ne hapesiren pa fund!
    Ndaj tungjatjeta !
    Tungjatjeta!

    From:Hamdi Dega [email protected]
    Date: February 11, 2000 at 03:55:17 AM EDT

    1. Pyka says:

      Shumë shkrim i bukur,ta kuptojnë ata që kanë mend!!Personalisht për prefesionin që kisha dhe shkollen që bëra,shokët më të mire qe kisha ishin pikërisht nga ajo treve….Buçpapaj,Sheqerukaj,Katana,Demaliaj,Malaj,Doçlani,Qehaja,Berisha….etje..etje

    2. Kosta says:

      Sa bukur e ke shkruajtur kete koment por qe eshte nje mesazh i rendesishem o z.Alban Dega o Hamdi Dega.Me pelqeu dhe me preku ky koment-mesazh i shkruajtur me shpirt dhe me mendje.

  15. Bledar says:

    Largojuni vrasjeve dhe nxitjeve se jane vete shkaterruese o Shqiptar koke shkemb.

  16. Dibrani-UK says:

    Zoti te ndershkofte ty bastard I serbise bashke me familjen tende e te Sali Millosheviqit qe keni vrare familjen me patriote te Tropojes.
    Nuk kam patur informacjon deri sa ndoqa decomentarin per Haklajt ne you- tube
    Ndej neveri per te gjithe tradhetaret qe vrasin njerez te pafajshem qe duan atedheun me shume se veten. Ne hell familjerishte do shkoni me breza

  17. Tropojani says:

    Tema! Cfare ka ndodhur qe nuk jepni komentet?! A mos jeni kunder Meros?!!!!

    1. Star says:

      Nuk i kam njohur prsonalisht dhe as i njoh as sot, si Haklajt as familjen e ketij qe shkruan. Por te shkruash kace gjate per ato kohe qe vertet ka qene e trazuar,dhe ne asnje fjale te mos permendesh MONSTREN,Ate qe ishte ideusi dhe shkaktari i gjithe kesaj tragjedije, kriminelin ma te madh te 30 viteve te fundit jo vetem neTropoje por ne gjithe Shqiperine dhe ne gjithe trevat shqiptare, te mos keshe as sot force morali per te denoncuar SALI BERISHEN, kjo eshte ndjesia e pare qe te le nje shije te keqe mbas leximit te kesaj letre.
      Ti denoncon bijen e Haklajve per shpifje dhe te paverteta ,akuzon Topin per ate qe pse e cfaqi historine sot dhe perse, ben thirrje per te harruar kete te kaluar,qe sot kerkohen mesazhe paqetimi,pas nje periudhe reflektimi dhe ardhje ne vete. E drejt si mesazh. Por ne menyre indirekte vertetoni se e keni kuptuar se cfare ju ka ndodhur ju si familje pra keni ardh ne vete,se cfare ju ka bere veprimtaria prej sherbyesi ndaj kriminelit SALI BERISHA.
      Duke lexuar vetem rreshtat e pare te letres vertetohet gjithe thelbi i problemit te asaj kohe. Nuk tha asnje gje me shume as bija e Haklajve,vetem qe te gjthe peronat pas vrasjes se vellezerve te saj kane qene bashkepuntor te Sali Kriminelit, qe ju nuk e permendi askun.

  18. Jo per gje... says:

    Mjafton te na thuash a je me Sali gjakatarin serb apo Jo?
    Sa per Haklajt ajo tha nje gje aty, qe nuk hakmerret ndaj familjeve qe I Kan vrare vellezerit sepse s’duan me te derdhet gjak shqiptari per hesap te agjenturave te huaja. Dhe per kete un si publik jam I prirur te besoj versionin e Haklajve sepse me duken 100% shqiptare te mire dhe sepse kan dhene kontribut gjat luftes te Kosoves e skan lejuar planin serb per vellavrasje veri-jug brenda Shqiperise ne nje kohe kur shqiptaret duhej te bashkoheshin per te ndaluar gjenocidin Serb.
    Spiunlleku, pabesia dhe ligesia e atyre qe kan mbeshtet Berishen ne ate periudhe u duket qe ne fytyre, qe me aktet e pabesise, vrasjeve me maska, dhunime varresh, hedhje ne ere te kulles ne nje pike strategjike, hidh gurin e fsheh doren, djegjen e Shqiperise ne 98-n gjoja Azemin e vrau Fatos Nano etj etj.
    Per mendimin tim familjet ne tropoje u be c’u be te falin gjakrat sepse te gjith kan qen te manipuluar nga nje dore e zeze e pangopur me gjak shqiptari! Jan te gjith vellezer te nje gjaku dhe nuk eshte mir te vritet qe te ferkojn duart armiqte e ketij populli!

  19. një emigrant says:

    Ngjarjet e Tropojës ndodhën në një kohë kur në Dardani ziente lufta dhe më shumë se kushdo tjetër sërbia ka qënë e interesuar ti vinte zjarrin shqipërisë.Sërbët me dorën e tyre të zgjatur bënë ç’mos të nxisin luftë civile në shqipëri,për ti treguar perëndimit se shqipëtarët nuk kanë aftësi shtetformuse dhe ata nuk do të lejonin që kosovarët(“populli i tyre”)të përfshihej në atë fatkeqësi.Jam njëqind për qind i sigurtë se në ato ngjarje
    ka dorëish UDB-ja sërbe,por deri ku ka arritur ajo dorë kjo s’është për tu mësuar kurrë.E vërteta e ngjarjeve të Tropojës nuk ka për tu zbardhur kurrë.Jam dakort me një komentes më sipër që thotë se duheshin intervistuar edhe dëshmitarë të tjerë pjesëmarrës ose jo në ato ngjarje.Sa më shumë të intervistohen,aq më shumë fakte dalin në shesh,aq më afër i afrohemi të vërtetës.

  20. enver says:

    Familja e juaj e ndyer qe gjithe tropja e dine se keni jetuar vetem si spijuna dhe duke vrare e prangos ne befasi
    per pak momente kujto vetem yt vella jonuzin nje njeri
    pleher i djallezuar deri ne infinit
    e paguat por pak……duhej te shuheshit si familje qe te lehtesonit sa do pak plaget e tropojes
    ne ferr familja e juaj

  21. Ramadan Rugova says:

    E verteta i djeg vec fajtorit o Hykaj. Cdo njeri ka te drejt te bej intervista dhe cdo media ka te drejt te intervistoj. Edhe ju mund ta beni nje…
    Sa i perket heroizmit te Haklajve me thuaj nje familje ne rrethin e tropojes qe ka ber me shum per kosoven se sa haklajt?
    Ti fole ne emer te tropojanve qe u ofenduan nga dokumentari, cfar tropojanesh ke fjalen? Ata qe ishin ne tubim per ta djegur bajramcurrin dhe duke mar armet kunder vlores? ,simpatizantet e sali berishes?
    Dhe e fundit plaget nuk i hapi top channel por vrasja e guxim gjyriqit, nje burr 100% i pafajshem.
    Ju that qe zoti i vrau haklajt dhe media nuk duhet ti tregoj se po gjuan top mbi tropojen. Te duket kjo normale? Ik or coban lopsh me ato kurvat e tua te shkerdhyra.

  22. TIRONA says:

    Tropoja:
    1- Per c’ka ndodhi aty,fajtore jane edepsezet Sali Karaxic dhe Azem Ajdari.Edhe sikur asgje te mos kishin bere, jane fajtore sepse ishin lidera nga ky vend.Ne vend qe te shpinin aty: perparim,zhvillim, civilizim, drejtesi, demokraci, sollen vellavrasje, destabilizim, shperngulje, urrejtje.
    Faktet tregojne,se keta birbo kane hedhur gurin dhe kane fshehur doren!
    2-Dy fjale per shkrimin: Mbase ju keni te drejte per familjen tuaj,POR PER HIR TE BESES TE BURRAVE TE MOCEM TE MALESISE,sepse koha po tregon, se sot malesia jo vetem s’ka burra por jane me poshte se grate malesore.Ju zoteri ,n.q.s. ju dhimbset gjaku i shqiptareve te Tropojes :BEHU BURRE 5 MINUTA DHE BEJ NJE ANALIZE KONKRETE DHE ME FAKTE ,DHE JEP ARGUMENTA PER C’FARE NDODHI ATJE! dhe mos gri uje ne havan!
    OTHER WAY YOU :TE GJITHE KINI GELLTITUR CORBE!

  23. turi says:

    NUK E DI 1 shkrim kaq i rafinuar per tu shkruajtur na 1 ?‍♀️

  24. Trimi says:

    Bravo Hasan Hykaj te lumte pena.
    Paqee

  25. PO , PO says:

    Une nuk iu heq as edhe nje presje , atyre qe thote zonja Haklaj .
    Te gjitha dyshimet e bazuara , bien mbi keta kriminele , qe iu
    ardhka keq per gjakun qe kullon ende Tropoja ! Krimet tuaja
    ndaj fisit Haklaj , jane krime gjenocidi , ashtu si krimet e
    Milloshevicit kunder shqiptareve te Kosoves . Rrace kriminelesh
    te terbuar , pa asnje ndjesi njerezore , ne sherbim te UDB-se !
    Mallkuar qofshi ne jete te jeteve !

  26. PO , PO says:

    Une nuk iu heq as edhe nje presje , atyre qe thote zonja Haklaj .
    Te gjitha dyshimet e bazuara , bien mbi keta kriminele , qe iu
    ardhka keq per gjakun qe kullon ende Tropoja ! Krimet tuaja
    ndaj fisit Haklaj , jane krime gjenocidi , ashtu si krimet e
    Milloshevicit kunder shqiptareve te Kosoves . Rrace kriminelesh
    te terbuar , pa asnje ndjesi njerezore , ne sherbim te UDB-se !
    Mallkuar qofshi ne jete te jeteve !!!

  27. Cuni i Vuk Karaxhicit nga Vicidoli says:

    Mos ia vini re ,se dihet se cfar monstra kriminale jane keta !
    Ka dashur te thote : Mos trazoni folene e grenxave !

  28. verting says:

    Shkrim teper i rafinuar qe ngre shume pikepyetje… nuk besoj se autori eshte kaq inteligjent pasi ne interne nese kerkon nuk gjen gje pervec se vrasjeve lidhur me kete emer.

  29. sadiku says:

    Njerez te ndryshem, megjithese nuk dine asgje rreth atyre qe kane ndodhur, shprehen me mllefe dhe etiketime ndaj njeres apo tjetres pale.
    Autori i letres ka bere shume mire ( dhe ka te drejte ne ato qe thote ) qe e ka shkruar kete leter. Biznesi ( ku ben pjese edhe media ) nuk njeh asnje parim moral dhe as human pervec luftes per fitim material. Familjet Hyka dhe Haklaj kane qene dy familje shume te mira dhe dinjitoze. Megjithese nuk jam nga Tropoja, kam njohur pjesetare te ketyre dy familjeve dhe ruaj konsiderate te mire per ta. Ne menyre te vecante, kam njohur Jonuz Hyken per te cilin ruaj konsideraten me te larte si njeri serioz dhe i ndershem. Ndije keqardhje dhe dhimbje per cafre i ka ndodhur atij personalisht dhe familjarisht por edhe per cfare iu ka ndodhur dhjetera familjeve tropojane. Denoj me force mendjelehtesine e gazetareve dhe te televizionit qe ka transmetuar emisionin duke u perpjekur te beje ” ekspertin ” dhe ” gjyqtarin “.

  30. Trump says:

    Ky e ka vra, andej ai e ka vra, e ky i ka ra, osht çu ai i ka ra, e pastaj ky e ka vra, pse mos me e vra, dhe ky i ka ra, ai e ka vra…mi non, VARI LESHT, muhabet pylli, muhabet mesjetaresh.

  31. Ana says:

    Z. Fran, veten e tregon me kete fjalor dhe tregon qe nuk e njeh ose je njeri me mllef. Z.Hykaj ka dy universitete, dhe pa bere 40 vjec i ka pase dy faqe muri biblioteke. Gjithe te mirat

  32. Malsori says:

    Dy falj kam per ata kosovet qe flasin si mi pa pas rracen e perzim me serbin … se kolonel Jonuz hykaj kur asht kan lufta ne kosov ka prit gjysen e kosov ne kuks si drejtor i policis te rrethit kuks has, deshmitar e kini zoterin e juj H .thaçin. dhe i ka arfue dhe rahatue me ato mundesi si jan kan. jo si fisi haklja qe ju kan perrdhonue çikat e Kosovo me zort midis tropoje, edhe shit armt per interesa te veta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje