Rekord shqiptarësh në Mal të Zi: Rritje me 15.6% gjatë Dhjetorit, grupimi më i madh i turistëve në vend

26 Shkurt 2020, 15:32Rajoni TEMA

Të dhënat e agjencisë së statistikave të Malit të Zi (Monstat) tregojnë se gjatë Dhjetorit të vitit që sapo lamë pas, numri i turistëve shqiptarë është rritur ndjeshëm, me rreth 15.6%, në 5142 individë.

Koha mesatare e qëndrimit e shprehur në netë fiksohet në 1.69, thonë të dhënat zyrtare. Shifrat tregojnë se shqiptarët janë grupimi më i madh i turistëve të huaj në vend gjatë Dhjetorit, e po ashtu edhe grupimi që raporton rritjen më të madhe mes të gjitha kombësive të tjera.

Shqiptarët përbëjnë kështu 13% të totalit të vizitorëve të huaj në mal të Zi gjatë dhjetorit. Muaji i fundit i viti, por edhe muaji i parë janë më të frekuentuarit nga shqiptarët në Mal të Zi. Të dhëna të tjera nga zyra helene e statistikave ndërkohë (INSETE) tregojnë se, numri i vizitorëve shqiptarë është rritur me 10% gjatë Janarit të këtij viti.

Por në këtë rast është e pamundur të klasifikosh motivet e udhëtimit, duke qenë se Greqia ka një numër të konsiderueshëm emigrantësh nga Shqipëria. Të dyja këto të dhëna, si për Malin e Zi, si për Greqinë, flasin për një tendencë në rritje të shqiptarëve për turizmin ditor, kryesisht drejt fqinjëve gjeografik.

1 komente në “Rekord shqiptarësh në Mal të Zi: Rritje me 15.6% gjatë Dhjetorit, grupimi më i madh i turistëve në vend”

  1. naimi says:

    Mos!!!!!!!!!!Cudi e madhe,vuajne te shkretet shqiptar nga uria,nuk kan cfar te hajne ne mengjez ,dreke apo darke.Turizmin e kan nga fukaralleku!!!Mshiroji o zot shqiptareT!!!!!.Ndofta edhe opsion I dyte: meqenese restorantet ne Tirane jane plot e perplot nga mengjezi e deri ne darke e nuk kan vend te drekojne apo darkojne familjarisht se nuk ka vend ne ristorante kan ikur per turizem ne Malin e Zi.Edhe Mona eshte atje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje