Zbardhen faktet tronditëse: Babai shqiptar ekzekutoi të bijën sepse dyshonte se pinte drogë, ja çfarë ndodhi natën e krimit kur vajza mbushi 20 vjeçe

26 Shkurt 2020, 11:10Kronika TEMA
Zbardhen faktet tronditëse: Babai shqiptar ekzekutoi të bijën

Verën që lamë pas, një ngjarje e rëndë i tronditi të gjithë; Petrit Lekaj me origjinë nga Shkodra vrau me thikë vajzën e tij, Sabrinën 20-vjeçare, në Adelaide të Australisë.

Ai është paraqitur në gjykatë dhe ka dhënë detaje tronditëse në lidhje me ngjarjen. Fillimisht Lekaj u shpall fajtor nga Gjykata Supreme e Australisë së Jugut, gushtin e shkuar, ndërsa dënimi përfundimtar për të do të jepet javën e ardhshme, shkruajnë mediat e huaja.

Në gjykatë mësohet se Lekaj ka thënë se i kërkoi vajzës për të darkuar së bashku, por me vete mori dhe një thikë.

Gjatë rrugës, në një moment, burri ndaloi makinën dhe filloi që t’i kërkonte llogari vajzës për jetën e shthurur të natës dhe për përdorimin e drogave reaktive.

Lekaj është shprehur se e mori thikën për të trembur dhe kërcënuar vajzën e tij Sabrina. Në debat e sipër ai e tërhoqi atë me forcë nga pantallonat dhe e goditi me një thikë në stomak, ndërsa vajza e shihte e tmerruar nga dritarja e pasagjerit.

Ndërkohë që vajza bërtiste dhe thërriste për ndihmë, në atë moment ai u fut në sendiljen e pasme, i mbuloi gojën me duar që të mos dëgjoheshin të bërtiturat dhe e goditi me thikë shtatë herë të tjera.

“E gjuajta një herë, isha ulur në vendin e shoferit,” tha ai.

“Pastaj u ula mbrapa dhe… vazhdova. Vetëm e gjuaja me thikë.

Ajo luftonte, përpiqej të hapte derën dhe dritaren. Kur s’po lëvizte më, gjuajta veten.

Si mund të vrisja time bijë, si e bëra këtë? I thashë që kisha bërë gjithçka për të, si mund të ma kthente kështu…

Si mund të sillej në këtë mënyrë, si mund t’i hidhte të gjitha poshtë. Doja ta trembja.

Diçka më pushtoi, nuk di si ta shpjegoj diçka kaq të tmerrshme.

Thjesht doja ta trembja, nuk thuhet ajo që bëra unë… Do të doja të mos isha këtu”,  ka rrëfyer Lekaj para autoriteteve.

Pas vrasjes, shqiptari u gjet pranë vajzë së tij të ndjerë me plagë të rënda në zonën e barkut, dhe u dërgua menjëherë për t’u trajtuar në Royal Adelaide Hospital, shkruan Daily Mail.

Lekaj nuk ishte një emër i panjohur për policinë australiane. Në gusht të vitit 1996 ai është burgosur si pjesëtar i një rrjeti që merrej me shitjen e lëndëve narkotike.

49-vjeçari për këtë ngjarje është dënuar dy vite burg.

Megjithatë gjykata vendosi që dënimi të konvertohej vetëm në gjashtë muaj. Në vitin 2007, Lekaj është dënuar dhe është gjobitur me një gjobë prej 200 dollarësh për posedim të lëndëve narkotike të llojit “Kanabis”.

Ai gjithashtu mori dhe një gjobë tjetër prej 100 dollarësh për ruajtje dhe fshehje të municioneve luftarake.

Dy vite më vonë, babai i së ndjerës u gjobit me 900 dollarë pasi u zbulua se kishte kultivuar një sasi të caktuar kanabis, si dhe posedim të pajisjeve të drogës, shkruan Daily Mail.

49 vjeçari prej 7 muajsh ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe aktualisht ai është nën mbikqyrjen e mjekëve në një insitut të shendetit mendor.

Petrit Lekaj rrezikon burgim të përjetshëm, ndërsa të martën do të merret vendimi përfundimtar.

(TemA)

8 komente në “Zbardhen faktet tronditëse: Babai shqiptar ekzekutoi të bijën sepse dyshonte se pinte drogë, ja çfarë ndodhi natën e krimit kur vajza mbushi 20 vjeçe”

  1. Miti says:

    Pinte droge? Me shishe apo me gote? Ose shkruani « drogohej » ose merrte apo konsumonte droge. Se « pinte droge » nuk do te thote asgje.

    1. Dega says:

      Po duhani si pihet,me shishe apo me gote!
      Ah me llullë!
      Dhe njerzit pyesin:- A e pi duhanin?

  2. ALB says:

    Normale edhe ne Australi , maloku mendjen te thika e ka.

  3. Esc says:

    Prinder kriminele, baza e se pandergjegjshmes ju vepron dhe skeni kapacitet te frenoni impulset kafsherore. S njihni kufijte tuaj dhe s kuptoni sesi vajza juaj mund te kete marredhenie dashurore me nje mashkull tjeter. E thene shqip kjo eshte deshire e pavetedijshme per incest: ne pamundesi te kryeni vete marredhenie seksuale s pranoni askend tjeter ta beje kete me vajzen tuaj. Raste per kurim psikiatrik….

    Te ftosh vajzen per darke? dhe me thike me vete…per kurim s ke c thua…mjere vajza dhe e ema…

  4. Realisti says:

    Vete eshte marre me droge dhe habitet pse vajza e tij ishte ngaterruar me droge… beme baba te te ngjaj. Tamam mendje maloku. Shitesit e drogave presin qe te thret te merren me droge por jo familjaret e tyre. Plera!!!

    1. Na mbyten budallenjte says:

      Quhet Plehra dhe jo Plera o analfabet.

  5. Jo per gje... says:

    Kjo eshte kultura qe marrin fatkeqesisht. Kur prinderit rriten anafalvete e dallkauk qe merren me pislleqe e degjojne tallava si mund te prosperojne femijet? Me ke do shoqerohen keta femij? Ne perendim njerezit normale nuk te afrohen kur shohin qe ke kulture llumi. Prandaj ndodhin tragjedi te ketilla sepse ajo vajze yll e kishte vendin ne nje shkolle te mire duke studiuar dhe duke pasur hobi artistiko-kulturor dhe Jo duke u shoqeruar me llumin ne vende perendimore qe te fut ne rruge te keqe.
    Shqiptaret duhet ti kthehen punes dhe dinjitetit sa me shume ne menyre qe keto tragjedi te evitohen dhe te jene me te sukseshem. Marrja me pislleqe nuk eshte trimeri por eshte te biesh viktime e nje kurthi qe ne te ardhmen te shkatrron ty dhe familjen tende.
    Babai I saj eshte thjesht nje fatkeq gjithashtu qe nuk e ka kuptuar ku ka gabuar dhe pse femija I tij Ka marr are rruge kurse vajza nuk ka pas zgjidhje tjeter sepse ne ate rreth shoqeror ka rene dhe ashtu e ka perceptuar jeten.
    Ngushellime per kete tragjedi.

  6. Popull says:

    Pse si kujtove ti? Kur shisje droge qe ta pinin te tjeret, nuk ishin bij nenash ata?
    dhe mendove se do ti shpetosh ndeshkimit te Zotit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje