ANALIZA: Filloi numërimi mbrapsht për Perëndimin?

27 Shkurt 2020, 17:31Bota TEMA

Me afrimin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, askush nuk mund të thotë se nuk e parashikoi dot mundësinë që Donald Trump të fitojë një mandat të dytë – një ngjarje që do të përbënte një kërcënim ekzistencial për vetë idenë e “Perëndimit”. Atëherë, pse liderët europianë rrinë dhe merren me debate për subvencionet në bujqësi?

Nga Joschka Fischer

Viti sapo ka nisur, por rëndësia e tij historike tashmë është e qartë. Të paktën përsa i përket Perëndimit, ngjarjet e parashikueshme në muajt e ardhshëm do të kenë një ndikim të madh dhe vendimtar për të ardhmen. Momenti i së vërtetës do të vijë më 3 nëntor 2020, kur votuesit në Shtetet e Bashkuara të zgjedhin presidentin e ardhshëm të vendit.

Për të qenë të sigurt, zgjedhjet presidenciale të SHBA-së kanë qenë gjithmonë të rëndësishme në botë, sepse ato përcaktojnë se kush do të udhëheq vendin më të fuqishëm të botës për katër vitet e ardhshme. Por këtë herë pasojat janë më të larta. Rizgjedhja e presidentit Donald Trump mund të shënojë fundin e rendit botëror liberal dhe sistemit të aleancave që Amerika ka nxitur që nga vitet ’40.

Duke u shkëputur nga tradita e lidershipit global e Amerikës, Trump favorizon një nacionalizëm mendjengushtë dhe ka treguar pak kufizim në dëmtimin e vetë demokracisë amerikane, jo më pak duke sfiduar ndarjen e pushteteve dhe institucioneve të tjera thelbësore. Nëse Trump do të fitojë në nëntor, ai do të ketë një mandat që të bëjë kërdinë edhe katër vite të tjera. Rezultati do të përshtatet me përshkrimin që ai ofroi në fjalimin e tij të parë inaugurues: Masakër amerikane.

Mos bëni gabim: ka një ndryshim të madh nëse Trump është në detyrë për tetë vjet dhe jo vetëm katër. Përveç amerikanëve, europianët do të ishin të parët që do të ndienin pasojat e një mandati të dytë të Trump-it. Fakti është që Europa mbetet pothuajse ekzistencialisht e varur nga SHBA-ja, si ekonomikisht ashtu edhe përsa i përket sigurisë së saj. Kjo varësi është një trashëgimi e shekullit të XX, me dy luftërat e saj botërore dhe Luftën e gjatë të Ftohtë. Realitete të tilla historike nuk mund të ndryshohen lehtësisht ose shpejt. Tashmë, Trump e ka detyruar Europën të ndjek sovranitetin e vet, por arritja e këtij qëllimi nuk do të vijë lehtë dhe do të kushtojë.

Kur Trump u zgjodh në vitin 2016, pothuajse të gjithë brenda dhe jashtë SHBA-së u zunë në befasi. Në vitin 2020, askush nuk do të bëjë përsëri të njëjtin gabim. Por as nuk mund të pretendohet se nuk dihet se çfarë sjellë Trump. Ai mund të mos e dijë të vërtetën, por i ka qëndruar besnik premtimeve që bëri në fushatën e tij.

Thënë kjo, do të ishte gabim të priten katër vite të njëjta. Nëse Trump rizgjidhet, ai ka shumë të ngjarë të sillet në mënyrë akoma më radikale dhe pa kufizime. Ai do të jetë plotësisht i bindur se ai është “i zgjedhuri”, i cili i rezistoi me sukses sulmeve nga opozita, establishmenti i vjetër, media dhe “shteti i thellë”. Kush do të mbetej për ta ndalur ose për ta ndëshkuar atë?

Pavarësisht të gjitha pasojave katastrofike të kësaj, ideja e një “mandati të dytë për Donald Trump” nuk e ka tronditur Bashkimin Europian . Zyrtarët e BE-së aktualisht janë duke negociuar kushtet e buxhetit të ardhshëm shtatë vjeçar prej 1 trilionë eurosh (1.1 trilionë dollarë). Një pjesë e kësaj përfshin një betejë të re mbi ndarjen e fondeve rajonale dhe të politikës bujqësore të përbashkët (CAP) pas Brexit. Presidenca e Trump ka qenë një faktor i papërfillshëm në proces. Dhe edhe pse një strategji për të arritur sovranitet europian domosdoshmërish do të kërkonte angazhime të reja financiare, kjo çështje nuk është përmendur pothuajse fare.

Në vend të kësaj, brenda Këshillit Europian, kanë mbizotëruar interesat kombëtare afatshkurtra. Duket sikur bota nuk ka ndryshuar rrënjësisht gjatë tre viteve të fundit. Dikush mund të mendojë se përparësitë e liderëve europianë do të përshtateshin me presidencën e Trump, shfaqjen e Kinës si një fuqi globale, bastin e Rusisë për forcën ushtarake dhe riarmatimin dhe rritjen e ekonomisë dixhitale. Por jo. Në axhendën në Bruksel dhe në kryeqytetet kombëtare të Europës (të cilat gjithmonë kanë luajtur një rol themelor në qeverisjen e BE-së) mbizotërojnë interesat vetjake. Mendimi strategjik dhe një ndjenjë e përgjegjësisë historike janë, në rastin më të mirë, mendime të dyta.

Kjo gjendje e mbizotëron pavarësisht nga fakti se nuk ka çështje më të rëndësishme për Europën sesa zgjedhjet presidenciale të SHBA-së. Europianët duhet të përgatiten për më të keqen. Pyetja kryesore, si për Europën ashtu edhe për Perëndimin më gjerësisht, është nëse NATO-ja do të mund t’i mbijetonte një mandati të dytë nga ana e Trump-it. Nëse NATO-ja do të shpërbëhej, Europa dhe rajoni i Atlantikut të Veriut papritmas do të përballeshin me një krizë të madhe sigurie. Në fakt, pa lidhjen transatlantike që ofron Aleanca, zor se do të mund të flitej fare për “Perëndimin”. Dhe Europa sigurisht që nuk do të ishte në gjendje të menaxhojë sigurinë e saj.

Në Bruksel, por veçanërisht në Këshillin Europian, axhenda duhet të pasqyrojë faktin se baza strategjike për shekullin XXI po vendoset tani, në këtë moment. Ka shumë më tepër gjëra në rrezik sesa rezultati i zgjedhjeve të ardhshme kombëtare në cilindo vend europian.

Kjo nuk do t’ia ulë rëndësinë fondeve rajonale dhe CAP-it. Por, me gjithë respektin e duhur ndaj kontribuesve dhe vendeve marrëse më të varfra që varen nga disbursimet e BE-së, thjesht ka çështje më të mëdha që duhet të adresohen. Siguria dhe sovraniteti i Europës tani janë në rrezik. BE-ja duhet të pyesë veten nëse është e gatshme të bëjë atë që është e nevojshme për të mbetur një lojtar i pavarur, e bashkuar në interesin e përbashkët të të gjithë europianëve. Në të kundërt, qëndrueshmëria e Europës si një entitet demokratik dhe sovran që kontrollon vetë fatin e saj do të vihet në dyshim si kurrë më parë.

Project Syndicate

9 komente në “ANALIZA: Filloi numërimi mbrapsht për Perëndimin?”

  1. Kevin says:

    Shpresojm të jetë siç është titulli

  2. Malo Kanina says:

    Hë, zotërinj gjerman, ju doli hileja në shesh nga kjo politikë e re amerikane. Donit përjetësiht të siguronit mbrojtjen tuaj pa pagesë, në kurriz të taksapaguesëve amerikanë. Ju pëlqejnë lojrat zbavitëse për një europë të bashkuar, por sizakonisht për këtë duhet të paguaj amerika. Politika gjermane ka qënë fund e krye një pragmatizëm deri në kufijtë e turpit, gjithçka e bazuar në kontributin amerikan. Zor se mund të gjënden në këtë botë politikanë më hileqarë se gjermanët. Kurrë nuk hedhin qoftë edhe një hap mbi konsiderata njerëzore, por në çdo gjë llogarisin fitimin. E vlerësoni sa më s’bëhet NATO-n, por mundësisht për mbajtjn e saj të mos paguani ju por amerikanët. Mburreni se jeni një nga ekonomitë më të përparuara në botë, dhe në fakt jeni, por e keni arritur këtë mbi kurrizin e amerikanëve, duke mos paguar pothuaj asgjë në rrjetin e detyrimeve ndërkombëtare. Përfitoni duke e paraqitur vehten si shumë të rrezikshëm po nuk u frenuat si deri tani nga traktate ndërkombtar që ju mbajnë nën kontroll agresivitetin tradicional si popull đhe si komb. Dhe këtë e zmadhoni qëllimisht për të qënë thjesht një burim i sigurt fitimi.

    1. Nexus says:

      Shto ketu dhe faljen e te gjitha borxheve te rindertimit pas luftes, te planit Marshall, furnizimit ne menyre te panderprere to Berlinit me avione gjate luftes se ftohte, hapjen e tregut etc etc.

      Amerika ka deficit tregtar $ 60 miliarde ne vit sepse Gjermania e varfer eshte shkaterruar nga lufta….. Makinat Gjermane hyjne me 0% tax ne Amerike kurse Amerikanet ne Gjermani me 10 %.

  3. Eagles says:

    • PRESIDENT TRUMP ACCOMPLISHMENTS
    • Eliminated the world’s Number One terrorist
    • CNN Poll: US economy receives its best ranking in nearly 20 years
    • 7,300,000 new jobs have been created since the election.
    • Passed tax reform bills that reduced taxes for individuals and corporations
    • GDP above 3%
    • USMCA passed that will create 300,000 new jobs
    • Phase One of the China deal which is the biggest trade win of all
    • Japan trade deal
    • Trade deals worth THREE TRILLION dollars to the U.S. economy
    • Business confidence index up 162% since the last month of the Obama administration
    • $13.1 TRILLION growth in corporate value increase since Trump election
    • Business and consumer confidence index at an all time high
    • Stock market up 58% since Trump was elected at an all time high
    • Stocks have gained 13 trillion in value since the election
    • 5.0% wage increase for the middle class in 2018 and 3.4% for the 1st 9 months of 2019
    • Made NATO members pay their 2% of GDP
    • Average household income up $5000 this year, the biggest increase in history
    • Middle class expanding
    • Eliminated 800+ job killing regulations implemented by Obama
    • 700,000 new manufacturing jobs.
    • More Americans are employed now than ever before in our history.
    • Jobless claims at lowest level in nearly five decades.
    • The economy has achieved the longest positive job-growth streak on record.
    • Job openings are at an all-time high. Seven million job openings and only six million people to fill them. Job vacancies outnumber job seekers for the first time on record.
    • Repealed Obamacare mandate
    • Unemployment claims at 50 year low
    • Obliterated ISIS
    • Cut illegal immigration in half
    • African-American, Hispanic, and Asian-American unemployment rates have all recently reached record lows
    • Worked to bring companies back to the U.S.
    • Companies like Toyota, Mazda, Foxconn, Broadcom Limited announced plans to open U.S. plants.
    • 6.2 million Americans off food stamps and into the labor force swamp. which equates to 6.2 less people voting for a democrat. President Trump is the only businessman in history to become President. All of the others were beholden to their donors to the extent that they might not do what is right for Americans, or their party, in order to keep the donor money coming in. So why would we vote for a politician with no business experience? None of the past Democratic Presidents, especially Obama, ever generated economic numbers anywhere close to those of President Trump swamp.”. “He’s no Mr. Nice Guy, but sometimes it takes a Donald Trump to change Washington and drain the swam

  4. Nexus says:

    Ekazaktesisht prandaj duhet te fitoje prape Trump qe te marrin fund keta analiste/elitiste qe nuk kane asnje lidheje me realitetin. U be kaq vjet qe parashikojne vetem fundin e botes (apokalipsin).

    Me vjen keq zoteri po mbas tre vjetesh te qeverise Trump, fjalet nuk mjaftojne me, duhet evidence – Cfare provash ofron zoteria ? Cfare po shkon keq? Ekonomia Amerikane eshte vetem duke u rritur, marreveshjet tregetare duhet te ishin rregulluar vite me pare, bote eshte ne paqe. What a shame…..

    Gazete Tema nuk duhet te perktheje vetem artikuj te ekstremit te majte. Nuk na mjaftuan ne Shqiptareve 45 vjet komuinizem.

  5. Viktori says:

    Nuk eshte fundi i Perendi,it por i bark derrave europiane qe e kane lene Evropen ne bisht.

  6. Engie says:

    Si po ju pelqen varesia nga Kina tani kur edhe maskat kunder gripit prodhohen vetem ne Kine?

  7. american16al says:

    Gjermania eshte ajo qe e shfrytezuar me shume USA dhe tani qe Trump ja preu dhe do t’i presi me teper favoret qe qylaxhinjte europiane dhe vecanerisht Gjermania merr nga taksapaguesit American, qe bene dhe politiken ne interesin e saj dhe gjoja i digjet barku per boten ..!!!
    Trump do te fitoje per popullin American dhe jo per qylaxhinjte dhe interesaxhinjte meskine.

  8. Permetari says:

    Gjermaneve as nuk iu plas fare per Ameriken. Mbi 60% e gjermaneve nuk duan te kene baza amerikane ne Gjermani. Sigurisht qe kane politikane te mencur dhe te fokusuar ne zhvillimin ekonomik te vendit dhe tani qe e kane kuptuar se amerikaneve nuk iu besohet me, po pergatiten per ushtrine europiane. Per te mos demtuar marredheniet ekonomike me USA, kane kurdisur Macron, por ne fund te fundit ata e kane te qarte strategjine e tyre per 100 vitet e ardhshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje